Te besh dhurate per festa nuk eshte dicka shume e thjeshte. Festimet jane tashme afer dhe eshte koha te mendoni dhe te vendosni buxhetin se cfare do ti dhuroni te dashurve tuaj. Nga brand low cost duke kaluar deri tek firmat me te shtrenjta do te gjeni me siguri aksesore ose bizhu qe ben per dhuraten dhe xhepin tuaj. Nese keni menduar te beni nje dhurat fashion perfekte per nje femer mund te zgjidhni nje aksesore, mund te synoni per nje cante.Mund te mendoni te zgjidhni ndonje model cante te Zara-s, lekure ekologjike me stampa animalier apo nje clutch ngjyre te argjendt. Por nese deshironi te orientoheni ne brand me te rendesishem mund te mendoni per nje shopping bag te firmosur marc by marc Jacobs, praktike dhe casual.
Parfumet jane nje dhurate shume e bukur dhe e dashur, mund te zgjidhni mes shume propozimeve interesante te realizuara pikerisht per festat. Paketimet e festave me te bukura te momentit? Bottega Veneta, Dot by Marc jacos, perfekte mbi te gjitha per me te rejat ne moshe eshte Signorina nga Salvatore Ferragamo. Bizhut jane gjithmone nje dhurat shume e pelqyer ashtu sikurse dhe parfumet, nese disa brand propozojne bizhu te mrekullueshme por ekonomike, ka dhe te tjera propozime me kosto me te larte. Nese deshironi te synoni ne nje zgjedhje klasike ju propozojme byrzylyket Nomination te personalizuar apo byrzylyket Tres Jolie nga Brosway. /ikub/