BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Optimist pėr tė ardhmen!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Optimist pėr tė ardhmen!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/11/2009, 12:38

    Pas barazimit me Estoninė, Josip Kuze ėshtė optimist pėr tė ardhmen e Kombėtares shqiptare. Trajneri kroat ėshtė ndarė i kėnaqur me paraqitjen e futbollistėve tė rinj. Por, ai do tė vazhdojė t’u besojė lojtarėve me eksperiencė.

    Optimist pėr tė ardhmen! Optimist_per_te_ardhmen

    Selektori i Kombėtares shqiptare, Josip Kuze, ėshtė shprehur optimist pėr tė ardhmen e ekipit kuqezi, pas barazimit 0:0 si mysafire e pėrfaqėsueses sė Estonisė.

    Takimi miqėsor, i cili u zhvilluar nė kryeqytetin estonez Talin, ishte i pari pėr kuqezinjtė pas eliminatoreve tė Botėrorit 2010. Pėrveē rezultatit, trajneri kroat ėshtė i kėnaqur edhe me paraqitjen e futbollistėve tė rinj qė aktivizoi nga minuta e parė.

    “Ishte vetėm ndeshja e parė pas eliminatoreve dhe sapo kemi nisur njė cikėl tė ri nė Kombėtare. Sigurisht ishte vetėm njė ndeshje miqėsore, por ashtu siē kisha thėne edhe me parė ne kishim disa objektiva dhe mendoj se disa i kemi arritur”, ka thėnė Kuze tė hėnėn nė njė konferencė pėr media.

    “Objektiv i yni ishte aktivizimi i lojtareve tė rinj. Jam i kėnaqur me lojėn e tyre, por ka nevojė pėr shume pėrmirėsim, pasi ishte vetėm ndeshja e pare”, shtoi ish trajneri i Dinamo Zagrebit.

    Nė ndeshjen kundėr Estonisė, Kuze u mbėshtet te lojtarėt e rinj si Elis Bakaj, Gliman Lika apo Jahmir Hyka. Megjithatė, trajneri i skuadrės kuqezi ka bėrė tė ditur se pėrsėri do t’u besojė futbollistėve me eksperiencė si Lorik Cana, Ervin Skela, Erion Bogdani apo Klodian Duro.

    “Objektivi ynė ėshtė tė ndėrtojmė njė skuadėr sa me konkurruese pėr tė ardhmen. Mora pėrgjigje pozitive nga lojtarėt e rinj, por nuk mund tė mbėshtetem vetėm tek ata. Nuk do te ishte njė Kombėtare e vėrtetė. Nuk mund te bėjmė pa lojtarėt me eksperiencė si Cana, Skela, Duro apo Bogdani, qė do te jenė pjesė e skuadrės edhe nė tė ardhmen”, theksoi Kuze i cili siguroi se do tė respektojė kontratėn e tij qė ka me FSHF-nė.

    Lidhur me mos grumbullimin e Besart Berishės dhe replikėn e kėtij tė fundit, pėr mosdhėnie tė asnjė arsyeje, kroati ka nėnvizuar: “Nė kėto momente Shqipėria ka njė potencial tė madh sulmuesish pėr tė ardhmen, duke nisur nga Bala, Roshi, Cikalleshi, Januzi apo Shkurtaj, por pėr momentin, sulmuesit e kombėtares janė Bogdani, Salihi dhe Kapllani. Po kėshtu, mė pėlqejnė si sulmues tė majtė Bakaj apo Hyka, qė mund tė luajnė nė krahė. Unė e respektoj ēfarė ka bėrė Berisha pėr Kombėtaren, por pėr nė Estoni bėra disa zgjedhje tjera”.

    Ndėrsa, sa i pėrket gardianit tė ekipit kuqezi, Kuze ka sqaruar gjithēka. Sipas tij, portieri numėr njė do tė jetė Arian Beqaj, derisa zėvendės i tij do tė jetė Samir Ujkani.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 04:31