BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eli Fara, performancė “me tango dhe trėndafila”

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Eli Fara, performancė “me tango dhe trėndafila”

    Mesazh nga Albatros 24/1/2010, 19:03

    Eli Fara, performancė “me tango dhe trėndafila” Files_10

    Viti i ri ka nisur vrullshėm pėr Eli Farėn...


    Pas njė heshtjeje, tė mbrojtur me fanatizėm, nga kampi i kėngėtares mė nė fund vijnė lajmet e para, tė cilat nuk janė assesi nga ato tė zakonshmet. Nuk bėhet fjalė pėr njė kėngė, njė klip apo syresh... Kėsaj here pėrfaqėsuesja e muzikės popullore korēare, ka lėnė mėnjanė serenatat, pėr tė performuar “me tango dhe trėndafila.....” , nėn petkun e balerinės 12 javė me radhė, nė spektaklin “Tė kėrcesh me yjet”. Me tutu-tė veshur, ajo na rrėfen se ėshtė futur “me mish e me shpirt” nė sprovėn e servirur nė formė ftese, duke na prezantuar njė Eli ndryshe. Pozicionin e ri e konsideron si njė pėrvojė me pėrplot angazhime, pėr tė dhuruar performancėn e duhur, pasi pėr Elin tė kėrcesh pėr t’u argėtuar ėshtė e pamjaftueshme...

    - Nga sa mėsuam paraprakisht ju do tė jeni njė nga “yjet”qė do tė perfomoni nė spektaklin “Tė kėrcesh me yjet”. Do tė kėrceni. Si e pritėt ftesėn? Deri mė tani sa keni avancuar?

    T’iu them tė drejtėn, ftesėn nuk e prita me ndonjė entuziazėm dhe nė fillim mė tmerroi, pata dhe vijoj tė kem njė ankth, nėse do tė funksionoj apo jo nė kėtė gjini, s’di nė do t’ia dal. Sigurisht ėshtė njė pėrvojė e bukur, megjithėse provat e para ishin aq tė vėshtira, sa nuk ka ku tė shkojė. Mė pas kur e pėrvetėsoj njė lėvizje, sado e vogėl mė duket, sikur e kam ditur gjithherė. Ėshtė vėrtet interesante kjo eksperiencė nga tė gjitha qė kam pėrjetuar deri mė sot.

    -E paskeni marrė shumė seriozisht rolin e balerinės. Jeni ndjerė e pakompletuar si kėngėtare popullore?

    Njė kėngėtare e kompletuar duhet tė jetė edhe balerinė pasi bota kėshtu funksionon, ēdo gjė lidhet zinxhir, qė nga inskenimi, koreografia bashkė me kėngėn dhe element tė tjera. Tė paktėn jashtė, artistėt marrin kurse pėr tė bėrė spektakėl, gjė qė te kėngėtarėt e rinj tek-tuk funksionon. Ėshtė e nevojshme pėr ēdo artist pėr tė pasur edukatėn e lėvizjeve bazė.

    -Eksperienca te spektakli “Dancing ėith the stars” nuk ėshtė thjesht njė kurs kalimtar apo jo?


    Duke qenė se Enada ndjek punėn e gjithė artistėve, pėr mė tepėr qė mė ka takuar partner Gerd Vason, ėshtė njė pėrgjegjėsi akoma mė e madhe. Duhet tė mbledhėsh gjithė forcat pėr t’ia dalė dhe unė kėtė po pėrpiqem tė bėj.

    -Deri mė tani sa keni avancuar me lėvizjet?

    Mirė, por do tė mundohem qė atė ēka kam mėsuar ta paraqes mirė, pasi kjo ėshtė pjesa mė e vėshtirė dhe mė e pėrgjegjshme.

    -Vallėzimi i parė ėshtė tango sa pasionant aq edhe i vėshtirė. Mendoni se ju pėrshtatet tango teksa shihni veten nė pasqyrat e sallės sė provave?

    Mendoj se impresioni i Enadės qė mė ka zgjedhur mua pėr tango ndoshta ka qenė se Elit i shkon njė tango. Pėr t’u pėrshtatur besoj se mė shkon, por edhe nėse nuk jam objektive kam 12 vallėzime tė tjera pėr tė treguar veten.

    -Mė lart mė pėrmendėt se provat zgjasnin rreth 2 orė ēdo ditė, rrjedhimisht edhe kalori tė djegura...

    Nė fillim nuk prisja se njė eksperiencė e tillė do tė ishte kaq shumė impenjative. Prova bėj ēdo ditė, sigurisht kam lėnė palestrėn, pasi dy orė kėrcimi i kapėrcejnė orėt e palestrės.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 08:55