BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kadrihashimi ose Hashimkadriu e pėrjashtoi nga zgjedhjet Degėn e PDK-sė nė Viti

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    19092013

    Buzqeshje Kadrihashimi ose Hashimkadriu e pėrjashtoi nga zgjedhjet Degėn e PDK-sė nė Viti

    Mesazh nga Vizitor

    Kadrihashimi ose Hashimkadriu e pėrjashtoi nga zgjedhjet Degėn e PDK-sė nė Viti Largea_hashim_thaqi-dhe-kadri_veseli1379510196

    Nexhemdin Arifi mund tė jetė kandidat i mrekullueshėm i
    Askush nė Viti, por as nė Kosovė nuk mund ta imagjinonte njė "DĖNIM" dhe komplot tė kėtillė ndaj njė Dege tė njė partie dhe ndaj 6 mijė anėtarėve dhe votuesve tė PDK-sė nė Viti! Binomi Hashim- Kadri, s'mund ta bėnte kush tjetėr, nė kundėrshtim me vullnetin e njė Dege, nė kundėrshtim dhe pa asnjė vendim a qėndrim tė Kryesisė sė PDK-sė (Kėshilli Drejtues i kėsaj partie ėshtė bėrė qė tė mos funksionoje dhe tė mos pyetet kurrė), nė kundėrshtim me statutin e Partisė, nė kundėrshtim me ligjet dhe rregullat nė fuqi, nė kundėrshtim edhe me moralin shoqėror, ditėn e fundit (me 17 shtator) na e nxjerrin njė kandidat nga "ZARFA" e tyre pėr kryetar komune nė Viti, i cili nuk ėshtė as anėtar i PDK-sė dhe as i propozuar nė asnjė organ dhe nivel tė PDK-se! Madje, njė kandidat qė nuk ka aplikuar brenda afatit ligjor! Kjo dėshmon se nė ketė komplot ose pjesė e tij ishte edhe KQZ-ja e sterpolitizuar (partiakzuar) dhe e stervarur! Edhe nė kohėn e pushtimit tė egėr dhe tė njė sistemi politik monist kur na dėnonin ose na shqiptonin ndonjė masė (kur nuk na lejohej t'i vazhdonim studimet, p.sh.) na jepnin njė copė letėr tė shkruar, kurse "dėnimi" qė i paska dhėnė Kadrihashimi Degės sė PDK-sė dhe Vitisė nuk ėshtė regjistruar kerkund dhe nuk na ėshtė bėrė i njohur asnjėherė! Kush (cili organ) e shqiptoi kėtė dėnim, kur e shqiptoi, pse e shqiptoi?! Tė papėrshtatshėm moralo-politikisht?! Apo edhe ky spastrim i PDK-se nga vlerat e saj demokratike, liridashėse e kombėtare ėshtė pjese e marrėveshjeve tė Brukselit?! Madje, edhe nė ushtrinė jugosllave kur jam dėnuar (si edhe shumė shqiptare tė tjerė) ma patėn dhėnė njė copė letėr tė shkruar. Logjik dhe pėrpjekjet pėr ta mundur PDK-nė me prurje tė dyshimta ka 5-6 vite qė ka hyrė masivisht nė PDK dhe po ia zėnė frymėn e po ia merr shpirtin kėsaj partie. Kėto praktika kunderdemokratike, ilegale dhe me ngjyrime te forta mafioze (jo vetėm nė PDK) nė partitė politike, nė institucionet dhe nė shoqėrinė tonė janė kancer i kėtij vendi dhe i kėsaj republike. Nuk po zgjatem mė shumė, sepse rastin "VITIA" tashmė e njohin mirė anėtarėsia e gjerė e PDK-sė nė Kosovė, por edhe opinioni publik. Nexhemdin Arifi mund tė jetė kandidat i mrekullueshėm i "klanit tė Zemunit" nė Viti dhe i Kadrihashimit, por nė asnjė rrethanė dhe asnjėherė kandidat i PDK-sė dhe i Degės sė saj nė Viti.
    Unė i falėnderoj dhe u jam pėrgjithmonė mirėnjohės anėtareve dhe dashamireve tė shumtė tė PDK-sė nė Viti (rreth 6 000 veta) pėr angazhimin e tyre maksimal, pėr qėndrimin e tyre dinjitoz dhe pėr ruajtjen e pastėrtisė se kėsaj Dege gjatė kėtyre viteve tė vėshtira karshi atyre qė ka pesė-gjashtė vite qė u pėrpoqėn dhe u angazhuan ta nxijnė dhe ta korisin. Drejtuesit e kėsaj Dege dhe organet e saj edhe presionin dhe shantazhet e lloj-llojshme tė tipit tė Ilmi Recices i pėrballuan me dinjitet, duke nderuar vetėn e tyre, Vitinė dhe mua (kandidatin e tyre). Mirėnjohje, nder dhe falėnderim pėr secilin anėtar, por edhe pėr secilin qytetar te Vitisė qė ėshtė pėrpjekur dhe pėrpiqet pėr tė mirėn e Vitisė, pėr tė mirėn e bashkėqytetarėve tė tij dhe tė kombit tone shqiptar! Bashkė do tė jemi e mira e Vitisė dhe e Kosovės. Tė ndarė e tė pėrēarė na duan vetėm ata qė e duan Vitinė nė gjunjė dhe tė poshtėruar, vetėm ata qė Vitinė e duan nė duart e uzurpatoreve, matrapazėve, mafias, krimit dhe korrupsionit... Xhevat Bislimi

    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 04:28