BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Moda dhe Ngjyrat..

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Moda dhe Ngjyrat..

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/10/2008, 17:48


    Njė pamje vetėm e njė ngjyre do tė jetė gjithmonė diēka e trishtė. Pėrdorni ndėrthurjet e ngjyrave!

    Cilat ngjyra ju shkojnė mė tepėr dhe cilat pėr t'u evituar?

    Mė poshtė janė disa kėshillat pėr t'u veshur me shije e me ngjyra qė tė pėrshtateni me origjinalitet sipas ngjyrės sė lėkurės suaj. Nė modė ashtu si dhe nė art, ekzistojne disa mėnyra pėr tė ndėrthurur ngjyrat, pėr tė evituar hapa false.

    SHKALLĖT E NGJYRAVE

    Ngjyrat parėsore janė: blu, e kuqe dhe e verdha.
    Ngjyrat dytėsore: jeshilja, portokallia dhe vjollca, tė cilat rrjedhin nga bashkimi i tre ngjyrave parėsore.
    Ngjyrat tretėsore: e purpurt, ngjyrė ari, ngjyrė bizele (jeshile e hapur), vishnje...

    Kombinacioni i kėtyre ngjyrave jep ngjyra shume tė pėrafėrta si pėr shembull, bezhė, bojė krem etj...

    RREGULLAT BAZĖ

    - Ekuilibroni siluetėn tuaj falė ngjyrave. Merrni pėr bazė njė ngjyrė dominuese, e cila do tė shoqėrohet nga ngjyrat e tjera.

    - Mos pėrdorni mė tepėr se 3 ngjyra njėkohėsisht, pėr tė evituar efektin "palaēo".

    - E bardha dhe e zeza nuk janė tė konsideruara si ngjyra. Mund tė pėrshtaten shumė lehtė me ēfarėdo lloj ngjyre.

    - Edhe ngjyra gri ėshtė neutrale, mund tė kombinohet me shumė ngjyra.

    - I jepni prioritet ngjyrave tė errėta pjesės sė poshtme tė trupit, sepse ngjyrat e hapura tentojnė tė japin idenė e "shėndoshjes".

    - Ngjyrat mė tė hapura e tė ndezura, janė ideale pėr pjesėn e sipėrme tė trupit. I japin ndriēim dhe fytyrės.


    Veshjet qė ju pėrshtaten mė mirė, sipas ngjyrės suaj tė lėkurės

    Nėse keni njė ngjyrė tė lėkurės bronz dhe flokė tė errėt, tentoni tek kėto kombinime ngjyrash

    1. E kuqe dhe portokalli
    2. E kuqe dhe e zezė
    3. Jeshile dhe bezhė
    4. E kuqe dhe ngjyrė gri
    5. Vishnje dhe bezhė

    Nėse keni njė ngjyrė tė zbehtė dhe flokė tė errėt ose gėshtenjė, tentoni tek kėto kombinime ngjyrash

    1. Bezhė dhe tė bardhė
    2. Blu e thellė deti dhe bezhė
    3. Bojė kafe dhe e verdhė
    4. Gri dhe bojė kafe
    5. Bojė kafe dhe bojė qumėshti

    Nėse keni njė ngjyrė tė zbehtė dhe flokė tė verdhė, gėshtenjė e hapur ose tė kuqe, tentoni tek kėto kombinime ngjyrash

    1. Bojė kafe nė ēokollatė dhe e kuqe
    2. E bardhė dhe e zezė
    3. E verdhė e hapur dhe e zezė
    4. Gri dhe e zezė
    5. Vjollcė dhe bojė kafe

    KOMBINIMI I NGJYRAVE QĖ DUHET EVITUAR

    Jeshile dhe blu
    Bojėkafe dhe e zezė
    E kuqe dhe rozė
    Blu e thellė deti dhe e zezė
    Ngjyrė vishnje dhe ngjyrė vjollcė

    PĖRJASHTIME

    Kėtė dimėr, stilistėt kanė shkelur njė rregull tė pėrshtatjes sė ngjyrave nė veshje, pėr shembull, blunė e thellė tė detit me tė zezėn. Kanė menduar se ky kombinim ngjyrash mund tė jetė trendy, duke luajtur dhe me aksesorėt dhe me motivet. Njė veshje e zezė me lule blu, apo varėse tė zeza me njė veshje blu....

      Ora ėshtė 2/5/2024, 15:35