Nga sfilatat e vjeshte-dimer 2009/2010 kthehen floket frise, te bukura, stlil i viteve 80' dhe shume fashion.
Ky model eshte i thjeshte per tu bere dhe shume shik, adaptohet shume mire ne dimer, me pallto dhe me shall me ngjyra. Duket cudi te flasim per dimrin kur kemi dhe pak kohe perpara se te vij plotesisht, por shume shpejt do te veshim palltot, dhe nese idea e plazhit tashme eshte larg, afrohen tendencat e reja, prerjet e reja te flokeve, ashtu si dhe modelet.
Floket frise kane qene protagoniste ne pasarelat e Prada-s dhe Chanel. Te beni frise-n nuk eshte aspak e veshtire, pervec gershetave klasike. Lajini floket, me pas aplikoni pak shkume ne floke te njome, thajini, me pas kaloni piastren me pllakat te cilat jane specifike per kete model, me pas shpupurisini me dore floket dhe loja u be. Veshtroni galerine, fotot vijne nga sfilatat e Prada-s, Givenchy, Chanel, te zhvilluara ne Paris dhe Milano.