Ishte arma e fort joshese e Marilyn Monroe, Cindi Crawford e benin te vecante... Nese dalin ne pah ne menyren me te mire, nishanet mund te behen me te vertet joshes.
Cfare eshte nje nishan?
Emri shkencor i tij eshte (naevus), eshte nje tumor beninj e provokuar nga melanocitet, Qeliza te cilat prodhojne melaninen, pigmenti pergjegjes per nxirjen. Mund te kete forme, ngjyre apo madhesi te ndryshme, nga ngjyre kafe deri tek i zi. Nishanet zhvillohen pas lindjes, gjate femijerise dhe adoleshences.
Joshja e nishaneve
Ne 1700, femrat aristokratike, aploikonin ne fytyre nishane false. Nishani ishte simbol i pasionit, kur gjendej ne cep te veshit, malicioz kur gjendej afer buzeve.
Te kujdeseni per nishanet
Arme joshjeje, por edhe kercenim per shendetin, dhe shume te ndjeshem ndaj diellit, i cili rrit rrezikun e nje melanome. Nishanet duhet te mbrohen! Evitoni ti ekspozoni ne diell, per me teper ne oret e nxehta. Vini re me kujdes ndryshimet e mundeshme te tyre dhe drejtohuni menjehere tek dermatologu, te pakten nje here ne vit per te matur dimensionet e tij.