BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E dua shumė Shqipėrinė dhe gjithmonė e mendoj.

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E dua shumė Shqipėrinė dhe gjithmonė e mendoj.

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/12/2008, 17:39

    E dua shumė Shqipėrinė dhe gjithmonė e mendoj. 12301310

    Miss Earth eshte nje nder tre konkurset me te medhenje te bukurise dhe eshte konsideruar si me i veshtire nga dy te tjeret, Miss World dhe Miss Univers per arsye se pervec bukurise meret edhe me ceshtjet e ambjentit dhe te mjedisit. Ne kete konkurs merrte pjese edhe nje vajze Shqiptare e cila pavarsisht se ka shume vite qe jetoj ne Britani ajo ka ruajtur me se mire traditat Shqiptare dhe i ka shfaqur ne Miss Earth 2008.

    Ne fillimin e kesaj inteviste do te donim te na flisnit dicka per ju. Kush eshte Rudina Suti?

    Une jam vajza e vogel ne familje midis 4 motrave. Jam rritur ne Athine ku kam shkuar me familjen time qe ne moshen 6 vjecare dhe aty mbarova shkollen e mesme. Qe prej moshes 18 vjece, jetoj ne Britanin e Madhe ku dhe veres qe kaloj une u dipllomova ne Marketing Management with Languages. Momentalisht po studjoj nje dipllome te dyte ne Business with Festival and Events dhe jam pranuar menjehere ne vit te tret. Kjo ehste nje nga arritjet me te medha te miat deri tani mund te them dhe mezi pres te dipllomohem serisht veres se 2009-es. Pervec studimeve une punoj per te paguar universitetin dhe shpenzimet e jeteses qe bej larg prinderve te mi dhe gjithashtu jam marre me organizatat e studenteve dhe presidencen e studenteve ne universitetin tim.faktikisht, kam qene edhe perfaqesuesja e te gjithe studenteve internacional te universitetit.

    Je tip i shoqerueshem apo ke pak miq?

    Jam tip shume i shoqerueshem dhe kam shume njohuri me njerez pothuajse nga cdo vend te botes. Por ata qe une quaj me te vertet miq jan te paket.

    Cfar kujtimesh ruan nga hera e pare qe u ngjite ne skene?

    Ishte shume vite me pare, ne Athine dhe me kujtohet se mendoja qe nuk do desha te me kish pare ndonje nga mesuesit e mi..isha gjithmone nje vajze e turpshme!

    Cila eshte endrra jote ne sirtar?

    Kam shume endrra, por ajo qe besoj do rri per disa kohe ne sirtar deri sa te realizohet eshte endrra per te krijuar nje familje te shendetshme dhe te lidhur per jete.

    Do te ishe gati te beje gjithcka per karrieren tende?

    Nuk do te beja kurre gjithcka per karieren time. Gjithmone bej veprime mire te menduara, ne ditet e sotme eshte shume e lehte te behesh i famshem ne nje shtet te vogel si Shqiperia. Por nuk eshte gjithcka fama, une jam nga ata qe kane thene jo shume puneve te cilat nuk kam menduar se do i beja me kenaqesi dhe qe nuk i pershtatem.

    Si eshte Rudina ne jeten e perditshme? Si eshte nje dite e jotja e zakonshme?

    Ne mengjes do te shkoj ne universitet ose ditet qe skam mesim ne pune. Me vone do shkoj per te bere punet e shtepise dhe te gatuaj, te bej mesimet ose te takohem me shoket e mi per nje kafe ose kinema. Rregullisht shkoj edhe ne palester ku me teper bej yoga. Ne shume raste me ndodh te udhetoj edhe ne qytete te tjera te Britanise per te bere modeling.

    Cili eshte kengetari dhe aktori yt i preferuar?

    Megjithese ajo nuk kendon me, I degjoj perhere me kenaqesi kenget e Witney Huston. Aktori im me I preferuar eshte Sean Connery po edhe Robert Redford.

    E qetė apo nervoze?

    Varet nga situata dhe oret e dites.Kur zgjohem nga gjumi per shembull, jam shume e qete dhe me pak fjale. Here te tjera mund te jem si nje vullkan qe shperthen.

    Te pėlqen jeta e natės?

    Per te festuar ose shetitje po, ne aspekte te tjera jo. Ndihem me e sigurt diten.

    Po nė Shqipėri do tė kthehesh pas studimeve apo do tė vazhdosh jetėn andej?

    Jam larguar nga Shqiperia qe shume e vogel dhe kam krijuar gjithcka larg saj. Nuk do te kisha ndermend te kthehesha pas studimeve. Jeta ne Shqiperi nuk I ofron dot Shqiptareve te diaspores ato te cilat ata meritojne ne te vertet.

    Marrėdhėniet nė familje?

    Patjeter qe kam dobesit e mia si cdo njeri po ne pergjithesi te mira me te gjithe.

    Surpriza mė e fundit qė ke bėrė?


    Nuk do te ishte me suprize po te ta thoja…

    Pėr ēfarė i shpenzoni paratė?

    Per universitetin, shpenzimet e jeteses, ne shopping, ne telefone dhe ne sallone bukurie.

    Ku do ti kaloni festat e fundvitit?

    Ne Edinburgh sebashku me motren time dhe miq te tjere.

    Cfar ka ndryshuar ne jeten tende pas Miss Earth?

    Nuk kam shume kohe qe jam kthyer nga Filipina, ku u zhvillua Miss Earth 2008. Ndryshimet e medha besoj se ndodhen pas disa koheve. Megjithate, ka shume gjera qe kane ndryshuar ne jeten time. Si pershembull jam kthyer me eksperienca me te pasura dhe kontakte te shumta nga gjithe bota. Gjithashtu ndryshime kane ndodhur ne kerkesen e puneve te modelingut jo vetem ne Britani por edhe jasht asaj.

    Je perdoruese e Hi5, e Facebook-ut?

    E facebook-ut..megjithese kohet e fundit behet shume abuziv…

    Cfar eshte dashuria per ty?

    Nje ndjenje e natyrshme te cilen nuk e drejton dote vet dhe qe e zbukuron jeten ne nje menyre te pa shpegueshme.

    Mendon se dashuria me ty zgjat perjetesisht?

    Pa dyshim, ndroj mendje shume radhe keshtu qe ne nje rast kur pervec mendjes flet edhe zemra, ka per te zgjatur perjetesisht.

    Keni hasur nė ndonjė vėshtirėsi gjatė konkursit?

    Po, pesova nje alergji shume te keqe ne Filipine reth syve, e cila mbajti qe diten e pare qe mbrrita aty dhe deri sa u ktheva ne Britani. Ishte veshtire te duroja make-up -in cdo dite se me dhimbnin syte; dhe sidomos ne fotografi e kisha te veshtire se ndihesha shume me keq se vajzat e tjera. Megjithese te fotot me te shumta po nuk me njeh personalisht nuk mund ta kuptosh, mua nuk me pelqejne shume ato te bera nga Konkursi.

    Si ishte mardhenia juaj me Misset e tjera? Keni krijuar ndonje shoqeri qe zgjat edhe mbas konkursit?

    Ishim ndare ne tre grupe dhe me teper kalonim diten me vajzat qe ishim ne te njejtin grup. Me te gjitha kishim mardhenje shume te mira dicka qe tju them te drejten nuk e prisja. Me te larguara ishin vajzat te cilat nuk flisnin Anglisht dhe keshtu qe kontaktet me ato jan te veshtira te mbahen por me Misset e tjera si ato te Kanadase, Anglise, Zilandes se Re, Greqise dhe Boznjes ishim shume afer njera tjetres dhe akoma kemi mbetur ne kontakt te regullt. Patjeter dhe me Miss Kosoven, megjithese nuk ishim ne te njejtin grup momentet ku ishim te gjitha grupet bashke kaluam shume mire dhe normalisht jemi akoma ne kontakt.

    Projekte tė tjera per te ardhmen?

    Ekzistojne disa projekte per te ardhmen por nuk do me pelqente te flisja per to kete periudh. Jan disa vendime qe une duhet te marre para se te filloj procedura e ketyre projekteve dhe meqense une nuk i kam marre ende ato vendime, do preferoja te mos komentoja asgje me teper.

    Te mer malli per Shqiperine?

    Patjeter qe po! E dua shume Shqiperine dhe gjithmone e mendoj. Me merr malli shpesh here per shume gjera qe nuk gjenden ketu dhe sidomos per prinderit e mi qe jane aty. Ushqimi Shqiptar, dhe koha duhen te permenden ketu pasi ato na mungojne ne qe ndodhemi ketu.

    Urimi Rudines per festat?

    Uroj te gjith Shqiptaret ku do qe janė gezuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri, te jetė 2009 njė vit plot suksese, shendet dhe lumturi ne cdo familje.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 01:04