BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fiksimi i ri pėr kujdesin shėndetėsor!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Fiksimi i ri pėr kujdesin shėndetėsor!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/9/2013, 19:09

    Ka njė sėrė produktesh suplementare qė janė shfaqur nė treg dhe qė pėrmbajnė vitaminat K, veēanėrisht vitaminėn K2. Por pse njerėzit kanė filluar papritur tė konsumojnė pikėrisht kėtė lloj vitamine? Jo tė gjithė kanė dėgjuar pėr vitaminėn K2. Por gjithnjė e mė shumė njerėz po e konsumojnė atė nė suplemente, sė paku sipas njė kompanie kėrkimi tregu, “Mintel”. Ajo thotė se produktet e reja ushqimore, pijet dhe tabletat me vitamina qė pėrmbajnė K2, janė rritur me 183 pėr qind nė tė gjithė botėn mes viteve 2008 dhe 2012. Forma mė e njohur e vitaminės K, K1, ka paraqitur njė rritje tė fortė, por gjithsesi mė tė ngadaltė prej 96 pėrqindėsh gjatė kėsaj periudhe.

    Numri i produkteve qė pėrmbajnė vitaminėn K1 ėshtė ende shumė mė i lartė se ato qė pėrmbajnė vitaminėn K2. Tė gjitha llojet e vitaminave K zunė 1 pėr qind tė tė gjitha produkteve tė reja ushqimore, pijeve dhe vitaminave suplementare tė hedhura nė treg vitin e kaluar.

    Por ēfarė ėshtė vitamina K dhe ēfarė dallimi ka mes K1 dhe K2 e pse njerėzit po interesohen kaq shumė pėr tė?

    Tė rriturit kanė nevojė pėr afėrsisht 0.001 mg vitaminė K nė ditė pėr ēdo kilogram peshė trupore. Ekspertėt thonė se njerėzit janė nė gjendje tė marrin sasinė e nevojshme nė rast se kanė njė dietė tė balancuar e tė shumėllojshme, ku sasitė e tepėrta magazinohen menjėherė nė mėlēi pėr pėrdorim nė tė ardhmen.

    Zarzavatet me gjethe jeshile tė tilla si brokoli dhe spinaqi, vajrat vegjetale e drithėrat janė burime tė mira tė vitaminės K. Sasi tė vogla mund tė gjenden edhe nė mishra tė ndryshme si pula apo nė bulmet. Ekspertėt kėshillojnė moskonsumimin e tepėrt tė vitaminės K, pasi mund tė jetė e dėmshme.

    Ata qė marrin antikogulantė duhet tė kenė parasysh pėrvojėn e njė britaniku me zemėr mekanike, i cili u shtrua nė spital pasi konsumoi shumė lakra belge, (mustardė), sepse kėto pėrmbajnė sasi tė madhe vitamine K.

    Po pse po rritet nė popullaritet vitamina K dhe vitamina K2?

    Laura Jones, njė analiste e ushqimit botėror te “Mintel”, thotė kėrkimet e fundit kanė zbuluar se vitamina K2 ka pėrfitime shumė mė tė gjera shėndetėsore nga sa mendohej mė parė dhe gjithnjė e mė shumė po shihet si ingredient pėr shėndetin e kockave.

    “Vitamina K1 ka njė jetė relativisht tė shkurtėr dhe pastrohet me shpejtėsi nga gjaku. Nga mėlēia pastrohet brenda tetė orėsh. Vitamina K2 ka njė jetė mė tė gjatė, deri nė 72 orė, gjė qė do tė thotė se mbetet aktive biologjikisht nė trup pėr mė gjatė. Vitamina K2 absorbohet mė mirė nga trupi dhe lidhet me shėndetin kardiovaskular. Ajo drejton kalciumin te kockat dhe parandalon depozitimin e tij aty ku nuk duhet, pėr shembull nė arteriet dhe organet, ku mund tė shkaktojė dėme”, thotė ajo.

    Pretendimet pėr tė mirat shėndetėsore tė vitaminės K kanė mbėshtetje nga Autoriteti Europian i Sigurisė Ushqimore. Ky institucion thotė se “vitamina K ndihmon nė ruajtjen e kockave nė gjendje normale dhe nė mpiksjen e gjakut”.

    Me popullatėn nė plakje, veēanėrisht nė tregjet e mėdha si Europa, Japonia, Kina dhe SHBA – shitjet e saj po rriten pėr shkak se ėshtė nė rritje osteoporoza, gjė qė sjell mė shumė interes nė shėndetin kockor.

    Numri i produkteve qė pretendojnė se kanė efekte pozitive nė shėndetin kockor ėshtė rritur me 44 pėr qind qė nga viti 2009, thotė “Mintel”. Dhe ndėrsa kalciumi dhe vitamina D vijojnė tė zėnė pjesėn mė tė madhe tė tregut tė ushqimeve vitaminoze e suplementeve ushqimore, Jones mendon se ėshtė rritur ndėrgjegjėsimi i konsumatorėve mbi vitaminėn K2.

    Por jo tė gjithė janė tė bindur.

    Dr. Sarah Jarvis, mjeke e pėrgjithshme, thotė se nuk ka prova qė tė sugjerojnė se njerėzit po marrin mė shumė vitamina K.

    “Nuk shoh arsye se pse njerėzit me shėndet duhet tė marrin vitamina K apo suplemente tė tjera – me pėrjashtim tė vitaminės D. Ėshtė shumė mė mirė tė bazohesh te njė dietė e shėndetshme dhe e balancuar”, thotė ajo.

    Ajo mendon se suplementet japin njė mesazh tė gabuar.

    “Ndjesia ime nga tė rinjtė qė vijnė nė klinikė ėshtė se ata mendojnė se mund tė kenė dietė plehrash dhe tė marrin multivitamina pėr ta kompensuar. Kjo nuk ėshtė logjikė e shėndoshė. Dhe nėse njerėzit mė tė moshuar janė tė shqetėsuar pėr kockat e tyre, ėshtė mė e rėndėsishme qė ata tė kujdesen pėr sasinė e kalciumit dhe vitaminės D. Vitamina K ėshtė e lidhur me koagulimin – konsumimi me tepri mund tė ketė ndikim negativ”, thotė ajo.

    Pėrgjigjja

    Vitamina K po shihet gjithnjė e mė shumė si njė pėrbėrės i shėndetit tė kockave. Popullata nė plakje dhe rritja e osteoporozės ka ndikim.

    Ekspertėt e shėndetit publik thonė se vitamina K ka shumė funksione tė rėndėsishme, pėr shembull, mpiksjen e gjakut, gjė qė ndihmon plagėt tė shėrohen nė mėnyrėn e duhur. Fėmijėt lindin me nivele mė tė ulėta tė vitaminės K dhe pėr kėtė arsye, nė disa vende ofrohet njė injeksion me tė pak pas lindjes, pėr tė ndaluar problemet e rrjedhjes sė gjakut brenda.

    Ka gjithashtu prova nė rritje se vitamina K e tretshme nė yndyrė ėshtė e nevojshme pėr tė ndėrtuar kocka tė forta.

    Ēfarė janė vitaminat?

    Ushqyes themelorė qė nevojiten nė sasi tė vogla nga trupi i njeriut.

    Disa vitamina janė tė tretshme nė yndyrė (vitaminat A, D, E, K) dhe gjenden nė yndyrėn e kafshėve, pėrfshirė gjalpin dhe dhjamin, vajrat vegjetale, produktet e bulmetit, mėlēi dhe vajin e peshkut.

    Vitaminat B, vitaminat C dhe acidi folik janė tė tretshme nė ujė dhe gjenden te frutat, zarzavatet dhe drithėrat.

    Vitaminat e tretshme nė yndyrė vetėmagazinohen nga trupi; ato tė tretshme nė ujė, jo.

      Ora ėshtė 16/10/2024, 14:25