Mes tendencave te grimit per dimrin 2013, ombre lips eshte nje nder me interesantet. Per cfare behet fjale? Thjesht per te trukuar buzet ne menyre jo homogjene, per tu dukur me sfumatura. Ombre lips mund te realizohet duke perdorur te njejten ngjyre por edhe duke perdorur dy ngjyra buzekuqesh. Nje tendence e ripropozuar edhe ne pasarela te modes, pelqyeshme per festat e fundvitit, kjo lloj tendence eshte glam dhe shik.
1- Ombre lips si ta realizojme?
Per te realizuar ombre lips, pikerisht sikurse dhe ombre hair, duhet vetem te zgjidhni ate qe ju deshironi. Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te hidratoni buzet tuaja per ti pasur te buta, ky eshte regulli kryesor per te gjitha ato qe pelqejne te lyhen me buzekuq. Filloni me nje ngjyre te erret duke bere konturin e buzeve, perdorni nje pals, me pas aplikoni ne pjesen e jashmte te buzes nje buzekuq te se njejtes ngjyre, lini qendren e buzeve pa lyer. Mund ta mbushni pjesen e lene pa lyer me nje buzekuq roze te hapur ose nude, dhe sfumojeni mire, per te bere qe mes dy ngjyrave te mos kete shume kontrast. Ombre lips mund te behen edhe me buzekuq mat, por nese deshironi shkelqim, pasi te keni aplikuar buzekuqin mund te shtoni edhe pak shkelqyes.
2- Ombre lips, cfare ngjyrash te perdorim?
Per te realizuar kete tip buzekuqi mund te perdorni ngjyra te hapura, si roza, nude, ne menyre qe te perftoni nje efekt shik. Perfekte per festat e fundvitit eshte dhe ngjyra e kuqe e cila mund te kombinohet me nje buzekuq te arte. /ikub/