BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Truri i njeriut do tė bukurėn fizike!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Truri i njeriut do tė bukurėn fizike!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/10/2013, 12:59

    Sjellja miqėsore vepron nė treshen hipotalamus-hipofizė- adrenalinė, pėrgjegjėse e maturisė dhe e strukturės fizike. Nga analizat e fundit duket se ėshtė kjo, ajo e cila ndikon gjenetikisht bukurinė e gjeneratave tė ardhshme.
    Shpesh ia pėrsėrisim vetes ēdo ditė tė njėjtėn gjė, madje kėtė e bėjmė edhe me fėmijėt tanė: bukuria nuk ėshtė gjithēka nė jetė, ka shumė gjėra tė tjera mė tė rėndėsishme. Megjithatė ana fizike, e jona dhe e atyre pėrreth nesh, ėshtė ndėr prioritetet e jetės sė ēdo individi. Pse ndodh kjo, nėse ne mendojmė ose pėrpiqemi tė bindemi pėr tė kundėrtėn? Njė shpjegim i mundshėm vjen nga dr. I.E.Elia, njė studiues i pavarur nė Universitetin e Kembrixhit, i cili “sheh” nė tru njė kėrkim konstant pėr bukurinė, nė veēanti te njerėzit qė takojmė ose tek ata tė cilėt “pėrplasemi ēdo ditė tė jetės sonė”. Sipas disa studimeve, qeniet njerėzore kanė njė tendencė pėr t’u shtuar atribute pozitive njerėzve me pamje tė bukur.

    Kėshtu qė pėrveē zgjuarsisė dhe shkathtėsisė vlen edhe bukuria. Edhe pse aspekti estetik mund tė ndryshojė nga individi nė individ, duket se janė disa parametra tė cilėt ndahen nga shumica e njerėzve. Pėr tė kuptuar motivimin dhe arsyen se pse gjithēka qė ėshtė bukur ėshtė edhe e “mirė”, dr. Elia, i specializuar nė antropologjinė fizike dhe sociale u pėrpoq tė interpretonte disa nga rezultatet e eksperimentit tė famshėm rus tė quajtur “Farm Fox Experiment” (eksperimenti i dhelprės nė fermė), qė zgjati mė shumė se pesėdhjetė vjet. Nė kėtė eksperiment, disa dhelpra argjendi (Vulpes Vulpes) janė rritur nė mėnyrė selektive nė bazė tė sjelljes sė tyre miqėsore ndaj njerėzve.

    Pas njėzet viteve “zbutjeje”, dhelprat ishin bėrė mė “komunikuese” dhe mė tė besuara drejt njerėzve. Por jo vetėm kaq: me kalimin e kohės, dhelprat e gjeneratave tė mėvonshme, maturoheshin (piqeshin) vazhdimisht dhe kishin karakteristika mė tė mira fizike, duke ndryshuar formėn e kafkės e cila dukej mė e rrumbullakėt, hundėn mė tė vogėl dhe feēka pak mė e zgjatur. Pra shkurtimisht, ato dukeshin estetikisht mė tė bukura. Kjo do tė thotė se sjellja mund tė bėjė ndryshime gjenetike edhe pėr atė qė ka tė bėjė me strukturėn fizike tė njė individi, si njeri ashtu edhe kafshė.

    Pra gjatė eksperimentit, dhelprat e pėrzgjedhura me sjellje mė miqėsore ia kanė arritur nė njėfarė mėnyre tė ndikojnė nė gjenetikėn e boshtit HPA (hipotalamus-hipofizė-adrenalinė) i cili ka si qėllim tė mbajė nėn kontroll emocionet negative qė lidhen me frikėn dhe agresionin. Ėshtė pikėrisht ndryshimi i funksionit hormonal HPA qė do tė lejojė pjekjen (pjekurinė) e hershme e qė pėr rrjedhojė do tė sjellė edhe karakteristika tė ndryshme fizike. Hulumtime tė tilla tė publikuara nė revista tė ndryshme biologjike sugjerojnė se bukuria fizike nuk ėshtė gjė tjetėr veēse sinjali i njė individi me njė nivel mė tė lartė tė aksesueshmėrisė, inteligjencės dhe sjelljes mė tė mirė sociale. Kjo mund tė jetė edhe arsyeja e mundshme se pėrse qeniet njerėzore tėrhiqen gjithmonė nga ata tė cilėt janė estetikisht mė tė bukur.

    Tėrheqja fizike

    Faktori i parė qė tėrheq njerėzit te njėri-tjetri ėshtė pamja. Pamja fizike e vetme sigurisht nuk ka efekt, por paraqet pikėnisjen nga e cila ia fillojnė shumė njerėz. Shumė meshkuj tėrhiqen nė fillim nga pamja fizike, e cila pastaj i motivon ata tė gėrmojnė mė shumė pėr ta njohur atė person. Pavarėsisht nga besimet e pėrgjithshme, jo tė gjithė njerėzit i japin tė njėjtėn rėndėsi tėrheqjes fizike, edhe nėse janė shumė tė bukur vetė. Ēdo njeri ka hartėn e tij tė tėrheqjes unike nga tė tjerėt, ku bėn pjesė dhe pamja fizike e listuar sipas rėndėsisė qe i jep. /ikub/

      Ora ėshtė 16/10/2024, 14:26