BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Perse (s)'duhet banja e diellit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Perse (s)'duhet banja e diellit

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/7/2010, 18:13

     Perse (s)'duhet banja e diellit Images

    Organizmi duhet qe gradualisht t’u ekspozohet disa faktoreve dhe kushteve ne te cilat e forcon rezistencen. Fortesimi i rezistences se organizmit arrihet me shfrytezimin e rregullt te faktoreve te jashtem: diellit, ajrit dhe ujit. Drita e diellit ka cilesi shume te dobishme, ku ne ndikimin e saj kryhet nje numer i madh i proceseve ne qelize. Kryesisht efekte pozitive kane rrezet ultraviolete, ndaj te cilave lekura ka ndjeshmeri te ndryshme. Personat me semundje te lekures duhet t’u ekspozohen rrezeve te diellit vetem sipas udhezimeve te mjekut. eshte e nevojshme marrja e rrezeve te diellit ne det. Por ky veprim duhet te jete gradual.

    Rekomandohet qe diten e pare ekspozimi ndaj diellit duhet te jete vetem 5 minuta. Se pari, duhet te marrin rreze duart dhe kembet pastaj shpina dhe gjoksi. Lekura e barkut i merr e fundit rrezet, per arsye se eshte me e ndjeshme. Te ndjeshem ndaj rrezeve jane personat neurolabile, si dhe personat shume te dobet fizikisht. Personat me semundje te zemres dhe eneve te gjakut duhet te ekspozohen me kujdes ndaj rrezeve te diellit.

    Pasojat e plazhit

    Njolla, myk, quka, djegie te thella, dehidratim, por edhe skuqje, infektim jane disa nga “pasojat” e plazhit. Me te ndjeshem ndaj ketyre jane femijet e vegjel, grate dhe te rinjte. Lekura dhe organizmi ne njefare menyre jane te rrezikuar nga dielli. Pas plazhit shfaqet tharja e lekures dhe te tjera probleme qe shkojne deri ne infeksione serioze, si te mykut mbi lekure etj.

    Me te theksuara, djegiet e lekures

    Problem serioz per plazhistet dhe njerezit qe ekspozohen ndaj rrezeve te diellit jane djegiet e lekures. Ato nuk mund te shmangen ndryshe, perveē se me ane te perdorimit te solareve, me mbrojtes me filter te larte, si edhe duke mos u ekspozuar ne diell pas ores 10.00. eshte e keshillueshme qe pas plazhit te perdoren kremra hidratues “pas diellit” per lekuren, pasi nga plazhi lekura thahet jashte mase. Ne raste djegiesh te thella, rekomandohen edhe preparate ne forme xheli. As qendrimi nen ēader nuk te mbron nga dielli, pasi edhe rera, edhe guret rrezatojne. Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lekure. Njelloj ndodh me njollat dhe qukat, prej te cilave ankohen shumica e njerezve qe vuajne nga shfaqja me tepri e pullave te bardha mbi lekure, pa pigment. Zakonisht, per mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore.

    Keshillat pas ekspozimit ne plazh

    Pas ēdo banje ne det ose ne pishine trupi duhet te shplahet me uje te paster. Pas shfaqjes se mykut mbi lekure, duhet te nderpritet plazhi dhe te niset kura. Ne raste djegiesh jo te lehta, duhen perdorur antibiotike dhe xhel “pas diellit”.Per njollat dhe qukat, duhet te perdoret mbrojtesi me filter maksimal. Per ata qe kane nishane te ngritura mbi lekure, eshte i keshillueshem mbrojtesi i larte, sidomos ne zonen e kurrizit.

    Jo banja deti per tuberkolaret, te semuret nervore, dhe kardiaket

    Semundjeve si psoriazis vulgaris, ekzema kronike e thate, deurodermitet, faza premykotike, tuberkulozi i lekures, semundja e leshmanozes, aknejuvenilia, alopecia areta, urtikaria kronike etj., te cilat kane vetem perfitim nga banjat e detit. Ne mjekimin e ketyre semundjeve ndikojne mjaft mire rrezet ultraviolete, aerojonet dhe radioaktiviteti i ajrit, si dhe faktore te tjere te ajrit, te tokes dhe ujit. Rrezet e diellit nuk mund te zevendesohen ne asnje menyre me rrezet ultraviolete qe prodhohen ne menyre artificiale. Megjithate, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk jane te keshillueshme dhe kjo me konkretisht u “mohohet” atyre qe vuajne nga tuberkulozi aktiv i mushkerive, qe kane eksitime (shqetesime te forta te sistemit nervor, dhimbje te vazhdueshme te kokes, marrje mendsh me te vjella, rrahje te shpejta te zemres). Po ashtu, nuk rekomandohet banja ne ato semundje te lekures qe acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u keshillohen atyre qe vuajne nga epilepsia, nga semundjet infektive, nga semundje te renda te veshkave, atyre qe kane prirje per hemorragji ne tru, qe jane shume te dobet, me stenokardi (shtrengime ne zemer), qe kane tension te larte te gjakut etj. Banjat u ndalohen njerezve me moshe te thyer dhe grave ne periudhen e dyte te barres. Edhe te moshuarit qe kane predispozicion per tumore te lekures nuk duhet te qendrojne ne diell me shume se dy ore. Per ēdo rast eshte e nevojshme te merrni parasysh keshillat e mjekeve.

    Kura per semundjet e sistemit nervor

    Per semundjet e sistemit nervor (neurozat), banjat e ajrit zhvillojne nje veprim shume te mire. Per kete qellim praktikohet gjeresisht gjumi ne breg te detit si naten, ashtu edhe diten. Keto procedura jane te mjaftueshme per 10 - 15 dite rresht. Ne disa te semure veprojne mire edhe banjat e diellit, si nepermjet syrit edhe nepermjet lekures. Rrezet e gjelbra qe reflektohen nga bimet e qetesojne te semurin, ato i frenojne proceset nervore, kurse rrezet ultraviolete, i ngacmojne. Rrezet e diellit kane vetine te ndikojne edhe ne uljen e dhimbjeve. Tek i semuri permiresohet gjumi, largohet dhimbja e kokes, dhimbjet e zemres dhe ai e ndien veten te rigjalleruar. Keto banja behen ne temperaturen e ajrit 22 - 18 grade nga 15 minuta deri ne 1 ore e gjysme, ne 15 - 20 seanca. eshte mire te zgjidhen vende malore.

    Njerezit duhet te jene te kujdesshem ne ekspozimin ndaj rrezeve te mbasdites ne plazh
    Si mund te mbrohemi nga dielli

    Receta te specialisteve dermatologe dhe keshillat e tyre

    Mungesa e informacionit ben qe shume njerez te mos e kene idene se cilat jane oraret me te pershtatshme per t’u ekspozuar ne diellin e veres. Kjo do te mundesonte respektimin e orareve te antidiellit. Po ashtu, shume plazhiste nuk e kane bere te tyrin “vajin e plazhit”, e, per me teper, nuk perdorin as kapele dhe as ēadra. Mjeket porosisin qe kur je i pambrojtur ne diell, ne nje temperatutre qe shokon ne mbi 35 grade Celsius, rreziku per kancer te lekures, ose trauma psikike eshte evident.

    Nuk duhet te ekspozohemi shume ne diell

    Dermatologet keshillojne qe nuk duhet te ekspozohemi ne diell nga ora 11.00 e deri ne oren 16.00, per shkak se ne kete orar rrezet e diellit jane me te demshme. Megjithate, nga sonadazhet e bluzave te bardha rezulton se jane shume pak ata plazhiste qe e kufizojne ekspozimin ne diell ne keto orare. Po ashtu, gjate gjithe kohes se banjes se diellit eshte i rekomandueshem perdorimi i kremit sa here qe te futeni ne det e te dilni qe andej. Specialistet thone se ēdo nje ore duhet perseritur mbulimi me krem solar.

    Mos e teproni me ngjyren ēokollate te trupit

    Plazhi shihet si nje menyre per te larguar stresin. Te gjithe, sapo hyn stina e veres, mendojme pushimet ne bregdet. Synojme qe nen rrezet e diellit te marrim ngjyren ēokollate te deshiruar, edhe pse e dime qe ajo s’eshte gje tjeter veēse teprim me qendrimin ne diell. Por, ngjyra ēokollate e trupit eshte teprim edhe me nje pigment kanceroz. Njerezit qe jetojne dhe punojne ne mjedise te mbyllura gjate gjithe vitit ne vere, ne menyre te parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta te nje dielli nen temperatura te larta, pa u mbrojtur prej tij. Keta njerez nuk i bind as fakti shkencor se nxirja eshte shfaqje e dukshme ne lekure e nje mbidoze rrezesh ultraviolete.

    Shqiptaret shpenzojne pak per kremrat anti-diell

    Shume pak shqiptare shpenzojne per krem mbrojtes ndaj diellit. Krejt ndryshe ndodh ne vende te tjera rreth nesh. Ka nje tendence te klienteve per te blere solar qe sherben per mbrojtje nga rreziku i tumorit te lekures. Keto dite temperaturat po arrijne kulmet ne Shqiperi. Nderkohe, shqiptaret u jane drejtuar plazheve ne bregdetin e Adriatikut, Jonit dhe te liqeneve.

    Cilesite kuruese te klimes bregdetare

    Terapia e ujit te detit

    Terapia e detit kuron me sukses mjaft semundje dhe lehteson perparimin e shume te tjerave. Por nuk duhet abuzuar me deshiren per banje dielli, pasi rekomanimi i saj ose jo, mesohet vetem ne kontaktet me mjekun. Dihet qe nje numer semundjesh perkeqesohen dhe per disa te tjera, dielli mund te jete me pasoja per jeten. E mira eshte qe te behen banja ajri ne hije dhe ne oret e mengjesit.

    Banjat per frakturat dhe plaget

    Ne raste te frakturave ose te plageve veprojne mire banjat e ajrit prej 15 - 20 minutash e deri ne dy ore, dy - tri here ne dite ne temperaturen e ajrit 16 - 22 grade. Banjat e diellit perdoren te pjeseshme dhe te pergjithshme. Te pjeseshme kur plaget mbyllen me veshtiresi. Jane te dobishme edhe banjat e ujit, nese nuk ka pengese prej ndonje semundjeje tjeter. Banjat e mengjesit jane te keshillueshme per semundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kane veprim pozitiv ne sherimin e reumatizmes qe ka kaluar fazen e acarimit para 6 - 7 muajsh. Per te tille te semure keshillohen banja ajri dhe pas nje jave banjat e diellit ne oret e mengjesit. Behen 15 - 20 seanca te pergjithshme. Mund te behen edhe banja dielli te pjeseshme, duke zbuluar vetem kyēet e semura ne 2 - 3 seanca. Nese nuk ka prirje per t’u perseritur semundja, perdoren edhe banjat e ujit, por per kete, i semuri duhet ambientuar mire, duke u lagur me uje deti disa here. Temperatura e ujit ne fillim duhet te jete 34 grade Celsius, pastaj mund te zhytesh ne uje qe zbret ne 22 grade.

    Nxehtesia, e dobishme per semundjet veshkave

    Banjat e diellit veprojne mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e eneve te gjakut te lekures, zgjerohen edhe enet e gjakut ne veshka. Nese shtohet djersitja ne lekure, nuk ka ndonje ndryshim ne funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojne rritjen e punes se veshkave duke shtuar nxjerrjen e urines dhe bashke me te, edhe te lendeve e tjera qe permban urina. eshte vene re se veprimi i rrezeve te diellit nuk shkakton ndonje dem mbi veshkat, jo vetem kur ato jane te shendosha, por edhe kur jane te semura. Klima e nxehte pergjithesisht ka nje ndikim te mire ne funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit behen 1 - 2 ore ne dite, veēanerisht ne semundjet e gureve te veshkave dhe fshikezen e urines.

    Pyjet dhe banjat e hijes, ilaēi per semundjet e tiroideve

    Semundjet e ketyre gjendrave jane te lidhura me funksionin e prishur te tyre nga shume faktore. Semundja qe do mjekim klimaterik eshte tireotoksikoza e grades se mesme dhe te rende, por pa ērregullime te thella. Kane efekt te mire vendet klimaterike ne pyje dhe bregdet. Per keta te semure, rendesi te madhe ka qetesia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka te dhena se ne disa nga keta te semure, bregdeti krijon shqetesime, sidomos gjate veres, prandaj eshte mire qe te bejne banja ajri ne hije. Banjat e ujit ne det dhe lumenj t’i bejne me kujdes, kurse banjat e diellit t’i evitojne. Ne semundjen e strumes (gushes) qe lind si pasoje e mungeses se jodit ne ushqim, keshillohen banjat e detit ku ajri eshte i pasur me kripera te jodit. Ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 13:08