Ne vere eshte perfekt, per nje makeup te lehte por te vendosur, ne dimer eshte ideal per te pasur nje shikim manjetik: peneli eshte nder aksesoret qe nuk mungon kurre ne canten tualetit te femrave, qe prej vitesh!
Ne kohen e Kleopatres perdorej per te zbukuruar shikimin e femrave dhe te meshkujve. Per fat te keq nuk eshte e thjesht per ta aplikuar, duhet nje dore eksperti apo e cila te mos dridhet, per te evituar dredhezimet. Fillimisht, zgjidhni materialin e duhur: peneli i lengeshem me nje furce te holle eshte me i thjeshti per te aplikuar, ndersa ai qe majen e ka si laps per duar me eksperte.
Per ato qe mund ta provojne te aplikojne penelin per here te pare, eshte me mire qe vijen ta bejne fillimsht me laps te zi, mund te pudrosni me puder palpebren, dhe ne kete menyre zona eshte e thare, dhe likuidi nuk rreshket. Drejtimi eshte pjesa me e veshtire per fillestaret, mbeshteteni doren per te pasur me shume stabilitet.
Ne te kundert me ate qe shume femra mendojne: terheqim lekuren per te aplikuar penelin, kjo eshte dicka e gabuar, pasi ta keni leshuar do te keni efekt firzamonike! Qendroni pa levizur sa me shume te mundeni dhe pa prekur syrin. Nese keni sy te vegjel, vija e penelit mund te trashet pakez, ne te kundert me syte e medhenj, mjafton vetem nje vijezim i holle.