BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Single!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Single!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/11/2009, 18:13

    Single! Mariza10

    Prej kohėsh ėshtė futur nė studion e regjistrimit pėr tė realizuar kėngėn e saj tė re. Edhe ne e kemi takuar nė njė moment pune, ku sė bashku me grupin e saj ajo po pėrgatit kėngėn me tė cilėn do tė marrė pjesė nė Festivalin nė Radio Televizion. Mariza Ikonomi tregon pėr “Bluetooth” motivin pėrse do tė rikthehet nė kėtė skenė e ndėrkaq njė rrėfim personal pėr jetėn e saj si beqare, apo edhe pėr shqetėsimin qė ndjen ajo pėr fėmijėt... Dėshirėn pėr tė organizuar njė koncert bamirėsie...

    Pėr mė tepėr vetė Mariza tregon se...

    Mariza kemi kohė qė nuk u kemi parė. Ēfarė jeni duke bėrė aktualisht?

    Jam duke u pėrgatitur pėr fesitvalin e madh nė TVSH dhe jemi nė punė e sipėr pėr disa kėngė dhe shpresojmė tė dalim me sukses dhe ėshtė e rėndėsishme tė vlerėsohet. Aktualisht jemi duke bėrė prova. Unė ndihem me fat qė kam njė grup mjaft simpatik dhe janė djem shumė tė talentuar, si Redi Dashi, Heldi Kraja etj. Ky ėshtė njė vend qė pėrveē se provoj dhe ushtrohem, ndihem shumė mirė nė tė njėjtėn kohė.

    Vlerėsimi ėshtė pėr ju pikėsynimi i festivalit tė madh?

    Nuk ka rėndėsi tė vlerėsohet nga juria. Unė kėtė kėngė e kam bėrė pėr qejfin tim, ėshtė njė kėngė qė e kam ndier, qė e kam ndier nė njė moment dhe thashė: pse jo, mund ta lanēoj nė festival? Sigurisht, vlerėsimi i jurisė ėshtė gjė tjetėr. Vlerėsimi mė i mirė qė mund tė jetė pėr njė kėngė, ėshtė koha dhe koha do ta tregojė nėse kjo kėngė ėshtė vlerėsuar pėr mirė. Por, unė mendoj se do tė jetė pozitive.

    Do tė na zbulosh diēka nga kėnga?

    Tani nuk mundem pasi nė festival duhet tė dalin kėngė tė pa lanēuar mė parė. Do tė kisha dėshirė vetėm pak, por nuk mundem.

    Ndėrkohė i bini dhe kitarės, kjo ėshtė arsyeja qė nuk i mbani thonjtė e gjatė?

    Kjo ėshtė njė nga arsyet, pasi unė i bie dhe pianos. Kitarės nuk i bie si Santana apo Eric Clapton, por edhe unė kam mėnyrėn time.

    Kemi kohė qė ju shohim nė shoqėrinė e miqve, ėshtė zgjedhja juaj tė jeni single?

    Nuk mund tė them se ėshtė zgjedhja ime, di tė them se nuk mė pėlqen tė kem njė raport, sepse ndihem vetėm dhe tė lidhem me dikė. Mė pėlqen tė lidhem me dikė kur e ndiej, kjo ėshtė zgjedhja ime derisa tė gjej personin e duhur, tė mė bėjė tė ndihem mirė dhe tė mė mbushė shpirtėrisht ashtu si kėrkoj. Nė kėtė mėnyrė ėshtė mė mirė tė rri vetėm, sesa tė rri me persona qė edhe pse do i kem pranė, do mė bėjnė tė ndihem vetė.

    Je ndier ndonjėherė e lėnduar apo ke lėnduar dikė?

    Sigurisht qė ne lėndojmė dhe lėndohemi, kjo ėshtė pjesė e jetės. Madje, nė shpesh lėndojmė edhe njerėzit qė duam mė tepėr. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr mua ėshtė falja. Ne edhe pse lėndohemi duhet tė falim. Ėshtė vėshtirė tė falėsh, por ėshtė akomė mė e vėshtirė tė mos falėsh...!

    Je natyrė tolerante?

    Po, jam natyrė tolerante dhe fal shumė.

    Ēfarė ėshtė ajo qė e ka ngacmuar mė shumė sė fundmi Marizėn?

    Mua nė fakt mė ngacmojnė shumė ēėshtje, pėr shembull dhuna. Sa herė hap televizorin shoh lajme tė trishtuara apo padrejtėsitė qė bėhen apo luftrat. Por mė tepėr mė kanė ngacmuar njerėzt nė nevojė. Pėr mė tepėr fėmijėt dhe tė them tė drejtėn kjo mė ngacmon shpesh dhe nėse do tė kisha mė shumė para do ti dhurojė pėr bamirėsi pėr ta. Jam mundur qė nė aktivitetet qė zhvillohen pėr bamirėsi tė jem e pranishme, siē ka qenė nė Bathorte apo nė disa koncerte qė kanė organizuar disa fondacione. Edhe pse ndihma ime nuk ka qenė shumė e madhe, jam ndier mirė qė ata fėmijė qoftė edhe pėr pak ēaste janė ndier tė lumtur, pasi kanė nevojė tė ndihen fėmijė. Po mendoja, pse jo tė bėja njė koncert pėr fėmijėt nė nevojė, sė bashku me artistėt e tjerė. Tė mendojmė pėr kėta fėmijė, ashtu si ata e meritojnė. Pse jo tė ketė edhe kėngė pėr ta, qė tė ndihem sa mė tė lumtur dhe tė qetė.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 13:23