Tashme me te vertet mund te korigjojme cdo detaj qe nuk na pelqen. Permanenti i qerpikeve i jep syve nje pamje tjeter, ndryshe, me te thelle dhe te kesh gjithemone qerpike te kthyer.
Eshte pothuaj si ajo e flokeve por ne miniature. Vetullat kane gjithemone nje rol te rendesishem: te larta, me hark, te shtrira, sipas modifikimit qe i bejme, arrijme te harmonizojme nje fytyre jo te rregullt etj. Ne muajt e fundit u kthyen ne mode vetullat e larta, pak stil i viteve 80'.
E njejta gje vlen edhe per qerpiket qe i zgjasim me extension, ne disa raste i lyejme shume duke i renduar me rimel cdo dite. Per kete arsye tashme ekziston permanenti i qerpikeve. Me kete trajtim eleminohet dhe kthyesi i qerpikeve, i cili gjate perdorimit te shumte demton dhe i dobeson ato.
Permanenti i qerpike realizohet nga nje kit. Pjesa me interesante e saj eshte se qerpiket thahen mire dhe zgjidhet nje bigudine per gjatesine dhe fortesine e qerpikeve. Aplikohet nje kolle(ngjites) e cila ngjan me penelin e syve, dhe mbi te mbeshtetet bigudina, ne baze te harkut te syrit. Pas kesaj me nje penel aplikohet nje likuid permanent duke e lene per 20 minuta dhe mepas hiqet me nje pambuk te njomur me uje.