BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Makarona me pule, brokoli dhe spec te kuq..

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Makarona me pule, brokoli dhe spec te kuq..

    Mesazh nga Vizitor 6/2/2009, 02:57

    Pergatitja per 3-4 veta:
    300 gr makarona..
    300 gr fileto pule..
    gjysem tufe brokoli (nja 10 lulka brokoli) ..
    2 speca te kuq...
    2-3 thelpinj hudhre...
    3-4 luge vaj ulliri......
    kripe, piper i zi.....
    rozmarine...
    nje gote qaji me nje tablete supe pule...


    Ne nje tas te vogel hidhni vajin dhe shtojini dhe hudhrat e grira holle e lerini ashtu per nje fare kohe sa te leshojne aromen e tyre. Nderkohe vijini makaronat te zihen dhe ne anen tjeter grini holle brokolin, specin e kuq (mund ta beni dhe me domate ne vend te specit) dhe pulen.
    Vijeni vajin te skuqet bashke me hudhrat dhe pasi ti keni ferguar pak, shtoni rozmarinen dhe perzijeni pak, me tutje shtoni pulen dhe skuqeni per nje cope here. Me pas hidhini goten me uje me tablete pule dhe perzijeni per disa minuta. Pas kesaj shtoni brokolin dhe specin e kuq dhe perzijeni per nje kohe jo shume te gjate ne nje zjarr te ulet.
    Kete pergatitje mund ta perdorni dhe veē ose ta hidhni siper makaronave te ziera. Sherbejeni te nxehte.

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:52