BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pėrse duhet tė ndryshojmė mėnyrėn e jetesė?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pėrse duhet tė ndryshojmė mėnyrėn e jetesė?

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/1/2010, 19:23

    Pėrse duhet tė ndryshojmė mėnyrėn e jetesė? FileContent

    Disa shekuj mė parė, edhe nė vendet qė sot konsiderohen si vende me njė mirėqenie tė avancuar, uria bėnte kėrdinė. Ata qė hanin nė mėnyrė tė rregullt dhe tė bollshme, ishin njė pakicė njerėzish me fat, por pėr sa i takon popullsisė, ajo shtrėngonte vazhdimisht rripin. Sot, gjysma e planetit vazhdon tė jetojė nė kushte tė tilla, ndėrkohė qė nė vendet e zhvilluara ka ushqim, por problemi i madh ėshtė konsumimi i tepruar i ushqimeve tė gabuara, qė shndėrrohen nė vrasės tė vėrtetė. Sipas njė nutricionisti tė famshėm, nėse do tė reduktohej deri nė masėn 10% mbarėshtimi i kafshėve qė kultivohen pėr mish, do tė pėrftohej njė shumė parash e vlefshme pėr ushqimin e 60 milionė tė uriturve nė botė.

    Dhe ndoshta shndėrrimi i njerėzve nė vegjetarianė mund tė ishte njė nga zgjidhjet mė tė mira nė favor tė reduktimit tė urisė nė botė. E ndėrkaq, si tė ishin “tė mallkuar”, janė pikėrisht njerėzit e vendeve tė pasura ata qė vuajnė nga sėmundje tė shkaktuara pikėrisht nga mėnyra e keqe dhe e parregullt e tė ushqyerit, nga jeta sedentare dhe mungesa e lėvizjeve, nga pėrdorimi i tepruar i alkoolit, duhanpirja e kėshtu me radhė. Dhe pikėrisht kėto zakone tė kėqija, kryesisht tė tė kequshqyerit, janė ndėr shkaqet mė tė rėndėsishme tė shfaqjes sė sėmundjeve tė rėnda, pėrfshi kancerin. Ndaj nė Perėndim, nė vendin ku keqkonsumohet ushqimi, shfaqen shumė shpesh iniciativa masive, tė cilat ndėrgjegjėsojnė njerėzit pėr ndryshimin e mėnyrės sė tė jetuarit, tė tė ushqyerit, qė janė edhe kushtet parandaluese tė shumė sėmundjeve dhe patologjive tė rrezikshme. Nė fakt, lidhja qė ekziston mes tė ushqyerit dhe gjendjes shėndetėsore tė trupit ėshtė njė fakt i njohur qė nė prehistori. Njeriu i lashtė dinte se si tė bėnte lidhjen pėr efektet qė ushqime tė caktuara, apo bimė, kishin nė organizmin e tij, qoftė pėr mirė apo pėr keq. Si pasojė, nė kohėt e lashta njerėzit ishin tė kujdesshėm pėr ato qė fusnin nė bark.

    Kjo lloj koshience dhe ky lloj ndėrgjegjėsimi i shoqėruar nga njohja duhet qė tė bėhet sėrish pjesė e njeriut tė sotėm, pėr parandalimin e problemeve tė mėdha shėndetėsore. Kjo sepse gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit, tė karakterizuar nga zhvillimi i shkencės dhe teknologjisė, njeriu ka krijuar njė shkėputje tė madhe me natyrėn. Mėnyra e jetesės nė shoqėritė e zhvilluara shumė shpesh ėshtė njė mėnyrė nė tė keqe tė shėndetit, qė nuk merr parasysh parimet kryesore tė tė ushqyerit tė shėndetshėm. Njė nga zakonet e kėqija ėshtė konsumimi i pijeve me gaz, teprimit me ėmbėlsirat, kremrat, apo ushqimet e shpejta qė tė heqin dėshirėn pėr ushqimet qė janė me tė vėrtetė tė shėndetshme. Me kalimin e kohės ėshtė zhdukur zakoni pėr konsumin e ushqimeve tė freskėta, qė janė tė pasura me vitamina, si frutat dhe zarzavatet. Sipas standardeve normale, njė person duhet tė konsumojė nė ditė 5 porcione ushqimesh tė freskėta. Por fatkeqėsisht mund tė konstatojmė se tė rinjtė janė ata qė konsumojnė jashtėzakonisht pak fruta dhe perime, duke u dhėnė pas ushqimeve gjysmė tė gatshme, qė konsumohen pas njė ngrohjeje disa sekondėshe nė mikrovalė.

    Por nuk ėshtė kurrė vonė pėr tė pėrtėrirė kulturėn e konsumimit tė ushqimeve tė freskėta nga toka, tė vajit tė ullirit nė vend tė yndyrave shtazore, apo tė asaj qė quhet dieta mesdhetare, e pasur me agrume e vitaminė C. Ky ndėrgjegjėsim vjen nga puna e pėrditshme qė duhet tė bėjmė pėr tė kuptuar dhe pėr t’u bindur se mėnyra e jetesės ka njė ndikim parėsor dhe tė drejtpėrdrejtė nė shėndetin tonė. Dhe jo vetėm kaq, por qė njė mbikonsumim nga ana jonė shkon nė kurriz tė vendeve tė varfra. Pėr kėtė nuk duhet tė mjaftohemi me njė fajėsim tė thjeshtė tė elementėve negativė, por me hapjen e mendjes ndaj njė mentaliteti tė ri tė tė kuptuarit tė jetės nė kėtė planet jo si njė fakt i izoluar, por si njė zinxhir gjėrash, pjesė e tė cilit jemi. Nuk mund tė vuajnė tė tjerėt e tė jemi mirė ne, dhe anasjelltas. Shembuj iniciativash tė tilla ndėrgjegjėsuese janė tė shumtė. I tillė ishte dhe ai qė ndėrmori njė qytet belg, Gand, pėr t’u shndėrruar nė njė qytet vegjetarianėsh, pra njerėzish qė nuk konsumojnė mishin dhe nėnproduktet e tij. Shembull i mirė ky, qė ėshtė ndjekur nga tė tjerė.

    Si do tė jetė bota e sė ardhmes, kėtė nuk mund ta dimė, sepse siē thotė edhe poeti i famshėm, Kahlil Gibrani: “Bijtė tanė jetojnė nė shtėpinė e sė ardhmes, ku ne nuk mund tė hyjmė, qoftė edhe nė ėndėrr”.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 20:51