BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rozana Radi nė Grande Fratello!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rozana Radi nė Grande Fratello!!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/11/2008, 19:52

    Rozana Radi nė Grande Fratello!! 0-1

    Prej kohėsh njihet si njė vajzė ēapkėne, qė gjith monė dėshiron tė ēojė deri nė fund atė qė merr pėrsipėr duke patur shumė ėndrra qė pret t’i realizojė. Dėshira tė mėdha qė shpesh hasin nė vėshtirėsi por pėrsėri ajo nuk ndalet. Kjo ėshtė Rozana Rasi, e njohur nga tė gjithė miqtė si Rozi e cila pėr “Bluetooth” rrėfen zhvillimet mė tė fundit rreth jetės sė saj dhe ju sigurojmė se janė vėrtet interesante. Rruga qė ka ndėrmarrė pėr t’iu nėnshtruar njė operacioni plastik e ka bėrė qė tė pėrballet me njė tjetėr sfidė, kėtė herė edhe mė tė madhe. Njė ndėrthurje mes frikės dhe pasionit pėr tė arritur diēka. Ndiqeni si vijon, rrėfimin e saj…

    Kemi mėsuar ‘bėmėn’ mė tė fundit nė lidhje me ty Rozi. Dėshira pėr tė marrė pjesė nė ‘Grande Fratello’ qė zhvillohet nė Itali ku i je nėnshtruar dhe audicionit. Si tė lindi idea?

    Nė tė vėrtetė isha nisur pėr tė parė nė njė klinikė sesi bėheshin operacionet plastike. Kam shumė dėshirė tė bėj gjoksin dhe kjo jo pėr faktin se ndihem keq me gjoksin qė kam por e kam shumė tė vėshtirė tė pėrdor reēipetat. Nuk i kam fare me qejf t’i pėrdor. Ėshtė shumė e domosdoshme pėr t’u dukur njė dekolte e bukur dhe mendoj, pse t’i vesh reēipetat kur shumė mirė mund tė bėj gjoksin.

    Kėtė e ke menduar prej kohėsh?

    Kam patur gjithmonė qejf pasi nė plazh nuk i pėrdor tė lartmet me fortesė, por aplikoj formėn trekėndore tė rroba- banjove. Normalisht njė gjoks normal qė kam unė nuk duket aq bukur sa mund tė duket njė gjoks i bėrė me selikon.

    Ke frikė nga operacionet plastike?

    Kam tmerr frikė dhe nuk di si do bėj. E rėndėsishme ėshtė tė hyj nė sallė. Po hyra nė sallė, ia dola. Kam shkuar trekatėr herė deri tani por nuk jam futur dot nė sallė, nuk mė ka lėnė frika. Dėshirėn e kam shumė tė madhe dhe besoj se do e realizoj. Po u futa nė sallė, gjithēka mbaroi.

    Dhe le t’i kthehemi si vendose tė marrėsh pjesė nė audicionin e ‘Grande Fratellos’...?



    Pra nga sa thashė mė lart, teksa tentoja tė realizoja kėtė, rastėsisht pashė reklamėn e ‘Grande Fratellos’. Audicioni zhvillohej nė Rimini ndėrsa unė isha nė Ancona. Nė fakt kjo ka qenė gjithmonė njė dėshirė e mamasė time qė unė tė merrja pjesė nė njė reality shoė. Meqėnėse nė Shqipėri nuk ka njė tė tillė pėr artistėt, vendosa ta realizoj kėtė nė Itali dhe nuk di nė do arrij. Vetėm nėse rri 24 orė me njerėzit mund t’i njohėsh. Kam patur gjithmonė qejf tė njoh artistėt apo personat publikė por kėtė nuk mund ta bėj duke ndenjur njė orė nė ditė apo duke pirė njė kafe. Gjithsesi audicioni ku mora pjesė unė nuk ishte pėr artistė por pėr njerėz tė thjeshtė. Nė ditėn qė shkova unė ishin rreth 100 veta. U ndjeva vėrtet shumė mirė. Falė zotit mė ndihmoi dhe gjuha italiane tė cilėn unė e flas mjaft mirė. Mė shkoi shumė mirė. Por ka vetėm njė problem. Unė nuk jam e paisur me dokumenta italiane dhe nuk di nėse kjo do tė jetė njė pengesė pėr mua. Nėse nuk mė realizohet kėtė vit, vitin tjetėr patjetėr qė do ta bėj njė gjė tė tillė.

    Ēfarė pėrshtypjesh tė la audicioni. Si procedohej?


    Tė gjithėve na dhanė tė mbushnim nga njė formular nė tė cilin duhet tė shkruheshin tė dhėna rreth vetes si pėr shembull vendi ku banon, puna e prindėrve, ėndrrat etj. Kur panė skedėn time tė mbushur gjėja e parė qė mė thanė ishte: Ti je shumė famoze nė qytetin tėnd. Pse e bėn njė gjė tė tillė? Dhe unė menjėherė iu pėrgjigja: Kam ardhur nga njė familje qė e ka patur emrin prej kohėsh dhe nėse kam qenė talent nė 90%, 10% e kam patur nga mbiemri. Dua t’ia nis njė sfide nga fillimi pa kėtė mbiemėr tė njohur dhe vendi mė i mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė Italia. Pėr mė tepėr qė i ėshtė dhėnė mundėsia shumė tė tjerėve, artistėve shumė tėmirė qė kanė bėrė karrierė. Mė pėlqen televizioni italian.

    Ka patur shumė tė interesuar pėr audicion ditėt e tjera?

    Njė hata me njerėz.

    Sa prite pėr tė biseduar me autorėt qė zhvillonin dhe pyetėsorin?

    Fat i madh ishte se unė u nisa nė orėn 4 tė mėngjesit nga Ancona dhe mbėrrita nė Rimini nė orėn 5:30. Audicioni filloi nė orėn 8. Nuk e ndjeva shumė pritjen sepse u bėmė miq me shumė tė rinj, bisedonim bashkė. Atyre nuk u bėnte pėrshtypje qė unė isha shqiptare. Mendova se do mė shihnin me sy tjetėr por pėrkundrazi. Ishte dhe njė vajzė tjetėr shqiptare qė konkuronte bashkė me mua. Kishte rus, turq dhe tė kombėsive tė tjera qė jetonin dhe vazhdonin shkollėn nė Itali.

    Mendon se do tė pėrzgjidhesh?

    E vetmja gje qė mė bėn tė mendoj tė kundėrtėn ėshtė mospasja e dokumentave italiane.

    Pra nėse do tė organizohej njė reality show pėr VIP-a nė Shqipėri, do tė merrnit pjesė?

    Do tė isha e para qė do shkoja. Do kasha shumė qejf.


    Rozi, na thuaj ēfarė po ndodh me jetėn tėnde?

    (Qesh). Mirė. Jetoj vetėm me qenin tani pėr tani. Me anėn profesionale jam shumė e kėnaqur. Pėrmend kėtu klipin tim mė tė fundit, kėnga me Adi Hilėn, Festivali Ballkanik dhe ēmimi qė morėm nė tė bashkė me Noizin. Po pėrgatitem ndėrkohė pėr njė kėngė tė re qė do ta nis shumė shpejt, pėrpara Vitit tė Ri. Them tė vij me njė kėngė jugu. S’kam kėnduar kurrė jug ngaqė i kam bėrė gjithmonė qejfin anės sė babit duke kėnduar kėngė nga ana e shkodrės. Dhe mami ka patur shumė qejf qė unė tė kėndoja njėherė kėngė nga jugu. Do jetė njė kėngė e pėrpunuar tė cilėn do ta realizojė Adi Hila. Teksti i pėrket popullit, i rregulluar nga vetė Rozi.

    Po jeta private?

    Jeta private nuk shkon shumė mirė. Kam filluar tė bėj shumė gabime me jetėn time. Jam shumė euforike dhe gjithmonė i kam filluar historitė e mia pa menduar shumė. Mendoj me zemėr pėrpara se tė mendoj me tru. Kam dashur shumė ta mbroj jetėn time private nė shtyp dhe gjithmonė pas pėrfundimit tė historisė time katėr vjeēare jam shprehur nė media se nuk kam patur tė dashur. Kam njė vit qė aludoj: nuk kam tė dashur, ndėrkohė qė ishte njė histori tjetėr. Por tani me tė vėrtetė qė nuk ėshtė askush nė jetėn time.

    Kur e mendon Rozi martesėn?

    Shiko, unė isha martuar edhe nesėr po tė jetė pėr t’u martuar. Unė e kam ėndėrr fustanin e bardhė, por problemi ėshtė qė mirė se po martohem, por si mund tė hedh firmė pėr dashuri tė pėrjetshme me njė njeri. Kėtu ėshtė e gjitha, puna e firmės. Gjithė historitė e mia tė dashurisė qė kam patur, mė pas janė venitur. Shpesh herė mė shkon mendja tek mami dhe babi dhe them me vete: Ky ēift kaq i bukur pėr mua, si nė shpirt dhe si nė historinė qė kanė patur, vėrtet janė dashur pėr kaq shumė vjet qė kanė ndenjur bashkė?! Pastaj mendoj qė nė momentin qė humb dashuria, duhet tė vijė njė fėmijė qė tė vazhdojė kjo histori por nuk ėshtė e thėnė qė pėr njė fėmijė duhet tė rrish gjithė jetėn me njė njeri qė nuk e do.

    Pra nga sa thua, nuk do tė martohesh asnjėherė?

    Fustanin e bardhė do e vesh, por celebrim nuk do bėj asnjėherė. Firmė nuk hedh.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 15:39