BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia Shqiptare

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:19

    SHQIPĖRIA MIDIS BIZANTIT DHE PERĖNDIMIT(SHEK. XI - XIV)


    1. NORMANĖT NĖ SHQIPĖRI

    Shqipėria nė luftėrat e Komnenėve me normanėt e Italisė

    Shekulli XI solli ndryshime thelbėsore nė strukturėn e brendshme ekonomiko-shoqėrore tė Perandorisė Bizantine si dhe nė marrėdhėniet e saj me botėn e jashtme. Hipja nė fron e perandorit Aleksi I Komneni (1081-1118), shėnon ardhjen nė fuqi tė aristokracisė ushtarake. Fillon epoka e artė e feudalizmit ushtarak, qė karakterizohet nga ekspansioni i pronės ushtarake tė kushtėzuar (pronies) dhe qė nė Shqipėri u shfaq me ngritjen e njė sėrė familjesh shqiptare, pjesėtarė tė tė cilave fitojnė prona, tituj dhe funksione tė larta nga pushteti qendror.
    Nė planin e jashtėm, Perandoria Bizantine merr njė orientim tė qartė perėndimor qė do tė ruhet pėrgjatė gjithė sundimit tė dinastisė Komnene (1081-1185). Mė 1071 Bizanti humbi kėshtjellėn e tij tė fundit nė Italinė e Jugut, Barin. Nga ai ēast, kundėr territoreve bizantine filluan sulmet e paprera tė normanėve dhe tė kryqtarėve perėndimorė. Kjo dinamikė e re nė marrėdhėniet Lindje-Perėndim i vendosi trevat shqiptare nė qendėr tė ngjarjeve. Ato pėrbėnin tashmė kufirin skajor perėndimor tė Bizantit, ndėrkohė qė pėr fuqitė e reja tė perėndimit Shqipėria, me portet dhe me rrugėt gjatėsore tė saj, ku vazhdonte tė shquhej Rruga e vjetėr Mbretėrore (Egnatia), ishte ura ideale qė bėnte tė mundur avancimin e ushtrive pushtuese drejt Konstandinopojės. Pėr rrjedhojė, trevat shqiptare u bėnė vendi i pėrplasjeve tė mėdha ushtarake, kulturore e fetare, qė ndikuan sė tepėrmi zhvillimin historik tė tyre.
    Pas pushtimit tė Barit, mė 1071, Robert Guiskardi arriti tė bashkojė tė gjitha zotėrimet e princėrve normanė tė Italisė sė jugut dhe krijoi njė mbretėri tė fuqishme, qė menjėherė i hodhi sytė nė anėn tjetėr tė Adriatikut. Nė pranverėn e vitit 1081, njė ushtri e madhe normane u nis nga portet e Brindizit e tė Otrantos nėn drejtimin e vetė Guiskardit dhe tė djalit tė tij, Boemundit. Ky i fundit me njė pjesė tė flotės zbarkoi nė brigjet e Vlorės dhe, brenda njė kohe tė shkurtėr, pushtoi kėtė qytet dhe qendrat e rėndėsishme strategjike tė Kaninės e tė Jerikos (Orikumit). Pjesa kryesore e ushtrisė normane, nėn drejtimin e Robert Guiskardit, zbarkoi mė nė jug, nė zonėn e Butrintit. Atė e bir iu drejtuan Durrėsit, i pari nėpėrmjet detit, kurse i dyti me anė tė njė marshimi nė rrugė tokėsore. Njė furtunė e befasoi Guiskardin nė Kepin e Gjuhės, duke mbytur pjesėn mė tė madhe tė flotės normane. Mbeturinat e ushtrisė sė tij arritėn tė bashkohen me forcat e Boemundit nė Glavinicė (Ballsh), ku mbėrritėn dhe pėrforcime tė reja nga Italia. Pasi pushtuan krejt “fushėn e Ilirikut” nė qershor 1081 ushtritė normane arritėn tė mbyllin rrethimin e Durrėsit.
    Perandori bizantin, Aleksi I Komnen, me ēdo mėnyrė kėrkoi tė shmangė pushtimin e qytetit kryesor tė Adriatikut, qė hapte rrugėn drejt Selanikut e Konstandinopojės. Ai dėrgoi si komandant tė qytetit tė afėrmin e tij, Gjergj Paleologun. Me qėllim qė tė ndėrpriste komunikimin e forcave tė Robert Guiskardit me brigjet e Apulisė, Komneni lidhi njė aleancė me Venedikun, i cili vuri nė dispozicion tė perandorit bizantin flotėn e tij tė fuqishme, kundrejt njohjes sė privilegjeve tregtare nė territoret e Perandorisė Bizantine. Kjo marrėveshje, qė u pėrtėri disa herė nė vitet e mėvonshme, vendosi bazat e hegjemonisė sė Venedikut nė detet e nė tregjet bizantine.
    Si rezultat i bashkėpunimit midis ushtrisė kryesore bizantine tė dislokuar nė lindje tė Durrėsit, garnizonit tė qytetit nėn gjeneralin Gjergj Paleologu dhe flotės veneciane nė ujėrat e Durrėsit, normanėt pėsuan disa disfata, nė tokė e nė det. Por nė njė betejė vendimtare jashtė mureve tė Durrėsit, ku mori pjesė vetė perandori bizantin Aleks Komnen, normanėt korrėn njė fitore tė madhe. Nė kėtė betejė bizantinėve u mungoi ndihma e princit Bodin tė Dioklesė, aleat i tyre, i cili nė momentin e fundit refuzoi tė pėrfshinte trupat e tij nė betejė. Aleksi I bashkė me mbeturinat e ushtrisė sė tij u tėrhoq nėpėr luginėn e Erzenit, nė qafėn e Kėrrabės e grykėn e Shkumbinit dhe mbėrriti nė Ohėr.
    Ndėrkohė normanėt e Robert Guiskardit iu kthyen qytetit tė Durrėsit, tė mbetur pa mbėshtetje nga jashtė. Komandanti Gjergj Paleologu, qė kishte marrė pjesė nė betejėn e fundit, nuk kishte mundur tė rifutej nė qytet dhe qe larguar bashkė me perandorin. Nė kėtė mėnyrė ky i fundit ia besoi mbrojtjen e Durrėsit komandantit tė trupave tė Arbrit. Kronistja bizantine, Ana Komnena, e cila njėherėsh ishte vajza e perandorit Aleks Komneni dhe qė i pėrshkruan me hollėsi ngjarjet nė fjalė, sqaron se prijėsi shqiptar kishte titullin e lartė tė komiskortit. Me gjithė qėndresėn e durrsakėve, qyteti u mor nga normanėt nė prag tė dimrit. Tregtarė nga qyteti i Amalfit e i Venedikut, qė banonin nė Durrės, ua hapėn tradhtisht portat e qytetit normanėve.
    Pas rėnies sė Durrėsit ushtritė normane u lėshuan drejt lindjes dhe nė pak kohė zunė trevat e Dibrės, Pologut e tė Devollit. Por nė pranverė tė vitit 1082 Robert Guiskardi u detyrua tė kthehej nė Itali, ku kishin shpėrthyer revolta tė princėrve normanė, tė nxitura edhe nga Aleksi I Komneni. Djali i Guiskardit, Boemundi, nuk mundi t`i mbajė pėr shumė kohė pozicionet e fituara. Nėn goditjet e ushtrisė sė rimėkėmbur bizantine dhe tė popullsive vendase, normanėt filluan tėrheqjen. Mė 1084 bizantinėt, tė ndihmuar nga banorėt e vendit, rimorėn Durrėsin. Po atė vit Robert Guiskardi vdiq nė zotėrimet e tij nė Itali dhe trupat e fundit normane u tėrhoqėn nga Shqipėria.
    Deri nė fund tė sundimit tė perandorit Aleksi I Komnen, mė 1118, brigjet shqiptare u prekėn edhe dy herė tė tjera nga ushtri tė ardhura nga perėndimi. Mė 1096 nė portet e Durrėsit, Vlorės e tė Butrintit zbarkuan ushtritė e Kryqėzatės sė parė, tė drejtuara nga sovranė e princėr tė ndryshėm tė Evropės. Midis tyre ishte dhe Roberti i Flandrės dhe vetė Boemundi, sundimtari norman i Italisė sė Jugut. Njė tjetėr grupim kryqtarėsh, nėn komandėn e Rajmondit tė Tuluzės, mbėrriti nė Durrės nė rrugė tokėsore, nėpėrmjet Dalmacisė e Dioklesė. Nė Diokle, kryqtarėt ishin pritur “miqėsisht” nga princi Bodin, i cili tashmė ishte nė luftė tė hapur me pushtetin bizantin. Mbėrritja e luftėtarėve perėndimorė nė trevat, qė vite mė parė kishin qenė fushėbetejė mes normanėve e bizantinėve, e shqetėsoi sė tepėrmi Aleks Komnenin. Ai i porositi komandantėt e tij tė Durrėsit, Vlorės e tė viseve tė tjera qė tė ndiqnin me vėmendje lėvizjet e kryqtarėve dhe tė parandalonin ēdo pėrpjekje tė tyre pėr tė sulmuar e plaēkitur territorin bizantin. Megjithatė, Aleks Komneni iu shmang njė pėrplasjeje tė drejtpėrdrejtė me ta dhe bėri gjithēka pėr tė pėrshpejtuar largimin e kryqtarėve drejt lindjes. Ana Komnena dhe historianė perėndimorė, qė shoqėruan kryqėzatėn e parė, tregojnė se kryqtarėt e lodhur e tė rraskapitur nga lundrimi nė Adriatik, gjetėn nė tregjet e panairet e begata tė Durrėsit, Glavinicės e tė Adrianopojės (Gjirokastėr) prehjen dhe furnizimet e nevojshme pėr tė vazhduar marshimin e tyre drejt vendeve tė shenjta.
    Megjithatė kontradiktat midis perandorit bizantin dhe prijėsve tė kryqėzatave, sidomos pasi kėta krijuan principatat e tyre nė lindje, erdhėn e u ashpėrsuan derisa pėrfunduan nė pėrleshje midis ushtrive tė krishtera. Veēanėrisht tė mprehta qenė pėrplasjet e Aleks Komnenit me armikun e tij tė vjetėr, Boemundin, qė kishte ngritur nė Siri njė principatė normane me qendėr nė Antioke. Nė pamundėsi pėr tė pėrballuar perandorin bizantin nė principatėn e largėt tė Lindjes, mė 1107 Boemundi u kthye nė Itali dhe filloi pėrgatitjet pėr njė invazion tė ri tė territorit bizantin.
    Flota e madhe normane zbarkoi po atė vit nė viset e Vlorės, nga ku ushtritė e Boemundit iu drejtuan nėpėr tokė Durrėsit. Qyteti mundi t`u qėndrojė pėrpjekjeve tė pėrsėritura tė normanėve, tė cilėt pėrdorėn tė gjitha mjetet dhe teknikat e kohės pėr pushtimin e tij. Pa e hequr rrethimin e qytetit, Boemundi vazhdoi marshimin e tij drejt Lindjes. Perandori Aleks Komneni u pėrpoq tė ndalte pėrparimin e ushtrive normane duke bllokuar vendkalimet qė ēonin drejt Ohrit e Dibrės. Krahina e Arbrit, e papushtueshme pėr nga pozicioni strategjik e sistemet e fortifikuara tė saj, u bė teatri kryesor i veprimeve luftarake. Drejtimin e tyre perandor Aleksi ua besoi komandantėve tė shquar vendas, ndėr tė cilėt shquheshin Aleksandėr Kabashi (Kabasilla) e Eustath Kamizi. Vetė ai, me forca tė shumta ishte pozicionuar mė nė thellėsi, nė zonėn e Ohrit, Devollit e tė Kolonjės, nga ku mbėshteste njerėzit e tij tė angazhuar nė luftimet me normanėt nė Arbėr, Vlorė e nė Glavinicė. Pas disa muaj luftimesh rraskapitėse, ushtria normane, e bllokuar nė Ultėsirėn Perėndimore, u detyrua tė heqė dorė e tė kthehet nė Itali. Boemundi nėnshkroi nė kampin e perandorit bizantin nė Kolonjė njė marrėveshje poshtėruese pėr tė, sipas sė cilės ai hiqte dorė nga ēdo sulm kundėr territorit bizantin, prej zotėrimeve tė tij nė Itali e nė Siri (Antioke), si dhe e njihte veten si vasal tė Aleksandrit I Komnen.
    Nėn sundimin e djemve tė Aleksit I, Johanit II (1118-1143) e Manuelit I Komnen (1143-1180), normanėt dhe bizantinėt bėnė secili nga njė pėrpjekje pėr tė kapėrcyer Adriatikun. Mė 1149 mbreti Ruxheri II i Sicilisė pushtoi Korfuzin dhe prej andej, pasi zbarkoi nė sterenė e Epirit, vazhdoi nė drejtim tė Tebės e tė Korintit. Por normanėt u detyruan tė tėrhiqen shpejt nga kėto qytete, qendra tė industrisė sė mėndafshit dhe ēuan nė Palermo, kryeqytet i mbretėrisė sė tyre, teknologjinė e prodhimit tė mėndafshit. Perandor Manueli I Komeni ishte i pari sovran bizantin qė imitoi Justinianin duke tentuar pushtimin e Italisė. Mė 1155 njė flotė bizantine e nisur nga portet shqiptare pushtoi qytetin e Ankonės. Nė pak kohė bizantinėt kapėn gjithė vijėn bregdetare nga Ankona nė Taranto. Por menjėherė perandori bizantin u ndodh pėrballė njė koalicioni fuqish armike, tė drejtuara nga mbreti norman Guljelmi I. Edhe Venediku, aleati i vjetėr i Bizantit, u rreshtua kundėr tij. Shumė shpejt trupat bizantine u larguan nga trevat italiane tė pushtuara prej tyre.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:21

    Nė vitin 1185 mbreti Guljelmi I bėri pėrpjekjen e fundit tė dinastisė normane tė Italisė pėr tė pushtuar territorin bizantin. Ky zbarkim i ri norman u parapri nga njė revoltė e banorėve tė viseve tė Vagenetisė (Ēamėri) kundėr pushtetit tė perandorit Androniku I Komneni (1182-1185). Me njė shpejtėsi tė pazakontė ushtritė normane pushtuan Durrėsin, strategu i tė cilit, Jan Vrana, parapėlqeu tė dorėzohej. Pas Durrėsit ushtritė normane u derdhėn nėpėr Rrugėn Mbretėrore (Egnatia) dhe mbėrritėn para qytetit tė Selanikut. Garnizoni i kėshtjellės, i pėrbėrė prej luftėtarėsh nga Kunavija e Arbrit ua dorėzoi qytetin perėndimorėve. Por kėsaj radhe, normanėt nuk arritėn tė konsolidojnė fitoret e tyre. Mė shumė se pėr meritė tė ushtrisė bizantine, ata u tėrhoqėn pėr shkak tė dobėsive tė organizimit e tė furnizimeve nė vende aq tė largėta nga bazat e tyre. Gjithsesi, Durrėsi e disa ishuj tė Jonit mbetėn edhe pėr disa kohė nė zotėrim tė normanėve. Me vdekjen e Guljelmit I nė krye tė Mbretėrisė sė Sicilisė erdhi sovrani gjerman Henriku VI, qė inauguroi sundimin e dinastisė Hohenshtaufen nė Italinė e Jugut. Sovranėt e rinj, bashkė me mbretėrinė, trashėguan nga paraardhėsit e tyre normanė politikėn e pushtimeve lindore. Jo mė kot mbreti Henriku VI Hohenshtaufen, sipas kronistit bizantin Niketa Konjati, e konsideronte veten “ zot tė tokave qė shtrihen nga Durrėsi nė Selanik”.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:22

    2. JETA POLITIKE NĖ SHQIPĖRI NĖ SHEK. XII-XIII

    Principata e Arbrit

    Ballafaqimi i Perandorisė Bizantine me normanėt e Italisė dhe me kryqėzatat nė shek. XI-XII, nxori nė plan tė parė rolin e shqiptarėve dhe tė tokave shqiptare qė u ndodhėn nė qendėr tė kėtij ballafaqimi. Qėndrimi i shqiptarėve pėrcaktoi dukshėm zhvillimin e fushatave ushtarake tė Perėndimit, ndaj pushteti qendror bizantin u pėrpoq ta mbante nė anėn e vet fisnikėrinė shqiptare, duke e joshur atė me privilegje e tituj deri dhe me ofiqe tė lakmueshme nė ushtrinė dhe administratėn bizantine. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XI nė burimet historike pėrmenden familje fisnike shqiptare, si Skurra, Arianiti, Muzaka, Topia, Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona, qė mbanin tituj tė lartė bizantinė. Veēanėrisht nė shek. XII, shumė i pėrhapur ishte titulli sebast, qė lidhet me periudhėn e sundimit tė dinastisė Komnene e posaēėrisht me atė tė Manuelit I (1147-1181). Luftėrat e kėtij perandori sa nė Itali aq edhe nė Ballkan, kryesisht kundėr serbėve tė Rashės, e rritėn rolin dhe peshėn ushtarake tė faktorit shqiptar. Fisnikėt shqiptarė ishin fuqizuar mjaft. Ndėrkohė, ata shfrytėzuan privilegjet dhe ekskusitė e akorduara nga pushteti qendror, pėr tė rritur shkallėn e autonomisė sė tyre. Ky proces zhvillimi politik autonom i feudalėve dhe i krahinave tė veēanta eci mė shpejt nė trevėn qendrore tė Arbrit, me rol strategjik e ushtarak tė posaēėm. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XII kėtu kishte ndodhur me siguri njė proces pėrqendrimi pushteti. Nė vitin 1166 pėrmendet, nė fakt, njė prior Arbanensis (princ i Arbrit). Sė bashku me disa klerikė tė lartė nga Arbri ky mori pjesė nė pėrurimin e kishės sė re tė Shėn Trifonit nė Kotorr. Nė ceremoni merrte pjesė dhe "duka e komandanti" bizantin pėr Dalmacinė, Dioklenė e pėr Arbėrinė, Isaku. Kjo tregon se priori i Arbrit, Andrea, e njihte ende formalisht sovranitetin bizantin. Megjithatė, nė kėtė kohė autonomia politiko-administrative e Arbrit ishte rritur sė tepėrmi, siē tregojnė edhe privilegjet e vitit 1153 tė perandorit Manuel pėr kryeqendrėn e Arbrit, Krujėn. Duke u nisur edhe nga marrėdhėniet e mira qė vendosi me Papatin, perandori Manuel u tregua liberal edhe pėrsa u pėrket marrėdhėnieve kishtare; nė kohėn e tij riti katolik njohu njė pėrhapje tė gjerė jo vetėm nė Shqipėrinė e Epėrme, por dhe nė atė Qendrore, posaēėrisht nė Arbėr.
    Kėto zhvillime nė Shqipėri, qė pėrkonin nė njė plan mė tė gjerė me thellimin e procesit tė feudalizimit tė Perandorisė Bizantine, me dobėsimin e pushtetit qendror dhe decentralizimin e tij, nė fundin e shek. XII, ēuan nė krijimin e njė strukture me tipare tė qarta shtetėrore nė trevėn e Arbrit dhe nė kristalizimin e njė dinastie sunduese vendase. Duke u nisur nga titulli "princ" (princeps), qė papa Inocenti III i dha mė 1208 njėrit prej krerėve tė saj, Dhimitrit, kjo strukturė shtetėrore ėshtė quajtur zakonisht nė historiografi "Principatė e Arbrit", njėlloj siē ėshtė quajtur "Despotat i Epirit", formacioni fqinjė me Principatėn e Arbrit, me qendėr nė Artė, i cili kishte nė krye njė despot.
    Pas rėnies sė dinastisė sė Komnenėve dhe me ardhjen nė fronin bizantin tė dinastisė sė dobėt tė Engjėllorėve, treva e Arbrit fitoi tiparet e njė shteti tė pavarur. Themelues i tij ishte Progoni (1190-1198), pushtetin e tė cilit e trashėguan tė bijtė, Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Dokumentet e rralla tė kohės nuk thonė se cilės familje tė Arbrit i pėrkisnin kėta. Ka shumė gjasė qė sundimtarėt e Arbrit nė kapėrcim tė shek. XII-XIII t'i pėrkisnin familjes Skurra nga malėsia e Tiranės, ku emri Skurrė ndeshet ende nė toponiminė dhe antroponiminė e vendit. Emri i kėsaj familjeje ndeshet vazhdimisht nė burimet e shek. XII-XIII si ndėr mė kryesoret e Arbrit. Pėr pozitėn e lartė shoqėrore tė saj flet edhe varri familjar i sebastit Mihal Skurra nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Brrarit i vitit 1201, apo varri i fisnikut tjetėr nga kjo familje, Anton Skurrės, nė kishėn e Shėn Ndout nė Lezhė. Pėr pozitėn e veēantė qė kjo familje kishte nė shek. XII-XIII nė gjirin e fisnikėrisė shqiptare, flet dhe fakti qė pinjollė tė saj lidhėn krushqi deri edhe me familjen perandorake bizantine. Edhe princi Dhimitėr i Arbrit u martua me mbesėn e perandorit bizantin Aleksi II Engjėlli, Komnenėn, lindur nga martesa e vajzės sė kėtij tė fundit, Eudokisė, me mbretin e Serbisė, Stefan Nemanjėn e Kurorėzuar. Princesha Komnena, qė kishte lindur jo para vitit 1191, ishte nė moshė tė mitur kur aty nga viti 1202, iu blatua princit Dhimitėr tė Arbrit, gjė qė nė vetvete flet pėr karakterin politik tė kėsaj martese. Martesa e Dhimitrit tė Arbrit me Komnenėn synonte edhe tė normalizonte marrėdhėniet me Stefan Nemanjėn e Serbisė, i cili nė vitet e fundit tė shek. XII kishte mundur tė pushtonte mjaft toka nė Kosovė e nė Diokle (Gentė). Nemanja e vazhdoi pėrparimin nė thellėsi tė tokave shqiptare, duke marrė edhe trevėn e Pultit (malėsia nė tė dy anėt e lumit Drin tė bashkuar) qė bėnte pjesė nė Principatėn e Arbrit. Pas lidhjes familjare me Nemanjėt e Serbisė, Principata e Arbrit ruajti nė mėnyrė tė qėndrueshme shtrirjen Drin-Shkumbin, tė pėrfshirė midis Lezhės, Durrėsit, Ohrit e Dibrės.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:23

    Principata e Arbrit e arriti kohezionin e saj mė tė madh nėn sundimin e Dhimitrit. Nėn autoritetin e tij u vunė atė kohė edhe familje tė shquara tė Arbrit, siē qenė Jonimėt, Plitėt, Shtėpanėt, Kamonat etj. Nė njė traktat paqeje tė nėnshkruar prej tij mė 1210 me Republikėn e Raguzės, Dhimitri i quan kėta, sipas sė drejtės feudale perėndimore, "njerėzit e mi" (homines mei). Edhe titujt "gjykatės" (iudex) apo "princ" (princeps) qė i atribuohen Dhimitrit prej papės Inocenti III, flasin pėr pozitėn e tij tė dalluar nė gjirin e fisnikėrisė sė Arbrit. Ato tregojnė gjithashtu se familja e princėrve tė Arbrit nė kapėrcim tė shek. XII-XIII ishte e ndikuar nga kultura dhe feudalizmi perėndimor. Kėtė e konfirmon edhe hapi i ndėrmarrė mė 1208 nga princi Dhimitėr pėr tė kaluar nė ritin katolik, duke u lidhur me kishėn katolike tė Romės. Me gjithė ndikimet qė modelet feudale perėndimore patėn nė organizimin dhe nė ndėrtimin e Principatės sė Arbrit, tradita bizantine mbetej ende shumė e fuqishme. Vetė Dhimitri parapėlqente tė pėrdorte titujt bizantinė me prestigj panhypersebast apo megas arhond, ashtu si bujarėt e tjerė mbanin titujt po bizantinė sebast ose protosebast. Qendra e Principatės sė Arbrit ishte nė qytetin e Krujės. Nė kohėn e Dhimitrit, Principata zotėronte edhe njė dalje nė det, nė pjesėn bregdetare midis Bishtit tė Pallės dhe derdhjes sė lumit Mat.

    Principata e Arbrit, Dukati i Durrėsit dhe Despotati i Epirit

    Kryqėzata IV (1204) solli njė ndryshim rrėnjėsor tė kushteve politike nė Perandorinė Bizantine e posaēėrisht nė viset e saj perėndimore.
    "Traktati i ndarjes sė tokave", i nėnshkruar nga Venediku e fuqitė e tjera pjesėmarrėse nė Kryqėzatė nė prag tė sulmit pėrfundimtar mbi Konstandinopojėn, parashikonte qė njė pjesė e mirė e bregdetit shqiptar, prej Durrėsit deri poshtė nė Prevezė, tė kalonte nėn sundimin e Venedikut. Nė fakt, venecianėt arritėn ta merrnin Durrėsin dhe rrethinat e tij dhe tė krijonin njė zotėrim tė tyre tė quajtur "dukati i Durrėsit". Por nė jug tė tij, nė temėn e dikurshme bizantine tė Nikopojės (Epir), venecianėt nuk arritėn tė vendosnin pushtetin e tyre. Qė nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XII njė degė e familjes perandorake bizantine tė Engjėllorėve kishte siguruar nė Epir, veēanėrisht nė provincėn e Vagenetisė (Ēamėri), prona tė mėdha tokėsore dhe kishte ngritur aty njė pushtet thuajse tė pavarur nga Konstandinopoja. Nė kėtė mėnyrė, menjėherė pas pushtimit tė Perandorisė Bizantine nga kryqtarėt mė 1204, njė pinjoll i Engjėllorėve bizantinė, Mihal Engjėlli, djali i qeveritarit tė dikurshėm tė Epirit, krijoi kėtu njė zotėrim tė pavarur. Dokumentet e kohės e quajnė kėtė "Despotat i Artės", sipas kryeqendrės sė tij. Nė historiografi ėshtė bėrė zakon tė quhet "Despotat i Epirit". Gjatė historisė sė tij mė se dy shekullore, Despotati i Epirit e ndryshoi disa herė shtrirjen e tij. Sidoqoftė, bėrthama e qėndrueshme territoriale pėrfaqėsohej nga shtrirja e temės sė dikurshme bizantine tė Nikopojės, e pėrkufizuar nga malet Akrokeraune (Vetėtimės) nė veri, nga gjiri i Artės (Ambrakisė) nė jug dhe nga rrjedhja e lumit Vjosa e vargmalet e Pindit nė lindje. Deti Jon lagte krahun perėndimor tė Despotatit. Pėrveē kryeqendrės, Artės, qytete e kėshtjella tė tjera tė rėndėsishme ishin Janina, Ajdonati (Paramithia), Himara, Berati, Kanina dhe pėr njė farė kohe (1213-1253) edhe Durrėsi. Shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė sė Despotatit nė shtrirjen klasike tė tij. Po veē shqiptarėve kishte edhe popullsi vllahe, greke e sllave tė vendosura kryesisht nė viset e Thesalisė, tė Maqedonisė e tė Etolo-Akarnanisė, qė u aneksuan nga despotėt e Epirit pas vitit 1216.
    Nga pikėpamja e organizimit shtetėror, Despotati i Epirit ishte njė shtet bizantin. Nė krye tė tij qėndronin despotėt e familjes perandorake Engjėlli. Kėta nė aktet dhe nė dokumentet zyrtare tė tyre shfaqen me emrin e pėrbėrė Engjėll-Duka-Komnen, duke kujtuar kėshtu lidhjet e Engjėllorėve me dinastitė e tjera bizantine. Vetė sundimtarėt e Epirit nuk u pajtuan me statusin e sundimtarit tė njė province. Ata e mbanin veten pėr trashėgimtarė tė ligjshėm tė fronit bizantin dhe nė kėtė kuptim e konsideronin pushtetin e tyre nė Epir si njė pikėnisje pėr tė restauruar Perandorinė Bizantine, duke dėbuar kryqtarėt nga vendet bizantine.
    Vitet e para tė sundimit despoti Mihali I Engjėlli (1204-1216) ia kushtoi konsolidimit tė brendshėm tė shtetit tė posalindur. Nuk munguan nė kėtė kohė edhe konfliktet me principatat kryqtare, tė krijuara pas vitit 1204 nė kufijtė e Despotatit, nė mbretėrinė lombarde tė Selanikut, nė dukatin e Athinės dhe nė Principatėn frėnge tė Akesė. Me t'u krijuar njė gjendje e qėndrueshme nė kufijtė me kėto formacione, iu vu punės pėr shtrirjen e Despotatit nė drejtim tė veriut. Nė vitin 1210 Despotati i Epirit i ishte afruar sė tepėrmi dukatit venecian tė Durrėsit.
    Ndėrkaq sundimi i Venedikut nė Durrės ishte treguar i paqėndrueshėm. Pėrpjekjet pėr ta shtrirė juridiksionin venecian pėrtej qytetit kishin hasur nė kundėrshtimin e princit Dhimitėr tė Arbrit. Fisnikė tė Arbrit ishin tashmė zotėr tė tokave nė rrethinat e Durrėsit, gjė qė shqetėsoi jo vetėm pushtetin venecian tė Durrėsit, por dhe kryepeshkopatėn katolike tė qytetit, e cila pretendonte se Dhimitri dhe njerėzit e tij kishin okupuar pronat e saj. Me qėllim qė tė ushtronte presion mbi princin e Arbrit, duka i Venedikut lidhi njė aleancė me princin e Dioklesė (Gentės), Gjergjin, i cili zotohej ta ndihmonte Venedikun kundėr Dhimitrit. Por ky ndėrkaq kishte arritur tė bėnte pėr vete papėn e fuqishėm Inocenti III, tė cilit i premtoi konvertimin e tij, tė bujarėve e tė popullit tė tij nė fenė kato.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:25

    Kisha e Arbrit nė shek. XII-XIII

    Drejtim tjetėr i pėrhapjes sė ritit katolik nė trevat shqiptare qe ai i territoreve nė jug tė rrjedhės sė lumit Drin, ku nė kapėrcim tė shek. XII-XIII fillonin kufijtė e Principatės sė Arbrit. Ashtu si nė trevat mė veriore shqiptare, edhe nė shtrirjen e Principatės sė Arbrit, pėrhapja e ritit katolik u kushtėzua sė tepėrmi nga rrethanat politike qė u krijuan kėtu pas mesit tė shek. XII e qė lidhen me krizėn e pėrgjithshme tė Perandorisė Bizantine dhe tronditjen e pozitave tė shtetit e tė kishės bizantine nė Shqipėri. Nuk pėrjashtohen kėtu ndikimet qė vinin nga Durrėsi. Prania e kolonive tregtare italiane, siē qe ajo e venecianėve dhe e amalfitanėve, nėnkuptonte dhe praninė e kishave tė posaēme, rreth tė cilave grumbulloheshin dhe organizoheshin kėto komunitete tė huaja. Tė tilla kisha pėrmenden qė mė 1081, si kisha e Shėn Mėrisė sė Amalfitanėve dhe ajo e Shėn Andresė, kjo e fundit ndėrtuar nga venecianėt. Pas venecianėve dhe amalfitanėve, nė Durrės nuk vonoi tė shfaqej edhe njė komunitet katolik vendas. Por, nga ana tjetėr, ndryshimi i orientimit fetar nė kėtė trevė ishte shprehje e ndryshimit tė orientimit politik tė aristokracisė sė Arbrit, qė pas mesit tė shek. XII merr nuanca tė qarta properėndimore.
    Ndikimet e katolicizmit nė trevėn e Arbrit pėrcilleshin, pra, nėpėrmjet kishės sė Dioklesė (Gentės), nga veriu, dhe nėpėrmjet kishės katolike tė Durrėsit, nga perėndimi. Pėr mė tepėr, ashtu si nė Dioklenė fqinje, nė Arbėr ekzistonin prej kohėsh shumė tė vjetra njė numėr abacish tė urdhrit tė benediktit tė themeluar nga misionarė perėndimorė. Ndonėse nėn hije, kėto vazhduan tė funksionojnė edhe pas ndarjes sė kishave, mė 1054, duke mbajtur gjallė orientimin roman (katolik) tė tyre e duke shėrbyer si pikėmbėshtetje e Papatit nė kėto treva. Tė tilla manastire qenė, p.sh., manastiri i Shėn Lleshit nė derdhjen e poshtme tė Matit, i Shėn Pavlit nė Blinisht, i Shėn Mėrisė sė Ndėrfanit buzė Fanit tė Madh, manastiri i Shėn Lleshit nė Orosh, i Shėn Kollit nė Breg-Matė, i Shėnepremtes nė Kurbin e sė fundi, manastiri i Shelbuemit nė Rubik. Kėto abaci nuk pėrmenden pėrpara vitit 1166, por elementė tė veēantė, si shtresat me mozaikė, afresket apo mbishkrimet e mureve, dėshmojnė qartė pėr njė hershmėri shumė tė madhe tė tyre. Pas ndarjes sė kishave, mė 1054, kėto manastire u kthyen nė avanposte tė katolicizmit roman nė sferėn ortodokse, duke luajtur rolin e tyre nė ndryshimin e raportit tė forcave midis ritit ortodoks dhe atij katolik nė zonėn e Arbrit. Aty nga mesi i shek. XIII, kisha ortodokse kishte humbur tashmė mjaft terren nė kėtė zonė. Nė vitin 1143 arkimandriti Nil Doksopatri kumton se mitropolisė ortodokse tė Durrėsit i kishin mbetur vetėm 4 sufragane nga 14 qė kishte pasur dikur. Nga kėto, tre i pėrkisnin territorit tė Arbrit dhe qenė peshkopatat e Krujės, Kunavisė dhe Stefaniakės, qė edhe gjeografikisht ndodheshin mė pranė Durrėsit. Ndėrkaq, mė 19 qershor tė vitit 1166, titullari i kishės sė Arbrit, peshkopi Lazar, i shoqėruar nga abati i manastirit benediktin tė Shelbuemit (Rubik), Gjergji, mori pjesė nė ceremoninė e pėrurimit tė kishės katolike tė Shėn Trifonit nė Kotorr, ku iu rezervua nderi i veēantė i konsakrimit tė njėrit prej altareve tė kishės. Nė ceremoninė nė fjalė ndodheshin edhe pėrfaqėsues tė peshkopatave dhe tė abacive tė tjera katolike shqiptare nga Drishti, Shirgji, Ulqini, Tivari, Shasi si dhe “priori Andrea i Arbrit” qė me sa duket pėrfaqėsonte pushtetin laik tė asaj krahine. Njė vit mė vonė, papa Aleksandri III, nė njė letėr dėrguar peshkopit Llazar tė Arbrit, lėvdon angazhimin e tij pėr ta shkėputur kishėn e tij nga ortodoksia bizantine e pėr ta lidhur atė me Romėn. Me atė rast e fton Llazarin tė njohė si epror tė tij, tė caktuar nga Selia e Shenjtė, mitropolitin e Raguzės.
    Ashtu si selitė e tjera peshkopale shqiptare, edhe peshkopata e Arbrit nuk pranoi tė vihej nėn urdhėrat e kryepeshkopatės dalmatine. Por ajo nuk u shpall as sufragane e kryepeshkopatės sė Tivarit, kur kjo e fundit fitoi atribute mitropolitane dhe grumbulloi rreth vetes qendrat peshkopale tė Dioklesė. Njė dokument papal i vitit 1188 bėn tė ditur se peshkopata e Arbrit ishte vendosur nė atė kohė nėn varėsinė e drejtpėrdrejtė tė Selisė sė Shenjtė. Emėrimi dhe shugurimi i kreut tė saj bėhej vetėm nga Papa i Romės. Peshkopata e Arbrit ishte e vetmja ndėr tė gjitha peshkopatat katolike tė pellgut dalmato-shqiptar qė gėzonte njė status tė tillė.
    Ėshtė jashtė ēdo dyshimi se lėvizjet e kishės sė Arbrit pėrcaktoheshin nė njė masė tė madhe nga vullneti politik i krerėve tė Arbrit. Orientimi i ri i kishės sė Arbrit nga Roma katolike, si dhe organizimi i saj i pavarur nga qendrat fqinje, i pėrgjigjej drejtimit tė ri properėndimor e autonomist tė politikės sė tyre.
    Akti i fundit i kėtij orientimi ishte edhe braktisja e ritit ortodoks dhe konvertimi nė katolicizėm nga vetė krerėt e Principatės sė Arbrit. Njė hap i tillė u ndėrmor nė vitin 1208 nga princi Dhimitėr. Nė njė letėr pėr papėn Inocenti III, Dhimitri i shfaqte kreut tė kishės katolike vendimin pėr t’u futur bashkė me vasalėt e tij, nė gjirin e kishės katolike. Papa nisi qė atė vit nė drejtim tė Arbrit dy emisarė tė tij, ndėr tė cilėt njėri ishte arkidhjaku katolik i Durrėsit, qė do tė merreshin me pėrgatitjen doktrinale tė princit tė Arbrit e tė njerėzve tė tij. Ceremonia solemne e bashkimit tė tyre me kishėn e Romės do tė zhvillohej nė njė fazė tė dytė, nė praninė e njė legati apostolik, tė dėrguar posaēėrisht nga Papa.
    Traktaktivat midis Papatit e princėrve tė Arbrit u ndėrprenė si rezultat i rrethanave tė reja politike qė u krijuan nė krejt zonėn e Durrėsit e tė Arbrit pas vitit 1210. Kėto u pėrfshinė pėrsėri pėr rreth gjysmė shekulli nė sferėn e ndikimit bizantin e gjatė kėsaj kohe kisha e Arbrit u lidh sėrish me botėn ortodokse. Megjithatė, prirjet pro-katolike mbetėn gjithmonė tė fuqishme si nė Arbėri, ashtu dhe nė Durrės. Kėtu, krahas kishės ortodokse, vazhdoi tė funksionojė pandėrprerė edhe kisha katolike, qė, nė mungesė tė kryepeshkopit, drejtohej nga njė arkidhjak i zgjedhur nga mbledhja e klerit vendas. Nė kėtė kohė nė Durrės duken edhe shenjat e para tė mbėrritjes sė misionarėve tė urdhrave tė rinj, dominikanė e franēeskanė. Nė zonat periferike tė Arbrit, nė kufi me Pultin e Shkodrėn, kisha katolike i ruajti tė paprekura pozitat e saj. Vetė peshkopi i Arbrit, i pėrsėriti mė 1250 papa Inocentit IV dėshirėn pėr futjen e dioqezės sė tij nėn tutelėn e Romės. Kėsaj iu paraqit njė rast ideal pėr konsolidimin e pozitave tė katolicizmit nė njė zonė kaq tė kontestuar nga tė dy kishat rivale, atėherė kur anzhuinėt e Napolit morėn Durrėsin dhe e shtrinė juridiksionin e tyre nė tė gjitha viset e Principatės sė Arbrit (1272). Nė atė kohė u derdhėn nė Shqipėri njė numėr i madh fretėrish dominikanė e franēeskanė, qė u vendosėn nė abacitė e vjetra benediktine ose themeluan qendra tė reja manastirore. Ata u kthyen nė njė mjet aktiv tė propagandės papale, e cila ndikoi mjaft nė konsolidimin dhe nė shtrirjen e mėtejshme tė pozitave tė katolicizmit nė Shqipėri. Megjithatė, pėrsa i pėrket shtrirjes sė ngushtė tė Arbrit, kėtu riti katolik nuk arriti tė zhvendoste plotėsisht besimin ortodoks. Qoftė pėr traditė, qoftė si rrjedhojė e ndikimit, qė kisha ortodokse ushtroi vazhdimisht nė kėtė bėrthamė qendrore tė trojeve shqiptare, kėtu u arrit tė realizohej njė simbiozė e deri njė pėrzierje e tė dy riteve, pėr tė cilėn papėt e Romės u ankuan mė se njė herė. Njė simbiozė e pėrzierje e tillė u shpreh materialisht nė ekzistencėn e funksionimin paralel tė kishave e manastireve katolike e ortodokse nė gjithė zonėn e Arbrit si dhe nė Durrės. Nuk janė madje tė rralla rastet kur brenda tė njėjtit tempull tė gjenden sė bashku elementė simbolikė, ikonografikė, ritualė e kulturorė qė i pėrkasin njėrit apo tjetrit rit. Shembull tipik nė kėtė drejtim ishte kisha e hershme e Shėn Mėrisė nė Brrar afėr Tiranės, njė themelim i bujarėve Skurra, ku skenat biblike nė afresket e mureve, ose mbishkrimet latine apo greke, dėshmojnė pėr njė pozitė tė papėrcaktuar tė gjithė kėsaj treve midis katolicizmit e ortodoksisė e nė njė kuptim mė tė gjerė midis qytetėrimit perėndimor e atij bizantin. Pikėrisht pėr kėtė arsye, njė misionar katolik, qė vizitoi Arbėrinė mė 1308, konstatonte se banorėt e kėtij vendi qenė “sa katolikė, aq edhe ortodoksė”. Edhe mė kuptimplote pėr ēėshtjen e prirjeve kulturore e fetare qė mbizotėronin nė atė kohė nė trevėn e Arbrit ėshtė shembulli i Karl Topisė, princ i Arbrit nė vitet 1350-1385. Edhe pse botėrisht shpallej si princ katolik e ithtar i Papės, Karl Topia nė praktikė u shqua si themelues (ktitor) kishash e manastiresh ortodokse e nė pėrgjithėsi si mbrojtės e pėrkrahės i kulturės bizantine nė principatėn e tij.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:26

    Kristalizimi i sferės ortodokse nė shek. XIII-XIV

    Pavarėsisht nga dobėsimi apo humbja e pozitave nė treva tė caktuara, fakti ėshtė se pėrtej brezit Durrės-Ohėr pozitat e kishės ortodokse nė Shqipėri nuk u rrezikuan asnjėherė seriozisht nga mėsymja e katolicizmit roman.
    Aty ndihej fuqishėm veprimi i qendrave tė mėdha tė ortodoksisė bizantine, siē qenė kryepeshkopatat e Durrėsit, Naupaktit, dhe sidomos ajo e Ohrit. Njė numėr i madh kishash e manastiresh bizantine, tė ndėrtuara qė nė shekujt e hershėm tė mesjetės e qė ruhen ende sot nė vende tė tilla, si nė Ohėr, Korēė, Elbasan, Pojan, Berat, Ballsh, Pėrmet, Gjirokastėr, Sarandė, dėshmojnė pėr ndikimin e plotfuqishėm qė kisha ortodokse bizantine ushtronte nė kėto vise. Disa nga kėto manastire administroheshin e drejtoheshin drejtpėrdrejt nga Patriarku i Konstandinopojės e gėzonin kėshtu statusin e lakmuar tė manastirit stavropegjiak. Tė tillė dėshmohen tė kenė qenė manastiri i Shėn Kollit nė Mesopotam (Delvinė), njė fondacion i hershėm i perandorit bizantin Konstandini IX Monomak (1042-1054), apo manastiri i Labovės sė Kryqit dhe ai i Hoteahovit (Ēamėri).
    Ndryshe nga viset e tjera shqiptare nė veri tė vijės Durrės-Ohėr, nė territoret nė jug tė saj kriza e Perandorisė Bizantine nė shek. XII dhe shembja e saj mė 1204 nga kryqtarėt nuk i tronditi pozitat e ortodoksisė bizantine. Pėr mė se gjysmė shekulli pas rėnies sė Konstandinopojės, e gjithė shtrirja prej Durrėsit nė Prevezė u pėrfshi nė kufijtė e Despotatit tė Epirit, njė formacion qė nė pikėpamje shtetėrore e kishtare qe njė imitim i Perandorisė Bizantine. Nėn tutelėn e Despotėve tė Epirit, peshkopatat e Durrėsit, Ohrit, Kaninės, Beratit, Devollit, Drinopojės, Himarės, Butrintit, Eurojės etj., njohėn njė periudhė lulėzimi tė veēantė. Pas vitit 1260, pjesa mė e madhe e kėtyre trevave u pėrfshi edhe pėr gati njė shekull tjetėr (deri mė 1346) nė kuadrin e Perandorisė sė rindėrtuar Bizantine, gjė qė ndikoi akoma mė shumė nė forcimin e karakterit ortodoks tė besimit nė to. Rrethanat politike bėnė shpesh qė familjet fisnike Matrėnga, Muzaka, Zenebishi, Spata, Losha tė kishin marrėdhėnie me fuqitė katolike si anzhuinėt e Napolit ose Venediku, madje dhe me vetė Papatin. Si rezultat ndodhi qė nė pikėpamje kishtare ndonjė pinjoll i tyre tė kthehej nė katolik. Njė dokument i vitit 1290 jep pikėrisht emrat e njė grupi “neofitėsh” katolikė qė u pėrkisnin familjeve nė fjalė. Pavarėsisht nga episode tė tilla, trevat jugore shqiptare dhe banorėt e tyre qėndruan, nė pėrgjithėsi, tė lidhura me ritin ortodoks.
    Pavarėsisht nga fakti qė ndarja kishtare qė prej shek. XI u bė njė realitet nė jetėn shoqėrore nė Shqipėri, ajo nuk arriti asnjėherė tė ushqejė shfaqje tė intolerancės e tė fanatizmit fetar. Pėrgjatė gjithė mesjetės kėtu s’ka asnjė tė dhėnė qė tė pohojė ekzistencėn e ballafaqimeve e tė konflikteve fetare midis shqiptarėve ortodoksė dhe atyre katolikė. Kjo bashkėjetesė e ky mirėkuptim u ruajt edhe kur struktura fetare nė Shqipėri ndryshoi nė mėnyrė radikale dhe kur pjesa mė e madhe e popullsisė u konvertua nė islamizėm.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:26

    Prona feudale dhe evoluimi i saj nė Shqipėri (shek. XI-XIV)

    Shekulli X ofron dėshmitė e para historike pėr format fillestare tė pronės feudale nė Shqipėri. Ato kanė tė bėjnė kryesisht me pronat kishtare, dokumentacioni i tė cilave mundi tė ruhej mė mirė nėpėr arkivat e biblotekat e manastireve dhe institucioneve tė tjera kishtare. Konkretisht, pėr vitet 1018 e 1020 ruhen dy akte dhurimi tė perandorit bizantin Bazili II pėr disa nga peshkopatat shqiptare. Nė aktet (diplomat) nė fjalė bėhet fjalė pėr numra tė ndryshėm klerikėsh e parikėsh, qė pėrfaqėsojnė kategori tė ngjashme bujqish, tė cilėt bashkė me tokėn e tyre lidheshin pas peshkopatave nė fjalė me detyrimin qė t'u dorėzonin atyre tatime tė caktuara, tė cilat mė parė i dorėzoheshin shtetit bizantin. Kėshtu, kryepeshkopit tė Ohrit i akordoheshin 30 klerikė e po aq parikė, njėlloj sa edhe peshkopit tė Kosturit. Kurse peshkopi i Glavinicės do tė kishte nė viset nėn juridiksion tė tij, nė Mallakastėr e Kaninė, 40 klerikė e 40 parikė, po aq sa dhe peshkopi i Beratit. Peshkopė tė eparhive mė pak tė rėndėsishme, si tė Cernikut (Cėrrikut), e Dropullit (Adrianopolit) do tė kishin nga 15 pėr secilėn nga tė dy kategoritė, kurse ai i Himarės 12 pėr ēdo kategori. Nė aktet e Bazilit II pėrcaktohet se peshkopatave nė fjalė u jepej e drejta e nxjerrjes pėr vete (ekskusia) tė tė ardhurave qė mė parė i dorėzoheshin shtetit bizantin.
    Lidhja e njė numri tė caktuar fshatarėsh, bashkė me ngastrat e tyre, pas personave fetarė ose laikė me qėllim shlyrjen nė favor tė kėtyre tė fundit tė atyre detyrimeve, qė fshatarėt nė fjalė deri atėherė ia kishin dorėzuar shtetit, pėrbėn njė shenjė paralajmėruese pėr marrėdhėniet e reja qė po pėrvijoheshin nė fshatin shqiptar. Megjithatė, njė lidhje e tillė qe ende e brishtė, qoftė pėr faktin se numri i ekonomive fshatare qė i atashoheshin njė personi a njė institucioni fetar tė caktuar qe i ulėt, qoftė pėr faktin se pjesa e rentės qė kėta tė fundit merrnin nga kėto ekonomi fshatare qe ende e vogėl nė krahasim me sasinė e rentės qė shkonte nė favor tė shtetit. Nga ana tjetėr, ky sistem linte krejtėsisht nė duart e shtetit atributet e pushtetit gjyqėsor, duke i dhėnė atij njė pozitė mbisunduese si ndaj bujqve "tė dhuruar", ashtu dhe ndaj beneficiarit qė tash e tutje pėrfitonte njė pjesė tė rentės sė tyre.
    Gjithsesi, aktet e dhurimit tė perandorit bizantin Bazili II tė viteve 1018-1020 zbulojnė njė fazė embrionale tė sistemit tė pronies (pronoia), i cili nga shek. XI u bė forma tipike e pronės feudale nė Bizant. Institucioni i pronies pati njė pėrhapje tė gjerė edhe nė trevat shqiptare, aq sa fjala "pronie" u trashėgua nė fjalorin e shqipes, duke marrė nė dallim nga kuptimi qė kishte fillimisht, kuptimin e ēdo forme zotėrimi tė pakushtėzuar (pronė).
    Nė fakt, pronia ishte njė sasi e caktuar toke e pėrfaqėsuar nga njė numėr ekonomish fshatare, qė perandori bizantin me anė tė njė diplome tė posaēme (krysobull) ua shpėrndante personave laikė apo institucioneve fetare pėr t'i pasur nė zotėrim tė kushtėzuar.
    Pronia nuk ishte kurrsesi njė zotėrim me tė drejta tė plota. Duke marrė pronien, titullari i saj, proniari, fitonte tė drejtėn tė vilte nga ekonomitė fshatare, qė pėrbėnin pronien e tij, njė numėr tė caktuar detyrimesh qė deri atėherė shkonin nė dobi tė arkės perandorake. Nė kėmbim ai ishte i detyruar t'i pėrgjigjej thirrjes sė perandorit pėr shėrbim ushtarak, duke u paraqitur me njė numėr kalorėsish e kėmbėsorėsh tė armatosur me shpenzimet e veta. Kėshtu nė fund tė shek. XIV njė proniar nga familja Dukagjini i pėrgjigjej thirrjes sė kryezotit pėr luftė duke u paraqitur me 40 kalorės e 100 kėmbėsorė. Nė pikpamje juridike, pronia ishte, pra, e ngjashme me stratiotika ktemata, d.m.th. me ngastrat e ushtarėve-bujq tė periudhės paraardhėse. Si njėra dhe tjetra jepeshin pėr shfrytėzim me kusht dhe kushti kryesor ishte kryerja e shėrbimit ushtarak. Por nė pikėpamje shoqėrore ndryshimi mes njėrės dhe tjetrės qe i madh. Zotėruesit e ngastrave ushtarake i pėrkisnin klasės sė fshatarėsisė sė lirė, qė merreshin vetė me punimin dhe shfrytėzimin e tyre. Nė tė kundėrtėn, zotėruesit e pronies i pėrkisnin klasės sė pronarėve tė mėdhenj, qė pėrdornin punėn e tė tjerėve, tė bujqve parikė (paroikoi).
    Pronia lidhej ngushtė me personin tė cilit i jepej. Ajo nuk shitej, nuk ndahej, nuk dhurohej. Pas vdekjes sė titullarit, proniarit, ajo i kthehej pėrsėri pushtetit qendror dhe me njė krysobull tė re perandori ia kalonte atė njė proniari tė ri, qė sigurisht merrte pėrsipėr detyrimin ushtarak. Pronia mund tė trashėgohej nga i ati tek i biri nė rast se ky merrte pėrsipėr tė kryente detyrimet ushtarake si i ati. Por dhe nė kėtė rast nevojitej miratimi i pushtetit qendror, pėrkatėsisht i perandorit.
    Instituti i pronies e pėrshpejtoi edhe nė Shqipėri procesin e feudalizimit, sidomos nėpėrmjet krijimit tė njė shtrese tė re tė pasurish, tė fisnikėrisė ushtarake. Nė shek. XII vendi gėlonte nga fisnikė tė tillė qė mbanin tituj bizantinė, si sebastos, kaballarios etj. Pėr shumė nga kėta, pajisja me pronia e me tituj nga pushteti qendror bizantin shėnoi edhe fillimin e njė procesi integrimi nė shtetin dhe administratėn bizantine.
    Me kalimin e kohės pronia pėsoi ndryshime thelbėsore. Nė shek. XIII-XIV proniarėt fituan njė numėr tė madh privilegjesh e atributesh, duke e zhvendosur gjithnjė e mė shumė pushtetin qendror. Sasia e rentės qė shkonte nė dobi tė proniarit u rrit sė tepėrmi nė raport me atė qė i shkonte arkės qendrore. Proniarėt filluan tė merrnin pėr vete edhe taksėn e tokės, qė ishte atribut i pandashėm i pushteti qendror. Proniarėt ngritėn njė aparat tė tyrin administrativ, qė zėvendėsoi atė shtetėror, me nėpunės, roje, ushtarė, ndonjėherė edhe me gjykatės tė vetėt.
    Nė fakt, pas shek. XIII, ndodhte shpesh qė proniarėt tė pėrvetėsonin edhe tė drejtėn e gjykimit fillimisht pėr ēėshtjet e vogla, mė vonė edhe pėr krimet e rėnda, duke i hequr pushtetit qendror njė nga prerogativat kryesorė tė ushtrimit tė sovranitetit.
    Nė shek. XIV, pronia i ishte afruar sė tepėrmi statusit tė njė zotėrimi feudal tė pavaruar. Ajo tanimė mund tė trashėgohej, tė ndahej, madje dhe tė shitej. Gjithnjė e mė rrallė proniari pėrmbushte detyrimin kryesor ndaj shtetit, atė ushtarak, madje kjo shpjegon pėrse nė ndonjė rast del se zotėrues dhe administratorė tė proniave tė ishin edhe gra.
    Megjithatė, nė fund tė shek. XIV dhe gjatė gjithė shek. XV, nė pėrputhje me intensifikimin e veprimtarive ushtarake si pasojė e sulmeve tė turqve osmanė, vihet re njė rigjallėrim i institucionit tė tokave ushtarake (stratiotika ktemata), qoftė nė formėn e mirėfilltė feudale (pronia), por sidomos nė formėn e vjetėr tė parcelave tė vogla ushtarake tė periudhės sė perandorėve “maqedonė” (shek. IX-XI). Shumė nga shqiptarėt e emigruar nė Greqi, nė shek. XIV-XV, u vendosėn bashkė me familjet e tyre nė zotėrimet e feudalėve bizantinė, tė cilėt u dhanė atyre nė pėrdorim toka, vreshta e kullota kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak nė mbrojtje tė zotėrimeve nė fjalė. Burimet e kohės i quajnė ata rėndom stratiotė (ushtarė). Institucioni i pronies njohu njė pėrhapje tė madhe nė zonėn e Shkodrės, ku nė shek. XIV dėshmohet njė numėr i madh proniarėsh, tė cilėt me miratim tė Venedikut administronin fonde tė caktuara tokash nėn juridiksionin e Shkodrės kundrejt detyrimit pėr t'i shėrbyer me luftėtarė qeveritarit venecian tė atij qyteti. Nga ana tjetėr, nė zotėrimet e saj tė Peloponezit, tė Eubesė e tė Dalmacisė, Republika e Venedikut tėrhoqi masa tė tėra emigrantėsh shqiptarė, tė cilėve u premtonte ngastra toke, vreshta, kullota etj., kundrejt angazhimit tė tyre nė mbrojtje tė kėshtjellave e zotėrimeve veneciane nga sulmet e turqve osmanė. Pėr mė se njė shekull, kėta pronarė-luftėtarė shqiptarė (stratiotė), qenė shtylla kurrizore e ushtrive tė Venedikut sa nė zotėrimet e tij tė Shqipėrisė, ashtu dhe nė ato tė Greqisė e tė Dalmacisė. Reparte stratiotėsh shqiptarė u pėrdorėn nga Venediku edhe nė Itali, nė luftėrat me shtetet rivale tė tij. Fama e stratiotėve shqiptarė, si Mėrkur Bua, Manol Blesi etj., i kapėrceu edhe kufijtė e Italisė e u pėrhap nė Gjermani, Francė, Poloni, ku kėta stratiotė ofruan shėrbimet e tyre.
    Ndonėse pronia u bė dukuri mbizotėruese nė shek. XI-XIV, krahas saj vazhduan tė ekzistojnė forma tė tjera tė pronės. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr bashtinėn apo pronėn mė tė drejta tė plota e tė pakushtėzuara, qė posedohej mbi bazėn e titujve tė pronės (titulus possessionis). Kishte bashtina qė i pėrkisnin pėrfaqėsuesve tė aristokracisė dhe qė si tė tilla kishin shtrirje tė madhe dhe punoheshin nga bujqit. Kėto njiheshin nė Bizant me emrin "paraspor". Por kishte edhe bashtina tė vogla, prona tė bujqve, qė punoheshin nga vetė pronari. Kategorisė sė bashtinės i pėrkisnin edhe pronat e qytetarėve tė Durrėsit, Shkodrės, Drishtit etj., nė rrethinat e qyteteve nė fjalė. Nė Durrės qytetarėt zotėronin nė pronė tė plotė edhe kullotat nė malin e afėrt tė Temalit. Ndarja, trashėgimia apo shitblerja e bashtinave ishte njė dukuri e zakonshme, qė ndeshet herėt nė Durrės, Dibėr, Devoll, Vageneti e gjetkė. Bashtina ishte e vetmja kategori e pronės qė paraqitej lirisht nė tregun e tokės. Shitblerja e saj pasqyrohej nė ndryshime tė shpejta e tė thella tė statusit shoqėror. Njė shitje e shpejtuar e tokės apo edhe njė pėrjashtim nga e drejta e trashėgimisė mund ta kthente sakaq njė pronar nė njė bujk tė varfėr (paroikos), siē ndodhi mė 1223 me Tanushin, birin e Gjinit, nga Dibra, i cili u detyrua tė punonte si bujk (poroikos) nė tokat e tė tjerėve, pasi e ėma dhe vėllezėrit nuk i dhanė pjesėn e tokės qė i pėrkiste si trashėgim nga i ati.
    Afrimi i statusit tė pronės sė kushtėzuar (pronies) me atė tė pronės sė pakushtėzuar (bashtinės) pas shek. XIII, i dha vrull tė papėrmbajtur procesit tė pėrqendrimit tė tokave nė pak duar, rrjedhimisht dhe rrėnimit tė pronarėve tė vegjėl. Ky proces u shoqėrua me rritjen e tė drejtave (imuniteteve) dhe tė atributeve sovrane tė pronarėve tė veēantė dhe me fuqizimin e pozitės sė tyre ekonomike, juridike e politike si ndaj masės sė fshatarėve tė vet, ashtu edhe ndaj pushtetit qendror. Kjo ėshtė koha kur mund tė flitet pėr marrėdhėnie feudale tė zhvilluara nė Shqipėri.
    Zotėrimi feudal nė Shqipėri, si kudo nė Bizant apo nė Perėndim, pėrbėhej nga dy pjesė kryesore: toka e fshatarėve-parikė e ndarė nė ngastra (stases) dhe toka e zotėrisė qė ishte nė zotėrim tė drejtpėrdrejtė tė tij. Toka e fshatarit pėrfaqėsohej nga shtėpia e tij (zjarri) me anekset dhe me arėn, vreshtin, kopshtin etj. Zotėrimi i fshatarit nuk ishte i pėrqendruar: ai ndahej nė shumė ngastra tė vogla, shpeshherė larg njėra-tjetrės. Pjesa tjetėr e fondit tė tokės nė njė zotėrim feudal ishte pronė e drejtpėrdrejtė e fisnikut dhe si e tillė administrohej prej tij (paraspori). Kjo pjesė e zotėrimit feudal (ekonomia demaniale) erdhi vazhdimisht duke u shtuar, paralelisht me fuqizimin e aristokracisė. Karakteristike ėshtė qė, nė njė fazė tė parė, ishin ngastrat e fshatarėve ato qė realizonin pjesėn kryesore tė prodhimit feudal. Por nė shek. XI pjesa e tokave nė administrim tė drejtpėrdrejtė tė fisnikut i kaloi tė parat si nga sasia, ashtu dhe nga prodhueshmėria. Shtrirja e madhe e tyre lejonte pėrdorimin e metodave e tė teknikave tė pėrparuara, siē qe qarkullimi bujqėsor 3-vjeēar, si dhe shfrytėzimin intensiv i tokave nėpėrmjet ujitjes, plehėrimit etj.
    Edhe mė i shpejtė ishte procesi i pėrqendrimit tė tokave nė duart e institucioneve fetare, manastireve e peshkopatave. Ndryshe nga ē'kishte ndodhur deri nė shek. XII, kur sipėrfaqet nė zotėrim tė tyre ishin rritur si rezultat i dhurimeve tė bėra nga ana e pushtetit qendror, tani, pas shek. XII, dhuruesit e mėdhenj tė manastireve e tė peshkopatave janė fisnikėt e mėdhenj apo tė vegjėl, pa pėrjashtuar dhe kategorinė e njerėzve tė thjeshtė tė fshatit e tė qytetit. Nė fillim tė shek. XIV manastiret e peshkopatat kishin arritur tė grumbullonin sasi tė pamasa fondesh tokėsore. Njė pjesė e konsiderueshme e viseve tė Kosovės ishin atė kohė pronė e manastireve tė mėdha, si ai i Hilandarit nė malin Athos, ai i Deēanit (nė rrethin e Pejės), i Vranjės (Shkodėr), i Kryeėngjėllit (Prizren), i Shėn Gjergjit (Shkup) etj. Vetėm manastiri i Deēanit zotėronte nė shek. XIV rreth 20 000 ha tokė, qė zinin njė zonė pak a shumė kompakte nė Rrafshin e Dukagjinit. Toka i dhurohej manastirit bashkė me bujqit, tė cilėt ēliroheshin nga detyrimet ndaj feudalit. Kėto i kalonin manastirit tėrėsisht, nė formėn e detyrimeve nė natyrė, nė tė holla e nė punė angari.
    As feudali, pronar i dikurshėm, as njerėzit e tij nuk mund tė shkelnin nė atė tokė e tė mblidhnin detyrimet. Nė aktdhurimin e dy fshatrave tė zonės sė Dibrės pėr manastirin e Hilandarit, mė 1426, Gjon Kastrioti deklaronte se fshatrat nė fjalė do tė ishin tė lirė nga ēdo lloj detyrimi qė i kishin dhėnė deri atėherė atij; kėto tė drejta ai ia kalonte tė plota manastirit.
    Tė ardhurat e manastireve ishin kryesisht nė produkte bujqėsore. Por njė pjesė, sigurisht mė e vogėl, vinin nga veprimtaria zejtare dhe nga aktivitete tė tjera. Kėshtu, manastiri i Prizrenit merrte falas nga zona e Pultit njė sasi fshikėzash mėndafshi, verė e kripė, kurse manastiri i Deēanit pėrpos kėtyre merrte edhe njė sasi hekuri (50 nade). Manastiri i Prizrenit merrte 1 mijė hyperperė nė vit nga doganat e Prizrenit. Tė ardhura tė mėdha manastiret nxirrnin nga panairet tė organizuara nė territorin e tyre. Shpeshherė nė panaire tė tilla, si psh. nė panairin e Shėn Gjergjit nė Shkup, ishte e ndaluar tė tregtoheshin produkte tė tjera, qė s'ishin tė manastirit nė fjalė.
    Njė burim i qėndrueshėm tė ardhurash pėr kishėn mbetej, nė fund, taksa pėr kishėn (kanonikon), e paguar nė natyrė e nė tė holla. Njė pjesė e mirė e saj merrte rrugėn pėr nė Romė e Konstandinopojė. Dorėzimi i detyrimeve (prebenda) ishte njė nga shkaqet e fėrkimeve qė lindnin herė pas here midis klerit vendas shqiptar, nga njėra anė, dhe Papatit tė Romės e Patriarkatit tė Konstandinopojės, nga ana tjetėr.
    Nė pėrpjekje pėr tė gjetur mjete financiare plotėsuese, veēanėrisht nė kohė luftėrash, pushteti qendror vendoste tatime tė jashtėzakonshme mbi popullsinė. Kėshtu, nė vitet e fundit tė shek. XII, perandori bizantin vendosi mbi popullsinė e provincave perėndimore tė perandorisė tė ashtuquajturin alamanikon (taksa gjermane), pėr tė pėrballuar nevojat e luftės me perandorin gjerman, Henrikun V tė Sicilisė. Nė shek. XV Venediku u impononte banorėve tė zotėrimeve tė tij nė Shqipėri mbledhjen e herpashershme tė detyrimeve tė jashtėzakonshme (recollecta), me tė cilat siguronte paqen me komandantėt osmanė tė krahinave fqinje.
    E gjithė piramida e shoqėrisė feudale mbėshtetej nė shfrytėzimin e punės sė bujqve (parikėve). Kategori tė tjera bujqish ishin edhe "tė huajt" e "tė lirėt" (ksenoi, eleutheroi). Kėta ishin tė privuar nga toka e nga ēdo lloj prone, pra tė parregjistruar nga fisku dhe vendoseshin nė feud nė cilėsinė e punėtorit me mėditje. Por me kohė edhe kėta pajiseshin me njė copė tokė pėr tė cilėn paguanin detyrimet pėrkatėse, duke u shkrirė, kėshtu, dhe ata nė masėn e parikėve.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:27

    Detyrimet feudale

    Sistemi i detyrimeve feudale qė rėndonin mbi fshatarin nuk ishte i njėjtė pėr tė gjitha viset shqiptare. Ai ndryshonte sipas konfiguracionit tė terrenit, por edhe sipas sferave politike nė tė cilat pėrfshihej kjo apo ajo zonė. Edhe raporti midis llojeve tė ndryshme tė rentės, nė natyrė, nė tė holla e nė angari, ndryshonte nga vendi nė vend e nga koha nė kohė. Fuqizimi i fisnikėve kundrejt pushtetit qendror bėri qė nga shek. XIII, pjesa e rentės nė angari e nė tė holla tė rritej nė krahasim me rentėn nė natyrė. Njėherėsh ndryshoi edhe raporti midis rentės qė shkonte nė favor tė shtetit dhe asaj nė dobi tė fisnikut, nė fitim tė kėtij tė fundit.
    Detyrimet pėr shtetin pėrfshinin detyrimin mbi tokėn (soku), qė nė trevėn e Shkodrės pėrbėhej nga pagimi i njė dukati dhe tė njė modi grurė (afėr 250 kg) nė vit nga ēdo ekonomi fshatare. Krahas sokut paguhej dhe taksa "pėr tym" (zjarr, shtėpi) e barabartė me njė dukat flori, e ashtuquajtura "e dhjeta e melit", taksa e obrokut, baras me 4 grosh argjendi nė vit, qė paguhej si kontribut pėr mbajtjen e ushtrisė dhe tė nėpunėsve qeveritarė gjatė qėndrimit nė njė vend tė caktuar etj. Njė vend tė rėndėsishėm zinte aerikoni, qė nė fillimet e tij kishte qenė thjesht njė gjobė e parashikuar pėr njė numėr shkeljesh e krimesh (vrasje, pėrdhunim, gjetje thesari). Me kalimin e kohės aerikoni u kthye nė njė detyrim tė pėrhershėm. Kontribute tė tjera tė bujkut pėr shtetin kishin tė bėnin me punė angari nė ndėrtime rrugėsh, urash, kėshtjellash (kastroktisia) apo nė transporte tė ndryshme, me taksa tė veēanta si e dhjeta e derrave, taksa e verės, e vajit etj.
    Nga ana e tij, fisniku merrte si rregull 1/10 e prodhimeve, por kjo nuk pėrjashtonte qė duke shfrytėzuar pushtetin, ai tė kėrkonte sasi mė tė madhe. Nė rastet kur pronari jepte me qira ngastra nga paraspori i tij pėr bujq nevojtarė, ai kėrkonte deri nė 1/4 e 1/2 e prodhimit. Pėr raste festash fshatarėt ofronin gjithashtu dhurata nė natyrė (kaniske), tė cilat ishin tė detyruara dhe aspak me dėshirė, siē e thotė emri i tyre. E madhe ishte gama e punėve angari qė bujqit kryenin gjatė vitit nė pronat e fisnikut: nga lėrimi i tokės, mbjelljet, korrjet, vjelje e vreshtave, e deri te transportimi i produkteve nėpėr depo, prerja e transporti i druve tė zjarrit, i kripės etj. Nė shek. XIV angaritė zinin njė peshė tė madhe tė detyrimit tė fshatarit. Nė disa zona tė Shqipėrisė ato zinin deri nė 2 ditė pune nė javė nė pronat e fisnikut apo nė shėrbime tė ndryshme.
    Nė shek. XII-XIV vertikalizimi feudal i shoqėrisė shqiptare u thellua edhe mė tepėr. Lidhjet e varėsisė ekonomike e juridike pėrfshinė sektorė gjithnjė e mė tė gjerė tė popullsisė fshatare. Burimet flasin pėr kthim nė pronė feudale jo vetėm tė zonave fushore, por dhe tė atyre kodrinore e madje malore. Nė pronėsi feudale po kalonin edhe bastionet e fundit tė pronės sė bashkėsisė, pyjet, kullotat, korijet, peshkoret etj. Ky proces feudalizimi mori vrull sidomos nė periudhėn e dobėsimit tė Perandorisė Bizantine, qė pėrkon me sundimin e dinastisė sė Perandorisė Paleologe (shek. XIII-XV). Atė kohė edhe prona e pėrkohshme dhe e kushtėzuar (pronia) pėrmbylli evolucionin e saj tė kthimit nė njė pronė tė vėrtetė feudale tė pėrhershme, tė trashėgueshme e tė pakushtėzuar. Shitblerja e lirė e tokave e favorizoi sė tepėrmi pėrqendrimin e tokės nė duar tė njė numri tė kufizuar pronarėsh.
    Por masėn dėrrmuese njerėzore, mbi tė cilėn ngrihej pushteti i fisnikut, e pėrbėnin pa dyshim bujqit, qė banonin dhe punonin nė zotėrimet e tij. Tashmė lidhjet feudale tė varėsisė po ktheheshin nė njė karakteristikė themelore tė marrėdhėnieve tė tyre me "tė fuqishmit". Burimet historike i pėrmendin shpesh herė bujqit me termat servi, villani apo paroikoi, qė dėftejnė bujkrobin e mirėfilltė. Tė njėjtat burime japin tė dhėna tė mjaftueshme, qė tregojnė se nė zona tė gjera tė Shqipėrisė popullsia e fshatit kishte rėnė realisht nė statusin e bujkrobėrisė. Njė udhėtar anonim tregon, nė vitin 1308, se fshatarėt nė krahinat kryesisht malore tė Kėlcyrės, Tomorricės, Stefaniakės, Kunavisė, Pultit e Dibrės, punonin tokat dhe vreshtat e fisnikėve tė veēantė, u dorėzonin atyre detyrime tė caktuara dhe kryenin shėrbime tė tjera shtėpiake pėr ta. Historiani bizantin Kantakuzeni, nga ana e tij, dėshmon se fuqia e krerėve tė kėtyre krahinave mbėshtetej sė tepėrmi nė bagėtitė e imta e tė trasha qė ata zotėronin nė kope tė panumėrta.
    Ky pėrqendrim i pasurisė nė pak duar, kishte pa dyshim anėn tjetėr tė shpronėsimit e tė varfėrimit tė masės sė bujqve.



    6. QYTETET E SHQIPĖRISĖ

    Zhvillimi urbanistik dhe popullsia

    Qytetet qenė ato qė pėsuan mė shumė gjatė periudhės kalimtare tė kapėrcimit nga lashtėsia nė mesjetė. Si rezultat i shthurjes sė plotė tė sistemeve tė vjetra tė qeverisjes, tė ekonomisė, tė komunikimit qytetet shqiptare shėnuan njė dobėsim e tkurrje nė funksionet e tyre. Nga ana e tyre, sulmet “barbare” qė u pėrsėritėn rregullisht nė shek. V-VII, i dhanė dhe ato njė goditje tė pandreqshme pjesės mė tė madhe tė qyteteve tė Ilirikut Perėndimor. Nishi, Doklea, Skampa, Amantia, Onkezmi, Euroia nuk i mbijetuan dot kėsaj periudhe tė trazuar. Qytete tė tjera, si Apolonia, Butrinti, Adrianopoli, Bylisi (Glavinica) humbėn shkėlqimin e dikurshėm dhe mbijetuan vetėm si qendra tė thjeshta peshkopale e ushtarako-administrative. Nė fakt, edhe burimet e kohės i emėrtojnė pjesėn mė tė madhe tė qyteteve tė hershme, jo mė si qytete (polis), por si kėshtjella (kastellia, polismata), duke nėnvizuar me kėtė rėnien e funksionit ekonomik e shoqėror tė tyre. Shkodra, Lezha, Ulqini, Liknidi (Ohri) arritėn tė mbeten qendra tė banuara, ndonėse dhe ato u goditėn rėndė. Nė mjaft raste, qytetet e dikurshme u shpėrngulėn nė lartėsitė e afėrta, ku popullsia ndihej mė e sigurt brenda mureve tė rindėrtuara ose tė ndėrtuara rishtas. I tillė qe rasti i Krujės, i Kaninės, i Petrelės. Edhe nė Lezhė, qendra e gravitetit u zhvendos nga qyteti i poshtėm i zhvilluar rreth portit (Lissus), nė pikėn e afėrt mbizotėruese, ku ndodhej kėshtjella e vjetėr.
    Njė rast tė pėrveēėm pėrbėn qyteti i Durrėsit, i cili edhe nė shekujt e mesjetės sė hershme vazhdoi tė jetė “metropoli i Ilirikut” (Niqifor Brieni). Qyteti-port, pikėnisje e rrugės Egnatia, ishte nyja kryesore qė lidhte Perandorinė Bizantine me zotėrimet e saj nė Itali dhe, nė pėrgjithėsi, me Perėndimin. Nė shek. V perandor Anastasi I, me origjinė nga ky qytet, e qarkoi atė me mure solide qė u qėndruan tė gjitha kohėrave. Rėndėsi e veēantė iu kushtua fortifikimit tė Durrėsit nga krahu i veriut (Kepi i Pallės), ku njė istėm me gjerėsi 7 km e bashkonte qytetin me pjesėn tjetėr tė kontinentit. Nė kėtė krah, ku priteshin goditjet kryesore kundėr qytetit, gjendej e ashtuquajtuara “Porta e Kalorėsit”, e pėrmendur mė 1246 dhe qė e mori emrin nga statuja e bronztė e kalorėsit, e vendosur s’dihet kur mbi traun e portės. Po nė kėtė krah ngrihej njė kullė e fuqishme, e restauruar mė 1225 nga despoti Teodor Engjėlli i Artės. Rreth vitit 1280 anzhuinėt ndėrtuan nė mbrojtje tė portit njė kullė tė re nė krahun jugor, buzė detit, qė u lidh me kėshtjellėn bizantine me anė tė njė muri. Nė kėtė anė tė kėshtjellės ekzistonte qysh nė shek. XI njė lagje e banuar prej tregtarėsh nga Venediku dhe Amalfi. Nė pjesėn mė tė lartė tė qytetit ndodhej fortesa (castrum, praetorium), ku qėndronte garnizoni i qytetit.
    Nė shek. XIII edhe qendra tė tjera shqiptare, si Drishti, Deja, Shasi, Prizreni, Lezha, Kruja, Berati, Kanina etj., bėnė njė hap tė rėndėsishėm drejt kthimit tė tyre nga kėshtjella me fizionomi kryesisht ushtarake, nė qendra urbane tė zhvilluara. Nė pamundėsi pėr t’u zhvilluar brenda rrethit tė mureve tė trashėguara nga e kaluara, qytetet nė fjalė u shtrinė jashtė tyre. U formuan kėshtu lagjet e jashtme (proastion, suburbium), tė cilat shumė shpejt u kthyen nė qendra tė jetės ekonomike tė qytetit. Kėtu zhvilloheshin tregjet dhe ishin pėrqendruar dyqanet e punishtet. Nė mjaft raste, si p.sh. nė Berat, kėto lagje u rrethuan edhe ato me mure pėr t’u mbrojtur nė rast rreziku. Pėr tė siguruar furnizimin me ujė tė qytetit, pėrveē burimeve natyrore, shfrytėzoheshin ujėrat e mbledhura nė cisterna tė posaēme tė hapura nė vendin mė tė sigurt tė qytetit. Nė raste tė veēanta, si p.sh. gjatė rrethimit tė gjatė tė Beratit nga anzhuinėt, mė 1280-1281, shfrytėzohej edhe uji i lumit, me tė cilin kėshtjella lidhej me sisteme tė fshehta e tė mbrojtura vendkalimesh.
    Duke filluar nga shek. XIII, qendra tė reja, me drejtim kryesisht tregtar e doganor, lindėn nė grykėderdhjet e disa prej lumenjve kryesorė tė Shqipėrisė. Tė tilla qendra ishin: Shirgji (Bunė), Shufadaja (Mat), Bregu (Shkumbin), Pirgu (Seman), Spinarica (Vjosė) etj.
    Zakonisht qytetet kishin nėn jurisdiksionin e tyre edhe njė territor pak a shumė tė shtrirė, qė pėrfshinte fshatra, toka buke, vreshta, ullishte, pyje, kullota si dhe kripore apo peshkore. Kėshtu, mė 1274, nė juridiksionin e Vlorės ishin dy distrikte (arkondi) me njė numėr fshatrash (casalia). Nė vitin 1343 rreth 17 fshatra pėrreth Krujės, mes tė cilėve Zalli, Shėn Vlashi, Vilėza, Ēerkeza, Kallmeti, ishin pronė e banorėve tė qytetit dhe figuronin si pjesė e territorit tė tij. Situatė e ngjashme dėshmohet edhe nė Shkodėr e nė Durrės. Pėr shfrytėzimin e pronave e tė pasurive nė territoret pėrreth, banorėt e qyteteve punonin vetė ose pajtonin vendas me pagesė (villici, villani). Kufijtė e juridiksionit ishin tė pėrcaktuara historikisht dhe ēdo pėrpjekje pėr ndryshimin e tyre bėhej shkak pėr konflikte, shpeshherė edhe tė armatosura, me qytetin fqinjė. Probleme tė tilla juridiksioni pati qyteti i Ulqinit me atė tė Shasit (Suatium), Shkodra me Sardėn (Shurdhahun). Grindja pėr disa fshatra, qė dikur kishin qenė nėn juridiksionin e Drishtit, u bė shkak pėr marrėdhėnie tė acaruara midis tij e Shkodrės, qė mė 1399 degjeneruan nė njė pėrplasje tė armatosur.
    Nė gjysmėn e parė tė shek. XIV, popullsia e qyteteve u rrit mjaft. Durrėsi llogaritej tė kishte atėherė rreth 25 mijė banorė. Qyteti u bė njė qendėr qė thithte vazhdimisht banorė tė rinj nga zonat fshatare. Durrėsi dhe Shkodra nė shek. XIV njohėn njė dyndje tė madhe banorėsh tė rinj tė ardhur nga fshatrat pėrreth. Nė shek. XV, njė pjesė e mirė e popullsisė sė Pargės pėrbėhej nga tė ardhur prej fshatrave fqinje Aja e Rapėzi. Nė mjaft raste, autoritetet e mirėprisnin kėtė imigracion tė brendshėm. Pėrveēse sillnin gjak e fuqi tė reja, tė porsaardhurit paraqitnin edhe leverdi tė tjera; nė shumė raste, si nė Durrės, bujqit e vendosur nė qytet detyroheshin tė derdhnin njė shumė tė caktuar parash ose ta shlyenin kėtė shumė me punė angari nė tokat e komunės. Por krahas masave fshatare, popullsisė sė qyteteve i shtoheshin edhe fisnikė tė rrethinave qė pėr njė arsye apo tjetrėn vendosnin tė shpėrnguleshin pėrfundimisht ose ta kalonin aty njė pjesė tė mirė tė kohės pėr tė ndjekur interesat e tyre ekonomikė, ose pėr tė shijuar kėnaqėsitė qė jepte jeta qytetare (pro factis suis vel pro placere). Shumė prej tyre kishin prona, magazina dhe kishin blerė edhe shtėpi tė tyre nė qytet. Nė shek. XIV urbanizimi i zotėrve tė tokės u bė njė dukuri normale. Me kohė, kėta pėrfaqėsues tė aristokracisė sė tokės u integruan nė jetėn e qytetit, morėn nė dorė veprimtari tė ndryshme ekonomike, fituan statusin e “qytetarit” (civis) dhe shpeshherė u pėrfshinė nė organet drejtuese bashkiake.
    Nėse rryma e banorėve tė ardhur prej fshatit jepte ndihmesė nė rritjen e popullsisė sė qyteteve, faktorė tė tjerė shkaktonin bjerrjen e saj. Kėtu vijnė nė vėshtrim tė parė luftėrat dhe pasojat e tyre shkatėrrimtare. Rrethanat e shekujve tė parė tė mesjetės, kur mjaft qytete u rrėnuan pėr tė mos u rimėkėmbur mė, u pėrsėritėn herė pas here edhe nė mesjetėn e mesme dhe nė atė tė vonė, duke ēuar drejt rrėnimit dhe zhdukjes sė plotė qytete tė tėra. Kėshtu, nga sulmet e tartarėve, nė vitin 1242, e pėsoi keq qyteti i Shasit (Suatium), i cili paskėtaj mbulohet nga heshtja. Nė vitin 1356, si rrjedhim i sulmeve tė serbėve, qyteti i Drishtit dhe ai i Ballecit pėrshkruhen si “tėrėsisht tė rrėnuara” (totaliter dissipatum). Po atė vit njė ushtri serbe sulmoi Beratin, duke djegur e shkatėrruar me themel lagjet e jashtme tė qytetit. Duke filluar nga ēereku i fundit tė shek. XIV, shumė nga qytetet shqiptare u bėnė pre e inkursioneve osmane, me pasoja tė rėnda pėr to.
    Pėrballė sulmeve tė ushtrive tė huaja, forcimi i sistemit tė mbrojtjes pėrbėnte njė shqetėsim kryesor tė autoriteteve dhe tė popullsisė sė qyteteve. Meremetimi i mureve dhe i kullave mbrojtėse pėrbėnte nė kėtė kuptim njė veprimtari tė rėndomtė. Ndėrkohė, nė momente tė jashtėzakonshme rreziku, siē qe ai qė u shfaq nga dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XIV me inkursionet osmane, u ndėrmorėn masa tė pashembullta mbrojtėse. Kėshtu, pėr tė penguar inkursionet osmane drejt Butrintit, pak kilometra nė veri tė tij, u ngrit njė mur, i quajturi Heksamil, sipas shembullit tė murit qė, po pėr tė njėjtėn qėllim, ishte ngritur nė istmin e Korintit. Pėr tė shmangur goditjet e ushtrive osmane nė vitet e para tė shek. XV, nė Durrės u konceptua njė projekt madhėshtor, qė parashikonte hapjen e njė kanali nė krahun lindor tė qytetit dhe kthimin e tij nė njė ishull. Rrallimi i popullsisė sė qyteteve pėr shkak tė luftėrave dhe epidemive tė ndryshme i detyronte autoritetet e ndonjė qyteti tė urdhėronin ripėrkufizimin e zonės urbane, duke ngritur mure tė reja rrethuese brenda perimetrit tė mureve tė dikurshme.
    Pėrpos luftėrave, dukuri tė tjera tė zakonshme pėr kohėn, si zia e bukės, epidemitė dhe fatkeqėsitė natyrore, ndikonin nė uljen e numrit tė banorėve tė qyteteve. Epidemitė, si ajo e murtajės, bėnin kėrdinė posaēėrisht nė qytete, ku kishte njė dendėsi tė madhe popullsie dhe kushte tė papėrshtatshme sanitare. Qyteti i Durrėsit pėrjetoi epidemi vdekjeprurėse mė 1362, 1401 e 1481. Murtaja e vitit 1481 goditi rėndė edhe Vlorėn, e cila, siē thonė burimet, u braktis krejtėsisht nga banorėt qė kėrkuan shpėtim nė fshatrat pėrreth. Murtaja e vitit 1348, e ashtuquajtura vdekja e zezė, qė u pėrhap nė tė gjithė Evropėn, shkaktoi viktima tė shumta edhe nė Shqipėri. Pėrveē murtajės, edhe epidemi tė tjera, si kolera e malarja, mbillnin vdekjen nė qytetet shqiptare.
    Pasoja tė rėnda pėr qytetin kishin fatkeqėsitė e ndyshme natyrore. Pėrmbytjet, zjarret dhe tėrmetet goditnin herė pas here, duke shkaktuar pasoja tė rėnda e duke ndryshuar deri edhe fizionominė e tyre. Tėrmeti i vitit 1269 e shkatėrroi thuajse krejtėsisht qytetin e Durrėsit dhe, me atė rast, njė pjesė e mirė e banorėve qė mbijetuan gjetėn strehė nė qytete fqinjė, si nė Berat, ose emigruan nė Itali. Njė tėrmet shkatėrrues goditi, mė 1356, edhe qytetin e Beratit, kurse mė 1452 ishin rrufetė ato qė dogjėn e shkretuan qytetin e Dejės.
    Pėr tė shmangur rrezikun e rėnies sė zjarreve e tė epidemive, autoritetet bashkiake nė qytete, si Durrėsi, Shkodra, Tivari etj., nxirrnin urdhėresa qė disiplinonin ndėrtimin e shtėpive, hedhjen e plehrave nė vende tė caktuara dhe derdhjen e ujėrave tė zeza nė kanale e gropa tė posaēme. Problemet e higjienės qytetare gjenin pasqyrim edhe nė Statutet e qyteteve, siē provojnė Statutet e qytetit tė Shkodrės. Megjithatė kushtet e jetesės, veēanėrisht nė lagjet popullore mbeteshin shumė tė rėnda dhe shtėpitė e ulta me dėrrasė e kashtė tė ngjitura njėra pas tjetrės, rrugėt e ngushta e tė errėta, qė ktheheshin nė depozita plehrash e ujėrash tė zeza, bėheshin vatra zjarri e epidemish vdekjeprurėse.
    Problemi i sigurisė ishte gjithashtu njė shqetėsim i vazhdueshėm dhe qė nuk lidhej vetėm me situatat e jashtėzakonshme tė konflikteve tė jashtme. Rastet e sulmeve dhe tė plaēkitjeve ndaj qytetarėve dhe pronės sė tyre ishin tė shpeshta, veēanėrisht nė orėt e vona. Statutet e Shkodrės i detyronin qytetarėt qė lėviznin natėn tė mbanin pishtarė tė ndezur, pėr t’u identifikuar nga rojet e qytetit. Nėse ndokush kapej duke lėvizur pa pishtar “pas rėnies sė kambanės sė tretė”, atij i viheshin nė ngarkim vjedhjet qė rastėsisht ndodhnin atė natė nė qytet.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:28

    Edhe mė e rrezikshme ishte dalja jashtė qytetit. Punėtorėt e kriporeve tė Durrėsit shkonin nė punė tė armatosur me shkopinj, ēekiēė e shpata nga frika e plaēkitėsve (1436).
    Banorėt e qyteteve, qė kishin statusin e qytetarit (civis), ndaheshin nė fisnikė (nobiles) e popullorė (popolares). Fisnikėt pėrfshinin sipėrmarrėsit e mėdhenj, pronarėt e anijeve, tregtarėt, nėpunėsit e lartė komunalė, si dhe pronarėt e mėdhenj tė tokave qė jetonin nė qytet. Zakonisht shtėpitė e tyre ndodheshin nė pjesėn mė tė lartė e mė tė mbrojtur tė qytetit (castrum), qė izolohej nga pjesa tjetėr me mure dytėsore. Nė aktet mesjetare pėrfaqėsuesit e fisnikėrisė qytetare dallohen nga titulli “zot” (kyr, ser) qė shoqėron emrin e tyre. Nė shtresėn e popullorėve pėrfshiheshin zejtarėt e tregtarėt e zakonshėm, ēirakėt, kallfėt, marinarėt, punėtorėt e krahut nė pėrgjithėsi. Nė qytete kishte edhe njė masė tė madhe banorėsh, kryesisht tė ardhurit rishtas nga fshatrat, qė ende nuk e kishin fituar tė drejtėn e qytetarisė. Kėta ishin tė pėrjashtuar nga njė sėrė tė drejtash dhe nga pjesėmarrja nė jetėn politike e shoqėrore tė qytetit.
    Banorėt e qyteteve kishin njė sėrė detyrimesh ndaj kryezotit ose komunės. Si dėshmi tė njohjes sė sovranitetit mbi tokėn, ata u paguanin atyre njė shumė tė prerė pėr sokun e obrokun apo siē quhej ndryshe akrostiku. Detyrime tė tjera paguheshin pėr masat e peshat, pėr tregun, pėr therrjen e bagėtisė, pėr peshkimin, pėr mirėmbajtjen e mureve tė qytetit (maldenar). Nė raste tė veēanta, qytetarėt detyroheshin tė kryenin edhe shėrbim roje nė muret e qytetit ose tė merrnin pjesė nė punime mbrojtėse.
    Dallimet ekonomike dhe pakėnaqėsitė shoqėrore, marrėdhėniet shpeshherė problematike me rrethinėn bujqėsore dhe me aristokracinė e saj, ndėrhyrjet e ndikimet e huaja, ishin disa nga faktorėt qė ushqenin konfliktualitetin nė qytetet shqiptare nė mesjetė. Shprehja mė e lartė e tyre ishin revoltat popullore, si ato tė kapėrcimit tė shek. XIV-XV nė Shkodėr e nė Drisht, revolta qė bashkuan masa tė gjera tė qytetit e tė fshatit kundėr “kryezotit” tė huaj dhe fisnikėve vendas tė lidhur me tė. Por edhe kur shumė nga qytetet ranė nėn sundimin e fisnikėve vendas, nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV, konfliktet me ta nuk munguan. Me tė tilla u shoqėrua hyrja e Balshajve nė Shkodėr, nė Tivar apo nė Vlorė, sundimi i Topiajve nė Durrės apo i Dukagjinėve nė Lezhė. Konfliktet nė fjalė ishin shprehje e njė dukurie tė pėrgjithshme pėr Ballkanin e mbarė Evropėn feudale. Qytetet detyroheshin t’u paguanin kryezotėrve ose fisnikėve njė shumė tė caktuar (akrostik, census, dacium, tributum). Nė vitin 1363, Durrėsi u detyrua tė rrisė doganat e portit, pėr tė siguruar tributin pėr fisnikėt fqinjė. Komuna e Tivarit duhej t’i paguante Balshės 2 000 dukate nė vit.
    Pavarėsisht nga lidhjet e ngushta dhe nga fakti qė marrėdhėniet qytet-fshat rregulloheshin nga tradita, doket e deri te normat statutore, nuk mungojnė rastet e konflikteve tė ashpra deri tė pėrgjakshme mes banorėve tė qytetit dhe tė fshatit. Domethėnės pėr shkallėn e armiqėsisė qė ndizej herė pas here ėshtė rasti i vitit 1438, kur qytetarėt e egėrsuar tė Tivarit sulmuan njė fshat nė rrethin e Ulqinit, duke djegur shtėpi e duke vrarė e masakruar banorė.
    Krahas qytetarėve me tė drejta tė plota (cives), qė merrnin pjesė pa kufizim nė jetėn ekonomike, shoqėrore e politike tė qytetit, nė qytetet tona pėrmenden shpesh edhe banorėt me qėndrim e status tė pėrkohshėm (habitantes, morantes), tė cilėt jo rrallė herė ishin artizanė, tregtarė e sipėrmarrės tė huaj. Nė shek. XI nė Durrės dėshmohen dy koloni me qytetarė nga Venediku e nga Amalfi, qė kishin lagjet si dhe kishat e tyre, pėrkatėsisht kishėn e Shėn Andresė dhe kishėn e Shėn Mėrisė sė amalfitanėve. Venecianėt e Durrėsit, sipas kronistit italian Malaterra, ishin “nga familje fisnike” (de nobili genere). Ashtu si venecianėt nė Durrės, edhe raguzanėt kishin nė Shkodėr, nė Tivar e nė Vlorė kolonitė e tyre tregtare me lagje e kisha tė veēanta. Nė Durrės, nė vitin 1401, dėshmohen edhe disa banorė hebrenj, tė varfėr e tė paktė nė numėr. Ata merreshin kryesisht me tregtinė e vogėl, dhe, siē del, ishin tė detyruar tė paguanin njė taksė shtesė. Njė prani e vogėl hebrenjsh dėshmohet edhe nė Vlorė, nė fund tė shek. XIV.
    Tė huajt nuk kishin tė drejtė tė zgjidhnin e tė zgjidheshin nė organet bashkiake, porse gėzonin mbrojtje tė veēantė pėr jetėn e pasurinė e tyre. Venediku e Raguza kishin konsujt e tyre nė qytete, si Durrėsi, Vlora, Spinarica, qė mbronin interesat e qytetarėve tė tyre. Ndonėse midis masės sė qytetarėve dhe kėtyre banorėve tė huaj tė qytetit lindnin herė pas here keqkuptime, kėto nuk dėshmohet tė jenė shndėrruar ndonjėherė nė pogrome e raprezalje kundėr tyre. Marrėveshje tė rregullta dypalėshe garantonin jetėn e pasurinė e qytetarėve venecianė apo raguzanė nė Durrės ose nė Vlorė. Megjithatė, ndodhte qė nė kohėn e krizave politike midis qyteteve shqiptare dhe shteteve tė Venedikut, Raguzės, Napolit etj., tregtarėt e sipėrmarrėsit e ndryshėm me origjinė nga kėto shtete, tė bėheshin objekt i armiqėsisė dhe i sulmeve tė popullsisė vendase. Nė raste tė tilla, Republika e Venedikut ose ajo e Raguzės, kanė hyrė nė traktativa tė gjata me perandorin bizantin apo me princėrit e zotėrit shqiptarė, pėr tė siguruar dėmshpėrblime pėr qytetarėt e vet.
    Nė qytetet e zhvilluara tė bregdetit, veēanėrisht nė Durrės, kishte njė rreth tregtarėsh e sipėrmarrėsish vendas tė lidhur ngushtėsisht me interesa ekonomikė me Raguzėn e sidomos me Venedikun. Ata eksportonin dhe importonin prej andej mallra tė ndryshme dhe shpeshherė kishin aty magazina, dyqane, madje dhe shtėpi tė tyre. Sipas burimeve tė kohės, pėr shkak tė interesave ekonomikė, por edhe tė njė formimi kulturor kozmopolit, kjo kategori njerėzish nė marrėdhėniet e pėrditshme shpeshherė “hiqej sikur tė ishte me origjinė veneciane” (pro Venetis expediantur). Kjo shtresė kishte mbėshtetjen e Venedikut. Nė fakt, nė momentin e kalimit tė Durrėsit nė duart e Venedikut, mė 1392, u duk qartė roli vendimtar i kėtij krahu “filo-venecian”, ku bėnte pjesė edhe kryepeshkopi durrsak Dhimitėr Nesha, si dhe ndonjė feudal i fuqishėm i rrethinave.

    Institucionet qeverisėse nė qytetet shqiptare

    Nė pikėpamje tė strukturės shoqėrore e tė organizimit politik, nė Shqipėrinė mesjetare ndesheshin dy lloje qytetesh: qytetet e llojit italo-dalmatin dhe ato tė tipit bizantin. Qė tė dyja kėto gėzonin njė traditė tė gjatė vetėqeverisėse, bartėse e sė cilės ishin fillimisht njė grup familjesh, qė shquheshin pėr pasuri, prona e pushtet. Tė tilla qenė nė Durrės gjatė shek. X-XIII familjet Krisili e Kabasilla (Kabashi), pinjollė tė tė cilave shfaqen herė pas here si “tė parė” tė vendit (proteuon) dhe si mbajtės titujsh e dinjitetesh tė larta bizantine, pėrfshirė ato tė arkondit e tė patricit. Fuqia ekonomike e kėtyre familjeve mbėshtetej nė ndėrtesat, dyqanet, depot e nė anijet qė ato zotėronin nė qytet, e sidomos nė sipėrfaqet e mėdha tė tokave qė kishin sa nė rrethet e Durrėsit, aq edhe nė Lezhė, Mat, Myzeqe e deri nė Dibrėn e nė Kolonjėn e largėt. Nė Vlorė e nė krahinėn e saj, prej shek. XI e deri vonė nė shek. XVII, familja Frėngu ėshtė vazhdimisht protagoniste nė qeverisjen dhe nė ngjarjet qė lidhen me atė zonė.
    Gjatė gjithė periudhės sė sundimit bizantin apo tė sundimeve tė tjera tė huaja, tė drejtat sovrane mbi qytetet i pėrkisnin kryezotit, qė sipas rastit mund tė ishte perandori bizantin, mbreti serb, mbreti i Napolit apo Republika e Venedikut. Kėta e ushtronin sovranitetin nėpėrmjet zyrtarėve tė caktuar enkas prej tyre dhe qė ishin njėherėsh komandantė tė ushtrisė dhe gjykatės. Nė vitin 1166 nė Krujė funksione tė tilla kryeshin nga njė prior, kurse nė Durrės nga njė proteuon (tė dyja fjalėt, njėra latine e tjetra bizantine, pėrkthehen “i pari”). Nė shek. XIII Ulqini dhe Tivari kishin nė krye njė kont. Nė periudhėn e fundit bizantine dhe gjatė sundimit serb tė Stefan Dushanit (1332-1355) mjaft qytete kishin nė krye sebastin ose qefalinė, qė u korrespondojnė ofiqeve napolitane e veneciane tė kontit e tė kapitenit (shek. XIII-XIV). Nė kohėn e sundimit tė despotėve serbė Llazareviēė (1421-1443), nė Drisht, nė Tivar e nė Novobėrdė kryezoti pėrfaqėsohej nga vojvoda. Funksioni i tij, kryekėput ushtarak, flet pėr njė kufizim tė tė drejtave tradicionale vetėqeverisėse tė kėtyre qyteteve.
    Me shembjen e Perandorisė Serbe tė Stefan Dushanit (1355), mjaft nga qytetet ranė nė dorė tė krerėve feudalė shqiptarė: Balsha (Shkodra, Drishti, Tivari, Vlora), Zaharia (Deja), Dukagjini (Lezha), Topia (Durrėsi, Kruja), Gropa (Ohri, Dibra), Muzaka (Berati, Kosturi), Zenebishi (Gjirokastra, Parga), Shpata (Arta) etj. Nė ndonjė qytet, si nė Drisht, nė Shas e diēka mė pėrpara nė Prizren, pushteti laik ushtrohej nė mėnyrė tė pazakontė nga peshkopi i qytetit. Shenja pėr njė pėrfshirje tė klerit nė qeverisjen e qytetit ekzistojnė edhe nė Tivar, ku mė 1372 pėrmendet “burgu i kryepeshkopit”.
    Venediku solli njė nomenklaturė tė re nė qeverisjen e qyteteve shqiptare pas vitit 1392, kur ai u bė zot i tyre. Nė Durrės u vu tė qeveriste bail-kapiteni, nė Shkodėr kont-kapiteni, kurse nė Tivar e nė Drisht qeveritari venecian quhej podesta. Nė Lezhė pushteti venecian pėrfaqėsohej nga kėshtjellari (castellanus) i qytetit.
    Gjithsesi, edhe nė kohėn e sundimeve tė huaja, posti i qeveritarit u besohej nė ndonjė rast edhe vendasve. Kėshtu, mė 1251 konti i Drishtit ishte njė fisnik vendas; po pėrfaqėsues i parisė lokale ishte mė 1266 edhe kapiteni i Durrėsit, Andre Vrana, qė ishte caktuar nė atė post nga kryezoti i radhės, mbreti Manfred Hohenshtaufen i Sicilisė.
    Pėrgjithėsisht, sundimtarėt e huaj pėrpiqeshin tė fitonin simpatitė e parisė dhe tė popullsisė sė qyteteve, duke u pėrpjekur tė harmonizonin interesat e veta me interesat dhe ndjeshmėritė e vendasve. Megjithatė, qė njė harmonizim i tillė ishte i pamundur, kėtė e tregojnė ankesat e vazhdueshme tė pėrfaqėsive qytetare ndaj shkeljeve dhe abuzimeve qė qeveritarėt e huaj bėnin gjatė ushtrimit tė mandatit tė tyre. Kėshtu, nė shek. XV, banorėt e Tivarit ishin aq shumė tė zemėruar nga pėrvetėsimet e paligjshme, nga detyrimet e angaritė arbitrare si dhe nė pėrgjithėsi nga sjelljet e vrazhda tė podestasė venecian Xhakomo Delfin, saqė e kishin bėrė zakon ta quanin atė me emrin “Neron”.
    Njė nga lėshimet themelore, qė kryezotėt e ndryshėm u detyruan t’u bėnin qyteteve shqiptare, ishte njohja deri nė njė farė shkalle e kuadrit juridik e institucional, qė pėrbėnte thelbin e autonomisė tradicionale tė tyre. Nė ēastin e vėnies nė zotėrim tė Durrėsit, pėrkatėsisht nė 1272 e 1392, Karli I Anzhu dhe Republika e Venedikut nxituan tė deklaronin qėllimin e tyre pėr tė respektuar pronat, privilegjet si dhe statutet e “doket e mira” (bonos usus) tė durrsakėve. Njė pjesė e tė ardhurave, qė merreshin nga doganat komunale (nė Shkodėr dogana e peshkut, nė Drisht ajo e mishit dhe e barit), edhe paskėtaj vazhduan tė shkonin nė dobi tė bashkisė. Mbi tė gjitha, u ruajtėn deri diku institucionet tradicionale vendase, qė vazhduan tė funksiononin krahas pushtetit tė kryezotit tė pėrfaqėsuar nga qeveritarėt e tij. Nė Durrės, Vlorė e gjetkė dėshmohet mbijetesa e bashkėsisė sė qytetarėve (universitas, communitas), qė ishte forma mė e gjerė e organizimit qytetar. Ishin pikėrisht banorėt e qytetit me status tė qytetarit, qė nė njė ditė tė caktuar tė vitit mblidheshin dhe zgjidhnin nėpunėsit komunalė. Nė Shkodėr mbledhja e qytetarėve bėhej ditėn e Shėn Markut, mė 25 prill. Atė ditė kambanat e Shėn Stefanit ftonin popullin tė grumbullohej nė sheshin para katedrales, ku nė praninė e peshkopit dhe tė parisė sė qytetit bėhej pėrzgjedhja e gjyqtarėve (tre), e kėshilltarėve (tetė) dhe e financierėve (dy) tė komunės. Mandati i tyre ishte pėr njė vit. Gjykatėsit, kėshilltarėt, financierėt bashkė me mė tė shquarit e qytetarėve (boni homines) ishin anėtarėt e njė asambleje mė tė ngushtė, Kėshillit komunal. Ky mblidhej nėn drejtimin e gjykatėsit tė parė, qė nė Durrės e nė Vlorė quhej me emrin bizantin prokathemen, dhe trajtonte ēėshtje qė kishin tė bėnin me besnikėrinė dhe me integritetin moral tė qytetarėve e tė nėpunėsve komunalė. Veē kėsaj, Kėshilli komunal kishte detyrė tė zgjidhte njė radhė tjetėr nėpunėsish, mes tė cilėve noterėt dhe sekretarėt e gjyqit (cancellarius). Noterėt nė mjaft raste parapėlqeheshin me kombėsi tė huaj, pėr tė shtuar shkallėn e besueshmėrisė sė tyre. Pėr kėtė qėllim, noterėt rekrutoheshin jo rrallė edhe nga radhėt e klerit. Nė Durrės dualizmi kulturor-fetar pasqyrohej edhe nė ekzistencėn paralele tė dy noteriateve: noterė qė i pėrpunonin aktet e tyre nė latinisht dhe ata qė i pėrpunonin nė greqishten bizantine.
    Nė Vlorė, si nėn sundimin bizantin e serb, ashtu edhe nė kohėn e sundimit tė Balshajve (1371-1418), ndėr postet mė tė rėndėsishme komunale ishte ai i admiralit, qė tradicionalisht mbulohej nga njė fisnik vendas. E njėjta gjė ndodhte nė Durrės me postin e protontinit. Si admirali, ashtu edhe protontini, ishin komandantė tė flotės sė qytetit.
    Caktimi i vulės sė qytetit, i njėsive tė matjes e tė peshave ishin disa nga prerogativat kryesore tė organeve bashkiake. Ato ishin tė patjetėrsueshme. Ēdo qytet kishte vulėn, masat e peshat e veta. Njė nėpunės i posaēėm ishte caktuar pėr tė verifikuar ēdo muaj saktėsinė e tyre. Nė Durrės masat dhe peshat e autorizuara mbanin vulėn e qytetit. Statutet e Shkodrės parashikonin dėnime tė rėnda pėr ata qė pėrdornin masa e pesha tė falsifikuara. Nė Durrės vula e qytetit vihej edhe mbi thasėt e kripės, prodhimi i sė cilės ishte monopol i bashkisė. Nė Shkodėr letrat qė mbanin vulėn e qytetit (charta sigillata) kishin vlerėn e dokumentit autentik, njėlloj si aktet noterike.
    Statutet ishin shprehja mė e lartė e organizimit komunal tė qyteteve shqiptare nė mesjetė. Ato pėrmblidhnin aktet normative qė rregullonin nė tėrėsinė e tyre organizimin e funksionimin e qytetit, si dhe marrėdhėniet midis qytetarėve, midis tyre dhe shtetit, midis vetė qytetit dhe ambientit rrethues. Nga tė dhėnat e deritanishme del se me statute ishin pajisur Durrėsi, Shkodra, Drishti, Tivari e Ulqini. Statutet e Durrėsit u nxorėn jashtė pėrdorimit dhe humbėn gjatė sundimit tė Topiajve nė qytet (1368-1392). Disa vite pas kalimit tė qytetit nėn sundimin e Venedikut, mė 1398, u gjetėn 35 kapituj tė kėtyre statuteve, qė ruheshin nė kuvendin franēeskan tė qytetit. Statutet e Drishtit, tė quajtura “Statutet dhe urdhėresat e kapitullit tė kishės katedrale tė Drishtit”, pasqyrojnė jetėn e njė qyteti qė identifikohej me fenė dhe ku kleri, posaēėrisht peshkopi i qytetit, kishin njė rol mbizotėrues. Ato qė ruhen tė plota janė pikėrisht “Statutet e Shkodrės”, njė kopje e tė cilave u zbulua sė fundi nė fondet e Muzeut Korrer nė Venedik. “Statutet e Shkodrės”, siē thuhet nė Kreun IV tė tyre, ruheshin nė dy kopje autentike, njėra nė dhomėn e thesarit dhe tjetra pranė gjykatės sė qytetit. Ato pėrbėhen nga 279 kapituj shkruar nė venecianishten e shek. XV. Edhe pse tė ngjashme me statutet e qyteteve italo-dalmatine, statutet e Shkodrės pėrmbajnė mjaft elementė origjinalė, qė i referohen ambientit specifik shqiptar. Mjafton tė pėrmenden nė kėtė suazė referencat ndaj institucionit tė “besės” dhe tė “hakmarrjes”, qė nuk gjenden nė statute tė tjera.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 6/7/2009, 09:28

    Tregtia dhe zejet

    Pėr shkak tė pozitės sė saj tė favorshme strategjike si urė midis Lindjes e Perėndimit, Shqipėria vazhdoi tė jetė nė mesjetė njė vend i pėrfshirė nė trajektoret kryesore tė lėvizjeve tregtare, posaēėrisht tė atyre me drejtim Perėndim-Lindje e anasjelltas. Njė numėr i madh rrugėsh zinin fill nga pikat bregdetare tė Tivarit, Ulqinit, Shirgjit, Meduės (Shėngjinit), Shufadasė, Durrėsit, Bregut, Pirgut, Spinaricės, Vlorės, Butrintit, Sajadhės, Pargės etj. dhe zgjateshin drejt brendėsisė, duke u ndalur nė qendrat e njohura tė Breskovės, Zveēanit, Nishit, Pejės, Prizrenit, Shkupit, Dibrės, Ohrit, Manastirit, Janinės, Kosturit, Selanikut e deri nė Konstandinopojė.
    Durrėsi dhe rruga e vjetėr Egnatia qenė dy nyje thelbėsore nė rrjetin ndėrkombėtar tė shkėmbimeve tregtare. Qė nė shek. XI dhe akoma mė shumė nė shekujt pasardhės, tregtarė venecianė sillnin nė Durrės produkte tė ndryshme, njė pjesė tė tė cilave e ēonin drejt Lindjes nėpėrmjet rrugės Egnatia. Veprimtari e ethshme zhvillohej edhe nė krahun e kundėrt, nga Konstandinopoja e Selaniku pėr nė Durrės, e prej kėndej, me anije, pėr nė Venedik. Bartės tė tregtisė nė njė itinerar tė tillė ishin shpeshherė edhe tregtarėt durrsakė, tė cilėt vazhdimisht pėrmenden me anijet e tyre nė Venedik. Rėndėsinė e tyre e evidenton qysh mė 1155 gjeografi arab Al Idrizi. Nė kėtė qark tregtar, midis Venedikut e Konstandinopojės, Shqipėria futej natyrshėm me eksportet dhe me importet e saj. Gruri, kripa, produktet e leshit, bulmetrat, vera, dylli, mėndafshi, lėkurėt, lėnda e drurit ishin zėrat kryesorė tė tregtisė e tė eksporteve shqiptare. Mes tyre, njė vend tė rėndėsishėm zinte edhe eksporti i bagėtisė sė gjallė. Njė objekt luksi veēanėrisht tė kėrkuar pėrfaqėsonin kuajt, posaēėrisht ata tė Kolonjės. Mė 1391, perandori Manueli II Paleologu i dhuroi ministrit tė tij, Georg Mazalon, “kalė arbėrie” (albanos hyppos), duke e quajtur atė “njė dhuratė tė shkėlqyer pėr njė burrė tė shkėlqyer”. Pėr tė shkuar nga prodhuesi te konsumatori produktet e ndryshme rėndoheshin me dogana e taksa tė ndryshme, qė shpeshherė bėheshin objekt kontestimi mes tregtarėve dhe autoriteteve. Dhėnia e privilegjeve doganore ishte kėrkesa kryesore qė Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzės u kėrkonin autoriteteve nė Shqipėri. Tė tilla privilegje jepeshin me marrėveshje tė veēanta, siē ishte ajo e Dhimitrit tė Arbrit me Raguzėn (1208), ose ato tė qyteteve tė Durrėsit e Vlorės me qytetet italiane tė Adriatikut: Ankonėn, Riminin etj.
    Privilegjet tregtare, tė akorduara mė 1208 nga Princi Dhimitėr i Arbrit, zbulojnė qė nė kėtė kohė Republikėn tregtare tė Raguzės si njė partner tė rėndėsishėm pėr qytetet dhe sundimtarėt lokalė shqiptarė. Nė fakt, tregtarėt raguzanė u shquan pėr njė prani tė kudondodhur tė tyre nė trevat shqiptare, nė kėrkim tė produkteve jetike pėr qytetin-shtet tė Adriatikut, veēanėrisht tė grurit e tė kripės. Aktet raguzane tė shek. XIII-XV dėshmojnė qartė se Republika e Raguzės nė luftė tė pėrhershme me zotėrinjtė sllavė tė prapatokės dhe me Republikėn rivale tė Venedikut, e bazonte mbijetesėn e vet edhe tek importet qė vinin nga Shqipėria.
    Tregtarėt raguzanė importonin me shumicė lėndė druri nga limanet e vogla, qė duke filluar nga shek. XIII, lindėn nė grykėderdhjet e lumenjve kryesorė tė Shqipėrisė. Si pasojė e prerjeve masive tė porositura prej tyre, sipėrfaqe tė tėra pyjore qė mbulonin fushėn perėndimore, veēanėrisht nė derdhjet e Matit, Bunės e Drinit, erdhėn duke u zhdukur.
    Produkte tė tjera tė eksportit shqiptar drejt Raguzės ishin vera, dylli, mėndafshi, velanija, lėkurėt e deri armėt dhe plumbi e argjendi, qė mbėrrinin nga qytetet e Kosovės. Nga ana tjetėr, njė numėr produktesh tė zgjedhura vinin nė Shqipėri nga jashtė, kryesisht nga Venediku, Raguza e qytetet e tjera italiane. Tė tilla ishin cohėrat e shtrenjta, armė, stoli prej ari, xhama, enė e orendi shtėpie prej xhami e fajance etj. Vlora ishte bėrė nė shek. XIII-XIV njė qendėr pėr tregtinė e beharnave, qė mbėrrinin kėtu nga vendet e Lindjes dhe prej kėtej rishpėrndaheshin pėr nė Venedik e qendra tė tjera tė Italisė e tė Dalmacisė.
    Vėllimi i madh i shkėmbimeve tregtare diktoi qysh herėt praninė e pėrfaqėsuesve tė Venedikut ose tė Raguzės nė qytetet kryesore shqiptare, ku ata pėrfaqėsonin dhe mbronin interesat e shtetasve tė tyre. Njoftimi i parė mbi ekzistencėn e njė “konsulli” venecian nė Durrės i pėrket vitit 1249 (Nicolaus Mauro, consultor Venetorum in Durachio).
    Mė 1277 dėshmohet pėr herė tė parė prania e njė “konsulli” venecian edhe nė Spinaricė, gjė qė nė vetvete flet pėr lulėzimin e kėsaj qendre tė re tregtare nė bregdetin nė veri tė Vlorės. Spinarica ishte porti kryesor nga ku niseshin pėr nė Raguzė eksportet e grurit dhe, pėr tė mbėshtetur veprimtarinė e tregtarėve raguzanė, njė konsull i Raguzės u caktua tė vepronte nė kėtė qendėr tregtare (1301). Edhe nė Prizren Raguza kishte vendosur konsullin e saj, tė paktėn nga viti 1332. Konsuj tė Venedikut e tė Raguzės kishte edhe nė Shkodėr e nė Ulqin.
    Qytetet shqiptare u kthyen nė qendra tė zhvilluara tė prodhimit zejtar. Nė Durrės dhe, nė njė masė mė tė vogėl nė Vlorė, njė masė e madhe njerėzish e kishin lidhur jetėn me detin. Pėrveē pronarėve tė anijeve, tė kapitenėve (nauclerius) dhe tė detarėve tė thjeshtė, kishte edhe grupe tė tėra qė merreshin me peshkim e me nxjerrjen e kripės. Karpentierė e ndėrtues anijesh merreshin drejtpėrsėdrejti me prodhimin e barkave dhe tė anijeve. Nė fushėn e pėrpunimit tė drurit shquheshin edhe prodhuesit e vozave (botarii). Nė Durrės pėrmenden gjithashtu zanate tė tjera: lėkurėtarė, kėpucarė, bukėpjekės, kasapė (macellarius). Gurskalitėsit (petrarii) e kėpucarėt pėrmenden pak a shumė nė tė gjitha qytetet, ndėrkohė qė prodhimi i mėndafshit zinte mjaft forca pune nė Shkodėr, Prizren, Pult, Drisht, Vlorė e nė Berat.
    Nė Prizren, nė Durrės e nė Shkodėr punohej metali pėr prodhimin e armėve, tė veglave tė punės dhe tė orendive shtėpiake. Nė Ulqin e Shkodėr njiheshin prodhuesit e kambanave, nė Vlorė pėrmenden prodhuesit e shpatave (spadarius), kurse farkėtarėt (ferrarii) gjendeshin pak a shumė nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Shqiptarėt shquheshin nė mbathjen e kuajve, aq sa nė disa qytete italiane veēohej mėnyra shqiptare e mbathjes sė kuajve (ferrare al modo albanese). Qytete tė Kosovės, si Novobėrda, Zveēani, Janjeva, pėrveēse pėr nxjerrjen, dalloheshin edhe pėr punimin e mjaft xeherorėve, si arit, argjendit, plumbit. Prizreni gėzonte njė famė tė pakrahasueshme pėr aftėsitė e argjendarėve tė tij.
    Ndėr mjeshtėritė qė kėrkonin njė pėrgatitje tė veēantė ishin ato tė mjekut, piktorit e tė arkitektit. Mjeshtėr tė kėtyre zanateve i gjejmė tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre edhe jashtė vendit, siē qe rasti i njė piktori nga Durrėsi qė mė 1388 punonte pėr llogari tė komunės sė Raguzės, ose rasti i arkitektit Andre Aleksi po nga Durrėsi, i cili midis viteve 1448-1477 ndėrtoi njė sėrė kishash e altaresh nė qytetet dalmatine tė Arbes, Traut e Splitit. Nė Berat kishte mjeshtėr tė shquar nė pikturė, nė punimin e arit e tė argjendit, nė gdhendjen e drurit. Porositės i veēantė i punėve tė tyre ishte kisha, pėr llogari tė sė cilės ata punuan miniaturat elegante tė kodikėve, afresket, ikonat, ikonostasėt, pajisjet e orenditė e ēmuara tė kultit, qė pjesėrisht ruhen deri sot. Porositės tė veprave me vlerė artistike ishin gjithashtu komunat qytetare si dhe pėrfaqėsues tė aristokracisė.
    Nė qytetet kryesore zejtarėt ishin tė organizuar nė korporata. Nė Prizren kėpucarėt kishin shoqatėn e tyre tė drejtuar nga kryemjeshtri (protomaistor). Nė Durrės njė kryekasap (protomacellarius) drejtonte shoqatėn e kasapėve tė qytetit. Shoqatė kishin nė Durrės edhe noterėt. Organizimet zejtare merrnin shpeshherė ngjyra fetare. Nė Shkodėr, Drisht, Ulqin e nė Tivar organizime tė tilla quheshin “shkollė” ose “vėllazėri” (scuola, frataglia). Ato mbanin emrin e njė shenjtori, patroni. Kėshtu, nė Shkodėr njihen “shkolla e Shėn Barbarės”, “shkolla e Shėn Mėrkurit” dhe “shkolla e Kryqit tė Shenjtė”. Nė Drisht tri shkollat mė me emėr (scuole maiores) ishin e Shėn Gjergjit, e Shėn Mėrisė dhe e Kryqit tė Shenjtė. Ndikimi i kishės nė kėto organizata zejtare shfaqet edhe nga emri me tė cilin thirrej mbledhja e anėtarėve tė tyre, kapitull (capitulus). Pėrveēse mbronin interesat e anėtarėve tė tyre, organizatat nė fjalė merreshin edhe me vepra bamirėsie, duke ofruar ndihmė pėr tė vobektėt e tė sėmurėt.
    Tregues i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes sė vėllimit tė tregtisė nė qytetet e Shqipėrisė ėshtė edhe qarkullimi i madh i monedhave. Pėrdoreshin qė nga monedhat me vlerė tė veēantė prej ari, si ato tė Bizantit (hyperper, nomisma, emmanuelata), dukati i Venedikut e fiorini i Firences, deri te monedhat prej argjendi, bronzi e bakri, si groshi, denari, stamena etj. Rritja e autonomisė sė qyteteve dhe krijimi i principatave tė pavarura shqiptare nė shek. XIV-XV u pasqyrua edhe nė prerjen e monedhave vendase. Monedhėn e vet e kishin nė kėtė kohė Shkodra, Ulqini, Tivari, Drishti, Shasi (Souacia). Monedha e Shasit paraqet, nė njėrėn anė, kėshtjellėn e qytetit me shkrimin latinisht Civitas Souacia, kurse nė krahun tjetėr mban figurėn e padronit tė qytetit, Shėn Gjonit. Monedha tė tyre prenė edhe sundimtarė tė fuqishėm shqiptarė, si Gropajt e Ohrit e Balshajt e Shkodrės. Monedha e Gjergjit II Balsha ka nė njėrėn anė padronin e qytetit tė Shkodrės, Shėn Stefanin, kurse nė anėn tjetėr simbolin e Balshajve, ujkun, tė rrethuar nga emri nė latinisht i Gjergjit.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Historia Shqiptare

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 29/3/2024, 08:26