Frymezimi mund te jete nga ndonje fotografi e viteve 30', ngjyra te zbehta, nga bezha tek e kafta. Makeup artist te cilet kane punuar ne sfilatat e te gjithe botes, kane deklaruar se trendi i ri per Pranvere/Vere 2013 do te jete ngjyra sepia, nje e kafte e hapur, e ftohte, perfekte per ti dhene fytyres nje allure sun-kissed e cila eshte ne sintoni me te gjitha ngjyrat e syve.
Para se te tundoheni nga ky tonalitet eshte mire te dini nje detaj. Ne rastin se do te synoni per nje total look sepia si ky ne foto i realizuar nga grimiera e famshme Samantha Chapman, eshte e rendesishme ti kushtoni vemendje nje baze perfekte dhe te shkelqyeshme, per te evituar kontrastet me ngjyren. Ne vecanti tonet sepia te sfumuar ne sy, kerkojne qe qeskat dhe rrathet e syve te minimizohen sa me shume, per te mos thene te eleminohen. Ndersa mund ti lini rruge te hapur shkelqyesve ngjyre koral qe shkojne ne menyre perfekte me kete ngjyre, gjithashtu dhe e arta e ngrohte, ndalohen ngjyrat nude me baze te verdhe, keto do tju benin te dukeshit te trishtuar dhe te zbehte. /ikub/