BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqime per permiresimin e paraqitjes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqime per permiresimin e paraqitjes!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/11/2009, 09:56

    Ushqime per permiresimin e paraqitjes! FileContent

    Disa lloje te ndryshme ushqimesh qe mund te permiresojne lekuren dhe floket tuaj por gjithashtu dhe per shendetin ne pergjithesi.

    1. Portokallet e kuq, qershite, shega

    Kolagjeni eshte nje proteine natyrale qe gjendet tek lekura dhe muskujt, por me rritjen e moshes fatkeqesisht ulet dhe prodhimi i tij ne trup. Portokallet e kuq qershite dhe blueberries ( lloj fruti) jane te pasura me antioksidante te cilet ngadalesojne plakjen dhe semundjen me ane te uljes se enjtjes. Gjithashtu ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju tregon te rinj dhe te shendetshem. Fruta te tjera qe permbajne kolagjen jane: kiwi, kumbllat, thanat.

    2. Farat e lulediellit dhe sardelet

    Farat e kungullit, tuna, arrat jane te pasura me acide yndyre (fatty acid) te cilat jane te rendesishme per per qelizat e trupit. Keto acide ndihmojne ne rjedhjen natyrore te nutrienteve ne qelize si dhe ne heqjen e materjaleve qe lejne mbeturinat. Me nje fjale ndihmojne ne pastrimin e mirebajtjen e qelizave te trupit.

    3. Spinaqi dhe gjerat e tjera jeshile

    Nje melci e paster ndihmon qe trupi i njeriut te funksionoje sa me mire. Disa nga ushqimet qe ndihmojne ne pastrimin e melcise jane : spinaqi, brocoli. Duke ngrene sa me shume gjera jeshile ndihmon dhe ne shije, e ul pak ate nepsin per te ngrene gjera te embla. Sheqeri i tepert nuk eshte mire per trupin.

    4. Majdanozi, rigoni

    Nqs i ke syte e fryre kur cohesh nga gjumi, atehere kjo eshte nje nga pasojat e kripes se tepert. Doktoret rekomandojne uljen e marrjes se kripes se tepert. Ne vend te kripes, provoni ne ushqim rigon, majdanoz ose hudher.

    5. Perimet

    Perime te fresketa dhe ndonjehere te pagatuara jane shume te shendetshme. Jane te mira si per buzeqeshjen dhe per lekuren tuaj. Karrota, lulelakra, mashurkat ndihmojne ne zbardhjen e dhembeve duke hequr njollat e tyre. Ne qofte se keni konsumuar kafe, vere te kuqe apo dicka tjeter, ndiqeni pas me nje doze karrotash apo ndonje perim tjeter te prefeduar. Kur jane te pagatuara kane efekt me te mire ne pastrimin e dhembeve.

    6. Vezet dhe bulmeti

    Vitamina A eshte e rendesishme per riparimin e lekures dhe kur ke sasi te vogla te saj ne trup, lekura thahet dhe ripet. Mungesa e vitamines A ne trup shkakton rrudhje dhe shkakton mos-sherim ne lekure. Ushqimet si: melci, qumesht, veze, permbajne beta-karotin. Po ashtu dhe pjeshket, pjepri, kajsite permbajne beta-karotin te cilen trupi e shnderron ne vitamine A.

    7.Salmon, avokado, mango

    Salmon, avokado dhe mango jane te mira kunder plakjes. Sidomos salmoni i Alaskes eshte i pasur me omega-3 e cila ndihmon ne qarkullimin e gjakut. Gjithashtu salmoni permban dimethylaminoethanol (DMAE), i cili permireson muskujt e fytyres dhe ul rrudhat. Mango dhe avokado permbajne vitamin E dhe antioksidante. Shtojini ne sallate te shoqeruar me salmon dhe perpara do te keni nje pjate te ushqyeshme dhe te shijshme.

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:36