Kėtė vit make up-i i dasmės ėshtė i shkėlqyeshėm, delikat dhe mbi te gjitha natyral. Nxjerr ne pah bukurinė e fytyrės pa renduar linjat, duke luajtur ne ngjyrat e lėkurės. Nuancat variojne nga roza romantike tek tonalitete me te ngrohta te ngjyrės kafe deri tek ato me intriguese si ngjyra gri. Nuk mungojnė edhe pamjet vintage me shkėlqyes dhe qerpikė me shume volum, kombinuar me tonalitet krem pėr qepallat.
Grimi i nuseve efekt natyral
Tendencat e grimit pėr nuset e 2014 preferojnė me shume efektin natyral. Pėr make up-in e dasmės, kėtė vit janė ne fuqi nuancat e ngrohta te ngjyrės kafe, bezhe dhe bronze. Make up-i ve ne dukje mollėzat ndėrsa njė smokey eye i lehte ne tonet e grise e bėn shikimin intrigues dhe te sofistikuar. Nuk mungojnė edhe nuancat romantike te ngjyrės roze ne qepalla, te kombinuara me njė blush pėr faqet ngjyre pjeshke.
Grimi i nuseve stil vintage
Mes tendencave pėr grimin e nuseve 2014 kthehet ne mode edhe makijazhi ne ngjyrat retro, ideale pėr femrat qe kane zgjedhur njė fustan ne stilin e viteve 50'. Pėr njė bridal make up vintage nuk mund te mungonte edhe rimeli ne qerpikėt e sipėrme ashtu dhe ne ato te poshtme. Mund te synoni edhe pėr extension qe do ti dhuroje shikimit tuaj thellėsi. Ne buze mund te kombinoni njė buzėkuq me tonalitet te theksuar apo njė ngjyre te kuqe te erret.
/ikub/