Vajzat enderrojne gjithnje per ta veshur. Joshja e vellos se bardhe qe ne vogeli lidh fort endrren e cdo vajze per princin e kalter, me deshire per tu mbuluar nje dite nga fustani i nuserise.
Cila vajze nuk do donte te kishte ne krah ne kete moment kaq te rendesishem nje keshilluese sharmante si Amarda Toska?
Edhe pse sezoni i dasmave eshte larg, ajo thote se vajzat tashme i kane zgjedhur fustanet e tyre.
Kur behet fjale per fustanin e nuserise, ai zgjidhet shume muaj perpara, 6, 8 deri 1 vit perpara. Ne kete muaj behet nje fluks i madh prenotimesh per korrikun, gushtin dhe shtatorin, shprehet drejtuesja e agjencise Ami Event.
Por cilat jane tendencat e fustaneve te dasmes ne vendin tone? Ajo qe verrehet ende ne eshte se klientet duan fustanin e bardhe tradicional. Por ne fakt, kohet kane evoluar dhe si rrjedhoje prurjet me te fundit ne kete fushe kane ecur goxha.
Cka do te thote se nuk eshte cudi nese shohim nje nuse me fustan te thjeshte dhe te drejte, pohon Ami. Sipas saj, cmimet ne kete agjenci variojne nga 30 mije leke te reja deri ne 75 mije leke te reja.
Jane cmime mjaft te favorshme dhe te lira per tregun shqiptar, shton bukuroshja e ekranit te Top Channel./tch/