Streetstyle per pranvere/vere 2014 shfaq disa look per red carpet, nje nder to eshte dhe tendenca me e fundit crop top per te gjitha fashionistet e verteta te cilat nuk mund te heqin dore pa pasur ne garderoben e tyre nje veshje te tille.
Ne fakt kjo nuk eshte nje tendence eskluzive e modes 2014, por eshte shfaqur edhe me pare. Mbase disa nga ju do tu kujtohet stili i viteve 90', kur ne ate kohe zbulimi i kerthizes ishte me te vertet nje mode.
Cfare kuptojme me crop top? Behet fjale per nje bluze, kanotiere apo dhe pulover, me te shkurter se zakonisht. Ky model zbulon barkun. Si mund ta veshim crop top per te qene ne trend? Ajo qe ju duhet ne kete rast eshte pjese e poshtme e duhur, keshtu qe mund te mendoni per pantallona, funde apo dhe shorts por me bel te larte. Nuk duhet te zbuloni pjesen e poshtme te barkut. Vetem nje pjese te lekures, pak posht gjoksit.
Crop top look jane shume te thjeshte per tu realizuar edhe pse nuk keni nje bark te shume te sheshte por jeni te gjata mund te mbani nje look te tille. Zakonisht eshte e keshillueshme qe crop top te vishen me nje fund me bel te larte dhe te gjate deri tek gjunjet. Mes modeleve me interesante te para nga koleksione te ndryshme jane ato te Alberta Ferreti, e cila i ka zbukuruar me embelsine e luleve dhe me nuanca vitaminike, ndersa ato te Chanel jane zbukuruar me kristale dhe perla. Kombinimet me te mira per tu realizuar me crop top jane ato me funde, sepse cdo njera mund te zgjedh modelin qe i shkon me shume. /ikub/