Ne Paris Fashion Week po ekspozohen te gjitha tendencat e grimit per pranveren 2013. New York, Londra, Milano dhe Paris kane ftuar emrat me te medhenj te modes mbi pasarelat e tyre plote shkelqim.
Make-up minimal shik
Ne Paris jane pare te sfilojne krijime te bukura te disa prej stilisteve me te mire ne bote dhe cdo here qe prezantohet ne syte tone nje fustan i bukur nuk mund te mos tregonim kujdesin dhe ndaj grimit dhe modeleve te flokeve. Trendi i no-make up i pare ne New York eshte pare dhe ne Londer, Milano dhe prezantohet edhe ne Paris, ne kete rast e prezantojne yje si Isabel Marant, Balmain e Celine. Grime uje dhe sapune i pare ne pasarelat pariziene eshte i paster dhe shume i reduktuar, baza perfekte, por lehtesisht natyrale i ben sfond shikimt te shkelqyeshem dhe te fresket i nenvijezuar nga nje ton sysh ne ngjyre nude dhe asgje me shume. Grimi minimal i pare ne pasarelat pariziene respekton te gjitha diktatet deri ne fund rimel, blush dhe buzekuq, jane perjashtuar nga make up-i.
Make up ekstrem dhe shperthim ngjyrash
Grim dramatik, shume ngjyresh dhe dark ishin kunderpergjigja e grimit minimal qe u pane ne pasarela. Me ne fund te Paris jane pare look krijues dhe origjinal, duke na kujtuar se ne pasarela cdo gje lejohet. Jean Paul Galtier si gjithmone ka vendosur te cudise publikun dhe ka nxjerre ne skene modele te trukuara si ikonat e medha te muzikes se shkuar, look me zbavites teatral kane qene ato te frymezuar nga David Bowie dhe Madonna, nje lloj grimi qe nuk mund ta aplikojne te gjithe por mund ta admirojne. Ne pasarelen e Christian Dior make up eshte kthyer si nje protagonist i madh me cat eyes shume ngjyresh dhe i pasur me kristale Swarovsky, nje ide origjinale per tu kopiuar ne raste shume te vecanta. Ekstrem dhe dark grimi i syve i propozuar nga Guy de la Roche, nje theksim smoket eyes i zi shume i bukur per tu pare, por i pershtatshem vetem ne pasarela. Yves Saint laurent, smokey eyes metalik i propozuar nga stilisti eshte shume shik dhe joshes. Sfilata e Chanel vjen me nje grim per syte ngjyre bojeqielli joshes i bere intrigues nga nje hije e erret prane qerpikeve dhe buzekuqi i kuq i ftohte i zgjedhur nga Rocash, nje klasik sezon pas sezoni prezantohet perseri ne listen e trendeve. /ikub/