BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Frutat dhe perimet e duhura!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Frutat dhe perimet e duhura!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/6/2013, 10:58

    Sallatat janė ushqimet mė tė mira dhe tė preferuara nė kėtė periudhė. Njerėzit i duan sallatat sepse jo vetėm qė janė tė shėndetshme dhe tė ushqyeshme por ato eliminojnė dhe dhjamin e tepėrt, sidomos nė pjesėn e barkut. Por ato do tė ishin jo tė shijshme dhe aq tė shėndetshme nėse nuk do tė shoqėroheshin me fruta apo perime. Kombinimi i tyre do tė bėnte tė mundur pėrhapjen e vitaminave si A, C, B6, B3, kalcium, bakėr, zink apo hekur nė trupin tonė. Ja disa prej perimeve dhe frutave qė duhen konsumuar nė verė.

    Qershitė

    Qershitė janė frutat mė tė pėlqyera tė pranverės. Por pėrveēse vetėm ato mund tė pėrdoren dhe nė sallatė. E bėjnė atė mė tė shijshme, dhe ndihmojnė nė ēlirimin e muskujve.

    Sugjerohen sidomos pėr ata njerėz qė vrapojnė dhe ecin shumė. Qershitė pėrmbajnė vitamina A dhe C. Ndihmojnė po ashtu nė luftėn kundėr kancerit, lehtėsojnė dhembjen e kokės si dhe parandalojnė sėmundjet e zemrės.

    Fiqtė

    Fiqtė mund tė hahen si fruta mė vetė por tashmė mund tė kombinohen dhe nė sallata me perime dhe fruta tė tjera. Ėshtė njė frutė i pasur nė minerale dhe kontrollon mirė hipertensionin dhe presionin e lartė tė gjakut.

    Ndihmon nė rėnien e peshės dhe ėshtė i sugjerueshėm pėr ata qė vuajnė nga kanceri i gjirit apo diabeti.

    Luleshtrydhet

    Luleshtrydhet janė kokrrat e kuqe mė tė veēanta jo vetėm pėr ngjyrėn e tyre por dhe shijen. Kėto kokrra tė kuqe janė tė popullarizuara sidomos nė pranverė pasi kanė dhe sezonin e tyre.

    Janė antioksidantė tė mirė dhe forcojnė imunitetin. Parandalojnė leuēeminė dhe tumoret.

    Boronicat

    Boronicat pėrbėhen nga vitamina A, B dhe C. Ato pėrbėhen dhe nga kaliumi dhe magneziumi, qė mundėsojnė reduktimin e kolesterolit nė gjak si dhe dhjamin nė trup. Gjithashtu zvogėlon nivelin e sodiumit nė organizėm,

    duke parandaluar nė mėnyrė tė veēantė sėmundje si diabeti apo ato tė lidhura me zemrėn.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 22:21