Liu Jo prezanton koleksionin e veshjeve per Vjeshte/Dimer 2012-13, nje linje si gjithmone e pasur me elegance, klas dhe nje mood frizues, ne linje me nje shije te rafinuar e ardjur nga shume vite. Brand qe mes te tjerash ka si testimonial te linjes se tij modelen Kate Moss, rinovon propozimet e tij dimerore permes nje koleksioni veshjesh shume te bukur qe perfshin edhe modele fustanesh dhe mini, shume interesante per ditet e festave.
Liu Jo adhuron te cudise duke propozuar koleksionet e veshjeve dhe aksesoreve gjithmone ne linje me te fundit must have. Pikerisht se fundmi ka nxjerre nje koleksion bizhush e menduar per te kompletuar nje look elegant dimri, pa harruar dhe linjen e cantave modele si baule Kate, ku emri eshte dedikuar pikerisht Kate Moss. per koleksionin e tij te veshjeve Liu Jo mendon per nje look i cili ka te beje per te gjitha momentet e dites, per raste te vecante dhe per te gjitha shijet. pantallona, trench, fustane pas trupit te zinj klasik, kemisha me detaje cut out dhe inserte te cmuara, perseri fustane mini me pika. Xhaketa, pallto, trench jane menduar ne nje stil te viteve 50', pak vitet 70' ne ngjyra te ndryshme, te kombinuara me canta dhe kepuce te se njejtit koleksion. Nga e kuqja tek jeshilja, nga roze tek bluja, nga e zeza tek e bardha delikate, Liu Jo mendon per modelet me te vertet per te gjitha shijet, per te qene glamour edhe kur temperaturat e stines jane te akullta! /ikub/