BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vathet, nje klasik qe nuk perendon kurre!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vathet, nje klasik qe nuk perendon kurre!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/12/2012, 18:15

     Vathet, nje klasik qe nuk perendon kurre! 31b5d77c-22ff-4443-a442-f6d58fd4c731---0-

    Vathet, bizhut qe karakterizojne personalitetin e cdo femre, te cmuara, moderne ose etnike, ne komplet ose jo, jane klasiket qe nuk perendojne kurre. Me shume se nje bizhu eshte nje aksesore i vertet qe di te vleresoje fytyren, duke e personalizuar, i pershtatet modelit te flokeve, ngjyres se lekures dhe te veshjeve.

    Nje model shume i gjate eshte i pershtatshem me floke te shkurter ose me floke te mbledhur, nje vath me i vogel eshte perfekt per floke te leshuar. Nje vath shume i madh, shpesh mjafton per tu ndjere femerore, pa pasur nevoje te mbani bizhu te tjera. Me pak fjale, vathet jane emblema e feminilitetit. Duke e nisur nga me klasiket gjejme brilantinet solitar, rrathe e vegjel te arte, vath qe varen diamant, me korale te kuqe, deri tek me modernet, te gjate dhe te punuar, te realizuar me materiale inovative.

    Nuk mund te harrojme vathet te stilit retro, me gura te cmuar qe sot jane shume ne mode, apo perlat klasike. Gjithmone ne mode edhe vathet me C te kryqezuar te firmes Chanel, apo zemra e argjendte te Tiffany, te cilet jane shume elegante. Nuk eshte vetem klas dhe elegance por edhe freski, ekspresivitet dhe art. Vathet qe qendrojne ne zemer te femrave jane dhe modelet unike, mbase te blere nga ndonje artizan ne udhetime te ndryshme, te punuara me materiale te ndryshme, druri, xhami, plastike etj. Ta paharrueshem jane dhe vathet e argjendit qe kishin suksesin e tyre ne vitet 60'-70', vathet fluoreshenti te viteve 80'. Cdo epoke ka vathet e saj qe e perfaqesojne, por ajo qe eshte e sigurte eshte se nuk mund te bejme dot pa to. /ikub/

      Ora ėshtė 15/11/2024, 10:56