Buze misherore, dhembe te bardhe dhe nje buzekuqe joshes. Buzet ashtu si syte, jane elementi me i rendesishem i fytyres qe mund te jene forma jo te rregullta, hunde ose linja te tjera te medha, por perpara dy "petale trendafili" te kuruara mire nuk vihen re. Te shohim si mund ti trukojme buzet ne menyre sensuale.
Buzekuqi nuk mund te bej mrekulli, por me produktet e duhura dhe te aplikuar ne menyre korrekte mund te perfitoni rrezultate te mira. Fillimisht mos harroni se nje buze voluminoze, e trukuar me nje buzekuqe qe bie ne sy si prunje apo e kuqe pasion te cilat jane shume ne mode kohet e fundit duhet te dini si ti aplikoni. Per kete motiv, eshte e rendesishme te beni here pas here nje scrub per buzet. Lapsi sherben per te zgjeruar konturin e buzes. Pasi ta keni dizenjuar, sfumojeni me gisht dhe me pas aplikoni buzekuqin. Nese pelqeni efektin e lagur mund te shtoni nje shtrese shkelqyes.