Unazat Bulgari jane enderrat ne sirtar te vajzave te cilat jane fanatike pas bizhuve te cmuara dhe te punuara me finese dhe propozimeve tebrandit italian jane pikerisht me te deshiruara. Maison italiane Bulgari qe eshte blere nga nje grup franceze LHMV krijon prej shume kohesh bizhu shume te sofistikuar. Pjesa me e madhe e unazave te realizuara nga firma, jane premtim dashurie dhe elegance dhe eshte pikerisht per kete qe shume femra enderrojne ti kene keto krijime ne gishtat e tyre.
Mes modeleve me te deshiruara nga femrat eshte linja e unazave B.Zero1 nga Bulgari. Behet fjale per nje klasi i cili eshte ripropozuar ne nje version te ri me modern, ne ar te verdhe ose te bardhe. Ben pjese ne te njejten linje te nje krijimi te ri. Unazat Bulgari B.Zero1 kushtojne 790 euro. Unazat e fejeses, kane nje kosto te variueshem. Sa me shume modeli eshte i punuar dhe i pasur me gura te cmuar, aq me shume cmimi do te jete i kripur. Unazat e fejeses me te thjeshta dhe klasike nisin nga 600 euro por do te mjaftonte te shtonit nje diamant te vogel per ta rritur kete shifer, duke menduar qe mund te shkojne deri ne 4000 euro. Unazat e marteses te firmosura Bulgari, sigurisht qe jane me te kushtueshme dhe te cmuara.Cmimi minimal eshte 400 euro per nje rreth te thjeshte, ndersa nese keni ndermend te pasuroni unazen tuaj me diamant, duhet te shpenzoni me shume para. /ikub/