Kur kuptoni qe floket tuaj jane te thate dhe te elektrizuar, atehere kjo do te thote qe ka ardhur si pasoj e c'ekuilibrit te prodhimit te yndyres, apo e trajtimeve te gabuara, per kete problem duhet te perdorni nje shampo delikate dhe ushqyese, specifike per floke te thate dhe te pasur me pricipe aktive ushqyese, si vajrat ose acidet e yndyrshme.
Evitoni ti lani shpesh floket. Pervec shampos, perdorni nje trajtim hidratues dhe masazhoni skalpin me majen e gishtave. Per te rritur tonifikimin e flokeve, shpelajini me uje te ftohte. Para shampos, aplikoni ne floket te njome nje maske lereni te reagoje per 20/25 minuta, dhe me pas mbeshtillini floket me peshqir, me pas vazhdoni me shpelarjen.
Nje zgjidhje tjeter eshte dhe maska me mjalte dhe me vaj ulliri, perzieni 2 luge me vaj ulliri dhe 2 luge me mjalte te ngrohte, per ti dhene me shume shkelqim mund te shtoni nje te verdhe veze dhe leng limoni. Lereni per gjysem ore dhe me pas lani floket me nje shampo delikate.