BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Struktura e trurit mund tė parashikojė dhimbjen?!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Struktura e trurit mund tė parashikojė dhimbjen?!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/9/2013, 17:11

    Nėse vuani nga dhimbja e vazhdueshme qė nuk mund tė largohet, edhe pse ka kaluar shumė kohė nga krijimi i saj, informohuni me tė dhėnat mė tė fundit nga shkenca pėr gjendjen tuaj. Ndryshimet strukturore nė tru mund tė jenė njė nga arsyet pėrse njė person e merr veten nga dhimbja, ndėrsa te njė tjetėr zhvillohet njė dhimbje agonie kronike, kėshillon njė studim i ri. Kėrkuesit u bėnė skaner koke 46 njerėzve, tė cilėt kishin dhimbje tė mesit pėr rreth tre muaj dhe mė pas vlerėsuan dhimbjen e tyre katėr herė gjatė vitit tė ardhshėm. Rreth gjysma e pacientėve e morėn veten gjatė vitit, gjysma tjetėr vazhdoi tė pėrjetonte dhimbje tė vazhdueshme gjatė gjithė studimit. Duke parė edhe njėherė skanimet e truve, kėrkuesit gjetėn ndryshime nė strukturėn e trurit te njerėzit tė cilėt e morėn veten krahasuar me njerėzit qė vazhduan tė ndienin dhimbje.

    Ndryshimet u gjetėn nė lėndėn e bardhė tė trurit, e cila pėrgjithėsisht konsiston nė lidhjet e gjata midis neuroneve dhe zonave tė trurit.

    Veēanėrisht, ndryshimet ishin midis lidhjeve tė zonave tė trurit, qė mendohet tė jenė tė pėrfshira nė perceptimin e dhimbjes, shprehen shkencėtarėt.

    “Ne mund tė kemi gjetur njė shkak anatomik pėr dhimbjen kronike nė tru”, tha nė njė deklaratė kėrkuesja nė studim Vania Apkarian, profesore e psikologjisė nė Universitetin e Mjekėsisė nė Feinberg, Ēikago.

    Kėto ndryshime strukturore zakonisht ekzistojnė tė pavarura nga incidentet qė e nxisin dhimbjen dhe mund tė ndodhė qė disa njerėz janė mė tė prirur pėr ta zhvilluar dhimbjen kronike, thanė hulumtuesit e studimit, i cili do tė botohet nė numrin e tetorit tė revistės mbi dhimbjen.

    Shumė njerėz qė pėrjetojnė dhimbje p
    as njė dėmtimi, me kalimin e kohė i kthehen gjendjes sė qėndrueshme shėndetėsore. Megjithatė, disa vazhdojnė tė vuajnė shumė kohė pas lėndimit.

    Nuk ėshtė e qartė se ēfarė mekanizmi bėn kalimin nga gjendja akute e dhimbjes nė gjendje kronike qė mund tė vazhdojė me vite.

    Nė studim, kėrkuesit pėrdorėn njė teknikė pėrfytyrimi tė trurit tė quajtur difuzioni tensor i pėrfytyrimit, i cili pat integritetin e lėndės sė bardhė tė trurit.

    Pėrfundimet u konfirmuan mė tej kur kėrkuesit krahasuan pjesėmarrėsit nė studim me grupe tė tjera njerėzish. Ata zbuluan se materia e bardhė e pacientėve me dhimbje tė vazhdueshme ishte e njėjtė me njė grup tė tretė njerėzish qė vuanin gjithashtu nga dhimbja kronike.

    Pėrkundrazi, lėnda e bardhė nė pacientėt qė e pėrjetonin dhimbjen jo gjatė, nuk ishte njėlloj me lėndėn e bardhė nė trurin e njerėzve tė shėndetshėm.

    Pėr tė testuar fuqinė e marrėdhėnieve midis strukturės sė trurit dhe dhimbjes kronike, kėrkuesit panė se ēfarė tregonin skanimet e trurit nė fillim, pėr tė parashikuar nėse pacientėt do tė shėrohen apo do vazhdojnė tė vuajnė nga dhimbja.

    Ata zbuluan se skanimet e hershme tė trurit parashikonin se dhimbja e cilit do tė zhdukej dhe dhimbja e cilit do tė vazhdonte edhe pas njė viti.

    “Ne mbetėm tė befasuar sesa tė fuqishme ishin pėrfundimet dhe tė mahnitur sesa saktė skanimet e trurit e parashikonin dhimbjen e mesit”, tha Apkarian. Parashikimi ėshtė fjala kyē qė do tė ndihmojė nė trajtimin e dhimbjes kronike.

    Zbulimet tregojnė se struktura e trurit ėshtė e pėrfshirė nė dhimbjen kronike dhe se mė shumė studime do tė duhen pėr tė kuptuar mė saktė rolin e lėndės sė bardhė nė tru nė lidhje me dhimbjen e vazhdueshme. /ikub/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 16/10/2024, 14:24