BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kanceri – pesė shkaktarė qė mund tė mos i dini!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kanceri – pesė shkaktarė qė mund tė mos i dini!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/9/2013, 11:36

    Duhani, obeziteti dhe dietat e pashėndetshme janė faktorėt mė tė njohur qė shkaktojnė kancer, por ekziston edhe njė numėr i vogėl faktorėsh tė panjohur qė japin tė njėjtin efekt dhe pėr tė cilat mund tė mos jeni tė vetėdijshėm.

    Puna nė turnet e natės

    Femrat qė punojnė nė turnet e treta pėr tė paktėn tre net nė muaj, pėr shembull infermieret dhe policet, pėrballen me njė rrezik tė madh ndaj kancerit tė zorrės sė trashė ose atij tė gjirit. Ky studim ėshtė kryer nga Shoqata Amerikane kundėr Kancerit dhe ėshtė publikuar nė revistėn shkencore “American Journal of Epidemiology”. Pėr sa i pėrket meshkujve qė punojnė nė turnet e natės, ata janė tri herė mė tė rrezikuar nga kanceri i prostatės sesa meshkujt qė punojnė nė turnet e tjera. Studimi i hartuar nga shkencėtarėt e Universitetit Kuebek zbuloi se punėtorėt qė punonin natėn ishin mė tė rrezikuar nga kanceri i mushkėrive, zorrės sė trashė, fshikėzės dhe pankreasit. Kėrkuesit mendojnė se kjo mund tė vijė si pasojė e ndryshimit tė nivelit tė melatoninės, hormonit qė i pėrgjigjet ndryshimit tė dritės. Edhe humbja e gjumit mund tė jetė njė tjetėr faktor.

    Ēfarė mund tė bėni pėr kėtė?

    Nėse nuk mund tė ndėrroni oraret tuaja tė punės, ekspertėt kėshillojnė tė merrni ilaēe qė pėrmbajnė melatoninė dhe qė tė flini mjaftueshėm gjumė gjatė ditės, mundėsisht nė njė dhomė tė errėt pėr tė rritur kėshtu sistemin tuaj imunitar. Disa kompani janė duke eksperimentuar me lloje tė ndryshme dritash artificiale, tė cilat nuk ndikojnė nė prodhimin e melatoninės.

    Kontraceptivėt

    Femrat janė mėsuar tė pėrdorin lirshėm pilula kontraceptive (qė parandalojnė shtatzėninė e padėshiruar), por ėshtė zbuluar se ato kėshtu ekspozohen ndaj njė rreziku edhe mė tė madh pėr zhvillimin e kancerit tė gjirit. Shoqata Amerikane kundėr Kancerit ka vėrejtur se femrat qė marrin pilula janė mė tė prekura nga kanceri sesa ato qė nuk i marrin. Nėse ndalohet marrja e pilulave, duket se edhe niveli i rrezikut kthehet nė normalitet. Femrat qė nuk kanė marrė kontraceptivė oralė pėr mė shumė se 10 vjet, nuk janė mė tė rrezikuara ndaj kancerit tė gjirit. Hormonet pjesė pėrbėrėse e pilulave janė fajtorė tė mundshėm, shprehen studiuesit. Faktorė tė tjerė mund tė jenė edhe hormonet e ngritura femėrore, si pėr shembull te rasti i menstruacioneve tė hershme, menopauzės sė vonshme dhe terapia me estrogjen, qė mendohet se ndikon nė shtimin e rrezikut tė kancerit tė gjirit.

    Ēfarė mund tė bėni rreth kėsaj?

    Nėse pėrdorni kontraceptivė oralė, ekspertėt ju kėshillojnė tė diskutoni me mjekun tuaj nė lidhje me rreziqet qė ju kanosen. Ekziston mundėsia qė tė balanconi kontraceptivėt me mėnyra tė tjera tė jetesės sė shėndetshme. Pėr shembull mund tė bėni ushtrime fizike, tė ushqeheni shėndetshėm apo edhe tė lindni fėmijė para moshės 30 vjeē, qė mendohet se ulin nivelin e rrezikut ndaj kancerit tė gjirit.

    Ekspozimi i paktė nė dritė

    Dihet tashmė se qėndrimi i gjatė nė dritė ka efekte negative, pasi rrezet ultraviolet mund tė shkaktojnė kancer tė lėkurės. Por, ajo qė ėshtė zbuluar sė fundmi ėshtė se drita e diellit aktivizon disa lėndė kimike nė lėkurė, tė cilat prodhojnė vitaminėn D, njė vitaminė kjo e domosdoshme pėr funksionet e trupit. Vitamina D pėrmban veti shumė mbrojtėse ndaj shumė lloje tė kancerit si pėr shembull ai i pankreasit dhe i zorrės sė trashė. Ēelėsi ėshtė tė siguroheni qė tė ekspozoheni nė diell nė sasinė e duhur, pa e tepruar dhe jo nė kohėn e mesditės, kur dielli ėshtė mė i fuqishėm.

    Ēfarė mund tė bėni rreth kėsaj?

    Mund ta merrni vitaminėn D nėpėrmjet mėnyrave tė ndryshme si farmaceutike ashtu edhe nėpėrmjet ushqimeve qė e pėrmbajnė, si pėr shembull qumėshti.

    Seksi i pambrojtur

    Viruset dhe bakteret nuk ndikojnė shumė nė krijimin e kancerit, por ka disa infeksione tė rrezikshme qė transmetohen seksualisht qė mund tė luajnė njė rol shumė madhor. HPV (Human papillomavirus) ėshtė njė virus qė pėrfshin variacione tė ndryshme, tė cilat shkaktojnė irritim tė lėkurės, lytha gjenitale dhe janė tė lidhur me lloje tė ndryshme kanceri si ai i qafės sė mitrės, vaginės, anusit, testikujve dhe laringut. Infeksionet e Hepatitit B dhe C mund tė shkaktojnė gjithashtu kancer. Njerėzit e infektuar me HIV janė nė rrezik tė madh ndaj kancerit tė krijuar nė nyjat limfatike ose nė indet limfoide.

    Ēfarė mund tė bėni?

    Rekomandohet qė fėmijėt e moshės 11-12 vjeēare tė vaksinohen kundėr HPV. Kėto vaksina kėshillohen edhe pėr adoleshentėt, meshkujt deri nė moshėn 21-vjeēare dhe pėr femrat deri 26 vjeē. Janė tri vaksina qė bėhen ēdo gjashtė muaj.

    Mosha

    Mundėsia e prekjes nga kanceri shtohet edhe me kalimin e moshės. Ėshtė njė faktor qė nuk duam ta pranojmė, por qė ekziston dhe qė s’mund tė anashkalohet. Pavarėsisht se kanceri mund tė na prekė nė ēdo moshė, shumica e personave tė diagnostikuar me kancer janė mbi moshėn 65-vjeēare, atėherė kur qelizat fillojnė tė shkatėrrohen dhe mbrojtja natyrale e trupit fillon tė dobėsohet.

    Si t’ia bėni nė kėtė rast?

    Shkencėtarėt shprehen se ndonėse ne nuk mund tė ndikojmė nė plakjen, mund tė pėrmirėsojmė stilin e jetės pėr tė pasur njė pleqėri sa mė tė shėndetshme.

      Ora ėshtė 16/10/2024, 14:17