BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Efektet e vėrteta tė pirjes sė duhanit nė trupin e njeriut!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Efektet e vėrteta tė pirjes sė duhanit nė trupin e njeriut!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/9/2013, 11:27

    Ēdokush e di se duhani ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin e njeriut, madje edhe se pirja e tij ēon deri nė vdekje! Kjo ėshtė vėrtetuar nga studime tė ndryshme shkencore. Artikulli nė fjalė ju njeh me efektet e vėrteta tė tij, si dhe kėshillat pėr ta lėnė atė… Pirja e duhanit na bėn keq, kėtė e dimė tė gjithė! Gjithashtu nga pirja e tij mund tė vdesim! Ēdo vit nė tė gjithė botėn numri i tė vdekurve pėr shkak tė duhanit po rritet me ritme tė frikshme. Por efektet e cigareve nė trupin e njeriut janė tė shumta dhe ato ndikojnė ēdo ditė nė jetėn e duhanpirėsit. Duhani gjatė djegies ēliron 4 mijė lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv, qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkėrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, ato qė ndikohen apo rėndohen prej tij, ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqendrohemi mbi dėmet kryesore.

    Heq frymėmarrjen

    Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, 90-95% e tumoreve tė mushkėrive shkaktohen nga pirja e duhanit dhe cigaret nė Itali janė pėrgjegjės pėr rreth 30 mijė vdekje nė vit nga kanceri nė mushkėri. Duke folur po pėr mushkėritė, pirja e duhanit shkakton bronkit akut afatgjatė, bronkit kronik dhe emfizemė, si dhe incidencėn dhe ashpėrsinė e episodeve astmatike dhe infeksionet e pėrsėritura tė frymėmarrjes.

    Zemra e “ēmendur”

    Pirja e duhanit ėshtė shkaktari kryesor i infarktit dhe i sėmundjeve koronare tė zemrės te gratė dhe burrat dhe veēanėrisht ajo ėshtė e lidhur me 30% tė vdekjeve nga sėmundjet koronare tė zemrės. Duhani rrit rrezikun e arteriosklerozės dhe tė infarktit miokardik, sepse ai favorizon formimin e pllakave dhe formimin e trombeve. Sėmundja koronare arteriale shkaktohet nga monoksidi i karbonit dhe nikotina. Ajo ėshtė njė nga sėmundjet mė tė zakonshme nė vendet e zhvilluara. Duhanpirėsit rrezikojnė tė sėmuren dy herė mė shumė sesa ata tė cilėt nuk e pinė atė.

    Duhanpirja dhe seksi


    Tymi i duhanit ėshtė njė faktor rreziku shumė i rėndėsishėm nė mosfunksionimin e organeve gjenitale tė meshkujve. Njė studim i kryer nė Masashuta ka treguar se si pirja e duhanit rrit rrezikun e impotencės, me njė incidencė mes 5% dhe 15% mė tė lartė sesa ajo e joduhanpirėsve. Por duhani nuk ka njė efekt tė dėmshėm vetėm mbi nivelin e enėve tė gjakut, por ai ka njė rol tė drejtpėrdrejtė edhe nė indet gjenitale tė mashkullit.

    Mė shumė cigare, mė tė shėmtuar

    Edhe nga pikėpamja estetike duhanpirja ka njė ndikim negativ mbi trup. Nė fakt duhani zvogėlon mbrojtjen imunitare pėrkundrejt pllakave bakteriale, shkakton njė zverdhje tė dentinės dhe rrit rrezikun e gingivitit. Pėrveē kėtyre, duhani pėrshpejton plakjen e lėkurės.

    Shtatzėnia nė rrezik

    Tė pish duhan gjatė shtatzėnisė do tė thotė tė bėsh njė krim, sepse kjo gjė mund t’i shkaktojė dėme tė pėrhershme fėmijės tuaj ose nė raste tė tjera mund t’ju shkaktojė dėshtim spontan. Njė grua shtatzėnė e cila pi duhan ka njė rrezik mė tė madh pėr tė lindur fėmijė tė vdekur ose tė lindė njė fėmijė nėn peshė. Gjithashtu pirja e duhanit gjatė shtatzėnisė mund tė shkaktojė njė vonesė nė rritjen dhe zhvillimin mendor tė fėmijės, si dhe tė mushkėrive.

    Kancer jo vetėm nė mushkėri

    Pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit tė fshikėzės, mėlēisė, laringut, ezofagut, pankreasit dhe gojės. Duhani, pėrveē kėtyre, ėshtė njė faktor rreziku pėr zhvillimin e diabetit nė kohė tė hershme. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 nė raport me popullsinė joduhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulcerėn e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2,7 herė rrezikun pėr kancer nė stomak. Duhani shkakton shumė sėmundje dhe ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin e njeriut. Njerėzit mundohen ta lėnė duhanin, por nuk munden, pasi ata janė mėsuar ta konsumojnė shumė atė. Disa njerėz mendojnė se duhani tė largon dhimbjen e kokės, por pėrkundrazi ai e shton akoma mė shumė atė, por ne nuk e ndiejmė.

      Ora ėshtė 16/10/2024, 14:23