BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Miratohet me 1.4 miliard!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    01112009

    Buzqeshje Miratohet me 1.4 miliard!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Qeveria e Kosovės ka miratuar buxhetin e vitit 2010, i cili do tė peshojė 1.4 miliard euro, me vetėm 4 pėr qind mė shumė se ai i 2009-ės. Tė hyrat vjetore do tė jenė 1.2 miliard euro, tė cilat do tė arkėtohen kryesisht nga dogana, ATK-ja dhe paratė e pashpenzuara sivjet.

    Buxheti i vitit 2010 nuk do tė ndryshojė shumė nga ai i sivjetmė. Tė shtunėn, Qeveria e Kosovės ėshtė dakorduar qė n`mot, buxheti tė peshojė 1.4 miliard euro, me vetėm 4 pėr qind mė shumė se ai i 2009-ės. Arka e shtetit do tė mbushet kryesisht nga 600 milionė euro tė hyra nga dogana, 200 milionė euro nga Administrata Tatimore dhe rreth 400 milionė euro tė pashpenzuara sivjet.

    Nė total, sipas ministrit tė Ekonomisė dhe tė Financave, Ahmet Shala, tė hyrat vjetore do tė jenė 1.2 miliard euro, ndėrkaq shpenzimet llogariten tė jenė mbi 1.4 miliard.

    “Kufijtė buxhetorė janė pėrcaktuar nga parashikimi i tė hyrave buxhetore pėr vitin 2010, nga shfrytėzimi bilancit tė akumuluar bankar nga viti 2009 dhe ndihma financiare e premtuar nga partnerėt tanė ndėrkombėtarė”, ka thėnė Shala.

    Sipas tij, 35 pėr qind e kėtij buxheti ėshtė dedikuar pėr shpenzime kapitale. Qeveria, ai thotė, se do tė vazhdojė nė investojė nė sektorin e transportit, pa pėrmendur shifra konkrete, ndėrsa thotė se 26 milionė euro do tė ndahen pėr shkollat e reja, 20 milionė euro do t’i ndahen shėndetėsisė pėr barna esenciale, derisa personalin mjekėsor qė punojnė jashtė orarit do t’u ndahen 1.5 milion euro.

    Me kėtė buxhet nuk parashihet ngritja e pagave tė mėsimdhėnėsve pėr 30 pėr qind, tė cilat kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, e pat premtuar muaj mė parė.
    Prioritetet e Qeverisė pėr 2010, sipas Thaēit, janė shėndetėsia, ku parashikohet tė ketė njė rritje buxhetore deri nė 30 pėr qind, sektori social, pėrfshirė familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės, shėrbimi i zjarrfikėsve, Policia e Kosovės si dhe investimi nė Universitetin e Prizrenit.

    “Ky buxhet do tė jetė i orientuar nė politikat zhvillimore tė vendit, ndėrsa nė kėtė buxhet do tė ketė rritje rreth 6 pėr qind tė tė ardhurave nė tė gjitha sektorėt”, ka pohuar Thaēi.

    Zhvillimi i infrastrukturės rrugore, ndėrtimi i disa shkolla, anekseve shkollore, ambulancave si dhe investimi nė ndėrtimin e autostradės Vėrmicė-Prizren-Prishtinė-Merdar, sipas tij, mbeten objektiv tjetėr i Qeverisė, kur do tė ketė shpenzime shtesė.

    Po ashtu, ai tha se nga parametrat e shpenzimeve buxhetore ėshtė ndarė njė shumė prej 200 milionė euro pėr ruajtjen e rezervės fiskale, sipas politikave tė vendit pėr pėrballimin e rreziqeve tė mundshme. Po ashtu, pėr vitin 2010 ėshtė parashikuar edhe pagesa e kėstit tė borxhit tė jashtėm si dhe blerja e objekteve tė ambasadave.

    Shefi i Qeverisė tha se ngritja pėr 4 pėr qind e buxhetit ėshtė sukses i madh i Ekzekutivit, derisa shumė shtete tė botės janė ballafaquar me krizėn ekonomike financiare.

    Projektbuxheti i miratuar nė Qeveri do t’i dėrgohet Kuvendit tė Kosovės pėr shqyrtim dhe miratim nė mbledhjen e ardhshme.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 2/5/2024, 13:34