Clutch bag mbushin rradhet e koleksioneve pranvere.vere 2013 kete, me ngjyrat e tyre te gjalla dhe mbi te gjitha me forma gjithmone dhe me origjinale. Dihet, clutch bag kane qene gjithmone cantat me te dashura nga fashion victim qe adhurojne elegancen dhe stilin e nje modeli te menduar per te shoqeruar look-un, look per mbremje nuk mund te quhen te kompletuar pa nje clutch te kombinuar. Canta te vogla, ndonjehere aq te vogla sa mund te mbash brenda saj vetem buzekuqin, jane cantat me te dashura nga te gjitha femrat qe duan moden, dhe ne koleksionet pranvere/vere 2013 hidhen modele shume fantasike.
Jimmy Choo vazhdon te investoje tek clutch e tij Candy dhe i ripropozon ne koleksionin per sezonin qe vjen ne versionin multicolor dhe te veshura me temina, kristale dhe gure me ngjyra. Oscar De La Renta, ka zgjedhur kete vit ti bashkangjise modeleve klasike, modele te reja absolute dhe origjinale, clutch ne forme kapsule. Roberto Cavalli zgjedh forma drejtkendore dhe te forta per cantat e tij te mbushura me stampa animalier, nje objekt arti vijne clutch nga Chanel, ndersa te mbushura me perla dhe inserte bizhu shenojne te rejat tek Dsquared2. Shume ngjyra per Diane Von Furstenberg, ndersa Prada mendon per modele pelice te zbukuruara me gure plote ngjyra. /ikub/