BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Stine: Ja pse ka zgjatur lidhja ime me vajzėn e Rita Latit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Stine: Ja pse ka zgjatur lidhja ime me vajzėn e Rita Latit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/10/2008, 11:22


    Stine: Ja pse ka zgjatur lidhja ime me vajzėn e Rita Latit! 12236910

    Nuk i pėlqen tė flasė pėr jetėn private, por kantautori 27- vjeēar nuk mund ta fshehė se me Rozėn, ėshtė duke jetuar historinė mė tė gjatė tė dashurisė. Tregon pėr strategjitė pėr tė patur sukses si kantautor dhe bashkėpunimi me djemtė e grupit kosovar “Skillz” nė “Kėnga Magjike”.

    Stine, do tė prezantoni kėngėn tuaj nė festivalin “Kėnga Magjike”, kėtė tė diel. Pėr ēfarė kėngė bėhet fjalė?

    Po me njė kėngė, qė titullohet “Ndaloje vrapin”, njė bashkėpunim me grupin kosovar “Skillz” nga Kosova. Kemi menduar njė kombinim tė veēantė dhe njė perfomancė speciale nėse do tė arrijmė nė finale.

    Keni miqėsi me djemtė e grupit “Skills”?

    Po, ėshtė njė miqėsi mes artistėsh, pasi na bashkon stili nė muzikė. Mund tė them se janė miq shumė tė mirė.

    Me ēfarė po merreni pėr momentin, u bėnė kohė qė nuk ju shohim tė dilni nė treg me njė album tė ri?

    Jam duke punuar pėr njė album dimėror, qė mendoj ta publikoj para dhjetorit. Ky ėshtė albumi im i tretė pas tri vitesh mungesė. Arsyeja, pasi nuk dua tė jem ai kėngėtari, qė nxjerr albume ēdo vit. Unė nuk bėj muzikė se duhet, por bėj se e ndiej.

    Pse ky album nė dimėr, ndėrkohė qė mania e artisėve ėshtė t’i publikojnė albumet e tyre nė verė?

    Po e di. Kjo ėshtė tendenca e kėngėtarėve nė pėrgjithėsi. Por unė mendoj se ėshtė mė mirė qė albumi tė publikohet nė dimėr, nė mėnyrė qė kėngėt tė arrijnė tė bėhen ‘hit’, verės tjetėr.

    Cilat janė rrymat e kėngėve, qė pėrfshihen nė kėtė album?

    Soul, R and B, por natyrisht do tė ketė dhe kėngė ku unė eksperimentoj me muzikėn.

    Do tė bashkėpunoni me kėngėtarė tė tjerė?

    Po. Do tė ketė bashkėpunime me kėngėtarė tė tjerė, pasi gjithnjė kam qenė i hapur pėr bashkėpunime me artistė tė vėrtetė.

    Ēfarė kuptoni kur thoni “artistė tė vėrtetė”?


    E kam fjalėn pėr kėngėtarė profesionistė, qė edhe pėlqehen nga masa, por dhe kanė karakterin e tyre.

    Po pse ky fanatizėm pėr tė qenė vetė vetė autor i tė gjitha kėngėve tuaja, si nė muzikė ashtu dhe nė tekste?

    Jo, unė jam shumė i hapur dhe nuk jam fanatik i muzikės sime. Por deri tani nuk e kam ndier tė nevojshme, pasi mendoj se rrymėn time e njoh mirė. E natyrisht mė pėlqen muzika e kompozitorėve tė rinj nė Shqipėri.

    Fitojnė kėngėtarėt nga shitja e albumeve, po ju?

    Nė Shqipėri absolutisht nuk mund tė marrėsh fitime nga shitja e albumeve, madje mund tė dalėsh me humbje. Tė vetmet fitime tė kėngėtarėve janė koncertet.

    Ju jeni autor i kėngėve tė shumė artisteve femra. A mund tė pėrmendni disa emra?

    Po janė Besa Kokėdhima, Anjeza Branka, Ingrid Gjoni, Samanta Karavello, Denada Bare, dhe grupi LRC.

    Bėni pėrzgjedhje tė kėngėtareve, me tė cilėt bashkėpunoni?

    Dikur nuk i pėrzgjidhja kėngėtarėt pėr tė cilat kompozoja kėngė. Tani po.

    Jeni i dashuruar me Rozėn, vajzėn bjonde tė aktores Rita Lati. Ē’mund tė na thoni pėr kėtė lidhje?

    Besoj se nuk ėshtė momenti i duhur pėr tė folur pėr kėtė lidhje. Por ajo qė mund tė them me bindje ėshtė se me Rozėn kam 3 vite i dashuruar, dhe kjo ėshtė lidhja mė e gjatė, qė kam jetuar ndonjėherė.

    Ē’mund tė mė thoni tjetėr pėr Rozėn, mund tė pėrfshihet ajo nė botėn e artit?

    Roza ėshtė studente nė vitin e dytė pėr shkenca politike nė njė universitet privat, dhe nuk ka asnjė plan t’i hyjė botės sė artit. Ndihemi shumė mirė bashkė.

    Po relatat me Rita Latin?

    Shumė tė mira. Takohemi shpesh, shkembėjmė mendime dhe shkojmė mirė. Ajo qė mė ēudit ėshtė se ėshtė e vetmja artiste, qė nuk ka dėshirė qė vajza e saj tė bėhet po artiste.

    Cilat janė disa hobe qė keni?

    Dikur hobet e mia pėrveē muzikės kanė qenė; vallėzimi, basketbolli dhe makinat. Tani i vetmi pasion mbetet muzika.

    Kjo tregon qė jeni rritur?

    Po tashmė jam 27 vjeē, edhe pse mėnyra se si vishem e sillem mund tė mė tregojė shumė mė tė ri.

    NESTI SI STINE


    Krijoni ditėn apo natėn?

    Punoj mė shumė natėn, edhe pse frymėzimi varet kur vjen. Pėrgjithėsisht rri zgjuar natėn dhe fle ditėn.

    Nė studio apo makinė ndiheni mė frymėzuar?

    Nė fakt nė makinė. Kur shkoj me koncerte marr gjithmonė shofer me vete, pasi shumė vargje i hedh nė letėr kur udhėtoj.

    Vargjet autobiografike, apo jo?

    Ēdo kėngė ėshtė teksti im, jeta ime. Nė albumin e ri vetėm dy kėngė do tė jenė tekste tė frymėzuara nga jeta ime.

    Mė afėr realitetit apo fantazisė?

    Kur krijoj mundohem tė jem mė afėr realitetit, sesa fantazisė.

    Jeta nė Gjermani, jeni nostalgjik apo jo?

    Jeta nė Gjermani ka qenė ndryshe, pasi ēfarė bėja nuk e dėgjonte njeri. Por ishte njė shkollė nė tė gjitha aspektet e jetės.

    Tirana, e bukur apo e mėrzitshme?

    Janė 3 vite e gjysmė, vitet mė tė bukura tė jetės sime kėtu nė Tiranė.

    Tip romantik, apo rebel?

    Tė dyja, varet ēfarė kam dashur tė pėrcjell nė jetė. Pėr momentin bėj atė qė ndiej.

    Kėnga ju bėn tė shpreheni, apo tė fshiheni?

    Kėnga ėshtė e vetmja derė, kur mund ta hap dhe tė shpreh atė qė dua.

    Muzika, biznes i thjeshtė apo i vėshtirė?

    Ėshtė njė biznes shumė “hard”, dhe qė nuk mund t’i zihet besė.

    I apasionuar pas makinave sportive apo klasike?

    Unė jam tip vetė, kėshtu qė pėr mua nuk ka rėndėsi ēfarė tipi ėshtė makina qė ngas. E rėndėsishme ėshtė tė mė ēojė
    aty ku duhet. Pėrsa i pėrket shijes, jam rritur para kohe pasi pėlqej makinat klasike.

    Nga djemtė e grupit “Skillz”, kush ju duket mė tip, Ledri apo Visari?


    Janė tė aftė tė dy, dhe dhe mė tė mirėt pėrsa i pėrket muzikės qė bėjnė. Ndihemi moshatarė nė tė gjitha aspektet, edhe pse ata janė vetėm 22-23 vjeēarė.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 17:44