BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Reportazh poetik nga zgavra e ferrit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Reportazh poetik nga zgavra e ferrit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/9/2009, 10:32

    Kur dhe si u shkrua cikli "Kanali", nga mė unikalėt e shkruar nė letrat shqipe ku realiteti historik ėshtė shndėrruar nė realitet letrar. Ėshtė pjesė e "Librit tė burgut" qė Arshi Pipa e shkroi i burgosur dhe e pėrpunoi nė ekzil

    Rrethanat nė tė cilat u krijua vepra poetike "Libri i burgut" janė tė pazakonta dhe dramatike, jo vetėm sepse autori rrezikonte jetėn e tij nėse zbulohej, as sepse i mungonin edhe mjetet mė elementare qė i nevojiten njė shkrimtari pėr krijimet e tij, por edhe sepse Pipa poet, pothuajse pėrditė e ēdo natė, e gjente veten mes kanalesh e moēalesh mbushur me ushunjėza dhe nėn fshikėllimė kėrbaēi, qė ishte bėrė diēka e zakonshme ndaj tė burgosurve.

    Pėrveē kapitullit tė parė dhe tė fundit tė kėtij libri, shtatė tė tjerėt u shkruan gjatė vuajtjes dhjetėvjeēare tė poetit nėpėr burgjet dhe kampet komuniste. Kėshtu, duke qenė gjithmonė i survejuar nga njerėz tė sigurimit, Pipa do tė detyrohej tė shkruante nė varg dhe jo nė prozė, pavarėsisht se dėshira ishte pėr kėtė tė dytėn.

    Kjo, sipas vetė autorit, sepse "Vargu āsht pėr natyrė tė vetėn synthetik, edhe atėherė kur āsht pėrshkrues. Ose, me fjalė mā tė shkoquna: zen vend mā pakė dhe ruhet mā mirė. Prandej "Libri i burgut" u-shkruejt nė varg".

    Cikli "Kanali", pjesė e "Libri i burgut", i pėrbėrė prej 25 sonetesh, mbetet edhe arritja mė e madhe e krijimtarisė poetike tė Pipės.

    Nė kėto sonete, nuk ėshtė tingulli (siē ndodh zakonisht), ai qė krijon intensitet, qė thekson domethėnien apo zgjon emocionalitet, por janė vetė fjalėt, tė cilat, tė pranėvendosura sipas njė rendi konciz e tė pazakontė, e detyrojnė lexuesin t'i qėndrojė korrekt si ritmit ashtu edhe rrjedhės sintaksore.

    Pavarėsisht se vetė autori i cilėson kėto sonete veēse si njė pikturė tė zbehtė tė gjendjes, nė fakt, ato janė njė panoramė e qartėdukshme e krejt mekanizmave komunistė dhe dhunės ēnjerėzore qė ushtrohej ndaj tė dėnuarve.

    Pranėvėnia e dy apo tri fjalėve qė pėrmbajnė brenda kuptimit tė tyre vuajtje dhe degradime, ka bėrė qė ky cikėl sonetik tė jetė i ngėrthyer nga njė galeri e tėrė sintagmash rrėqethėse, me anė tė tė cilave ēdocili krijon njė pamje tė qartė tė asaj gjendjeje ekstreme ku ndodheshin tė burgosurit nė kamp. Jo vetėm kaq.

    Edhe tėrėsia e fjalėve tė marra njė nga njė, ku mė sė shumti dominojnė foljet dhe emrat, e rrallėherė edhe mbiemrat, tė krijon imazhin e njė ekzistence tė skajshme dhe tė pėrdhunshme, nė tė cilėn, pak nga tė burgosurit arrinin tė mbijetonin.

    Vetėm nė sonetin e parė tė ciklit qė kemi marrė nė analizė, gjenden kėto fjalėfolje: bubullon, pėshtillen, struken, qelben, grindet, shan, dergjet, rėnkon, fshan; kėto fjalemra: rrecka, gjak, shkopinj, shqelma, britma, baraka, kanali, brraka, vorr, dhe njė mbiemėr: i shkretė.

    Fjalė tė tilla nuk na orientojnė tė pėrqendrohemi vetėm te mėnyra se si janė thėnė apo si janė renditur ato nė varg, por na e fokusojnė vėmendjen edhe mbi atė qė thuhet e pėrjetohet.

    Kjo gjuhė e pėrdorur nga autori, na bėn qė ne tė mos shqitemi lehtė nga konteksti i kohėshkrimit tė poezisė, duke na dhėnė kėshtu mundėsinė e njė kuptimi tė ri, mundėsinė e formimit tė njė bote tė re kuptimore.

    I gjithė ky cikėl poetik ėshtė njė ekzaminim, njė autopsi e njė regjimi gjakatar, babėzia e tė cilit nuk la pa herrur elitėn e shoqėrisė sonė, duke rrėnuar e shpėrfytyruar shtresa nga mė tė ndryshmet tė tė gjithė shoqėrisė sė kohės. Nė kėtė realitet tė vizatuar nga Pipa, fshihen kufijtė e rrathėve danteskė, sepse kėtu nuk kemi njė ndarje nė i mirė, i keq dhe mesatar.

    Jo, kėtu stivosen bashkė i ndershmi dhe i pandershmi, politikani dhe i rėndomti, shkrimtari dhe hajduti, teologu dhe ateisti, bujku dhe beu, patrioti dhe tradhtari. Tė parėt ishin personalitete, tė cilėt, tė gjendur nėn kthetrat e tėrbuara tė urrejtjes sė kuqe, u degraduan dhe u shkatėrruan moralisht, u kthyen nė zhele mishi, nė automa kockash, "me faqe qi gropohen e nofulla qi dalin si patkoj".

    Bashkėjetesa e tyre edhe me hajdutė ordinerė, bėnte qė, edhe pas vjedhjeve tė njėpasnjėshme, kėta tė fundit dilnin tė pafajshėm, sepse mentaliteti absurd komunist ishte qė elita intelektuale ėshtė pėrfaqėsuese e klasės kapitaliste-borgjeze, kurse ordinerėt janė "proletarė", dhe, si tė tillė, kanė tė drejtė tė plaēkitin tė parėt.

    Tmerri qė villte makineria komuniste shpėrndahej njėsoj te tė gjithė: te i sėmuri dhe te i shėndetshmi, te plaku dhe te i riu, te i gjymtuari dhe jo i gjymtuari. Norma pėr kėta ishte e njėjtė: Tri metra e gjysėm kub pėr ēdo njeri / qofsh babagjysh qi ke djalin e djalit, / a qofsh i smundė sa dalun prej spitalit, / bani ja vdis: ankimi s'ban dobi.

    Kjo ishte njėra nga arsyet qė nė ēdo orė tė ditės shiheshin tė burgosur qė jepnin shpirt sa andej-kėndej, qė rėnkonin e ofshanin gjatė gjithė natės e qė pak prej tyre mundeshin tė shihnin dritėn e mėngjesit tė sė nesėrmes.

    Jeta e mė tė shumtėve shuhej nėn currilat e shiut qė u binin mbi krena e shtroje, tė tjerė tė zhytur nė gropėn e thellė tė skamjes, urisė pėr bukė dhe etjes pėr ujė, e tė tjerė akoma nga torturat prej komandantėve.

    Ata qė vazhdonin tė mbijetonin pėrballeshin me dy lloje dhunash: dhunėn fizike - duke u rrahur me tel e kamxhik, duke u zhytur nė kanalin e ujėrave tė zeza me trupin vijanoz dhe me currila gjaku - dhe dhunėn psikologjike, e cila nuk i linte tė flinin as natėn, e qė i bėnte tė zgjoheshin trembshėm nga kėlthitjet, tė ējerrat dhe rėnkimet e rėnda qė vinin prej torturave qė u bėheshin shokėve tė tyre. Secili qė i dėgjonte, e dinte se sė shpejti do t'i vinte radha.

    Poeti zbret poshtė nė rrėpirat e historisė njerėzore, zbret pėr tė bindur botėn mbarė se faraonėt e mijėra vjetėve mė parė vazhdojnė ta kenė shėmbėlltyrėn e tyre nė Shqipėrinė e shekullit XX. Vazhdojnė tė ekzistojnė edhe sot, nė kohėt moderne.

    Pipa bėn kėshtu njė pėrngjasim ndėrmjet dy dukurive tė njėjta, por tė shfaqura nė kohė tė ndryshme: dukuria e sistemit tė dikurshėm me skllevėr e skllavopronarė dhe ajo e sistemit tė tanishėm diktatorial.

    Ai heq paralele ndėrmjet skllevėrve qė ngritėn piramidat e Koloseun dhe tė burgosurve nė burgjet komuniste, qė zhgėrryhen moēalishteve, kanaleve e kėnetave, kur shprehet: "Skllevnit i banė: ashtu pat qenė zakoni. / Kjo ndodhte para nesh me mija mot. / Por eni ktu dhe bindjuni ju sot! / Skllevėn modernė na jemi: krahasoni".

    Duke lexuar strofė pas strofe e varg pas vargu kėtė cikėl poetik, tė duket sikur sheh, tamam si nė njė dokumentar, njė ferr tė dytė dantesk, qė pėrshkruhet nga njė rrugė e gjatė nėpėr tė gjithė burgjet ku Pipa e mijėra tė tjerė pėrjetuan kalvarin e tmerreve tė njėpasnjėshėm, duke nisur qė nga ai i Burrelit, Durrėsit e Tiranės, e pėr tė pėrfunduar nė Vlloēisht, aty ku thahej kėneta e Maliqit.

    Poema karakterizohet nga njė pėrshkrim i papėrsėritshėm e i fuqishėm ngjarjesh dhe gjendjesh tė mjerueshme njerėzore, nga njė shpėrfaqje gati-gati vizuale dhe e pėrjetueshme e njė realiteti horror qė u instalua pas viteve '45.

    Ajo ėshtė nė kėtė mėnyrė, dėshmi e gjallė e metodave funksionuese tė njė sistemi i cili shpiku dhe eksperimentoi me qindra lloje torturash ēnjerėzore, duke arritur kurbėn e njė tiranie tė vėrtetė.

    I gjithė "Libri i burgut" nė pėrgjithėsi, por ky cikėl poetik nė veēanti, ėshtė si njė film me ngjarje e fakte tė vėrteta, ėshtė njė reportazh poetik i ferrit tė kuq komunist, dhe, si i tillė, ai pėrveēse i njė shkalle tepėr tė lartė letrare dhe estetike - ku nė gjithė ato vargje nuk janė pėrdorur askund licencat poetike pėr tė arritur saktėsinė nė metrin e rrokjeve - ėshtė edhe njė dokument historik, me tė cilin gjithkush do tė mėsonte pėr karakteristikat e njė regjimi tė ethshėm e gjakatar, pa pasur frikė se po lexon trillime, siē ndodh zakonisht gjatė leximit tė veprave letrare.

    Pra, nuk kemi tė bėjmė me njė prodhim fiction tė autorit, por me njė poemė tė mbrujtur prej realitetit historik dhe tė pėrjetuar nga vetė poezishkruesi. Prandaj, edhe shija qė merr gjatė leximit tė kėtij cikli, ėshtė sa e jashtėzakonshme dhe unike letrarisht, aq edhe e trishtė dhe e zymtė nga tė vėrtetat qė mėson, pėrfytyron e shikon.

    Por, pas gjithė kėtyre, poeti e ndjen se nuk i ka thėnė tė gjitha, kur shkruan: "Proza, jo vargu i mallėngjyem lyrik, / t'i thotė me rend tė gjitha sa ktu pati: / t'i ēohen flokėt, t'i pėrqethet shtati / kujdo qė lexon kanalin satanik".


    Pėrmbledhje

    Ata qė mbijetonin pėrballeshin me dy lloje dhunash: dhunėn fizike - duke u rrahur me tel e kamxhik, duke u zhytur nė kanalin e ujėrave tė zeza me trupin vijanoz dhe me currila gjaku - dhe dhunėn psikologjike, e cila nuk i linte tė flinin as natėn, e qė i bėnte tė zgjoheshin trembshėm nga kėlthitjet, tė ējerrat dhe rėnkimet e rėnda qė vinin prej torturave qė u bėheshin shokėve tė tyre. Secili qė i dėgjonte, e dinte se sė shpejti do t'i vinte radha.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 16:21