BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Frederik Ndoci: Eurosong ėshtė lobing i homoseksualėve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Frederik Ndoci: Eurosong ėshtė lobing i homoseksualėve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/4/2010, 07:07

    Frederik Ndoci: Eurosong ėshtė lobing i homoseksualėve! Medial10

    Ėshtė festivali i ngjyrave, haresė, energjisė dhe ritmit qė organizohet nga EBU, shoqata e tė gjithė shpėrndarėsve audiovizuale europianė. Mbi gjysmė shekulli histori dhe miliona shikues audiencė. Njė skenė ku ndizet patriotizmi dhe aleanca mes popujve fqinjė, dhe ku muzika e ēdo vendi shfaq individualitetin e saj. Por diskutimet e momentit qė kanė pėrfshirė Shqipėrinė mbi kauzėn e homoseksualitetit dhe tė drejtave tė tyre, mesa duket ka ardhur koha pėr t’i shtrirė edhe nė muzikė. Kėngėtari Frederik Ndoci, i cili ka konkurruar nė vitin 2007, nga ēfarė ka parė tregon se nuk ėshtė patriotizmi nė plan tė parė nė renditjen e kėtij festivali, por lobingjet e homoseksualėve.

    Ka dhėnė njė deklaratė ndryshe nė emisionin e parė tė pasdites, qė Rudina Magjistari drejton nė TV Klan duke ēuditur tė gjithė. Nė njė panel ku ishin tė ftuar kėngėtarėt qė kanė pėrfaqėsuar deri tani Shqipėrinė nė Eurovizion, Ndoci ėshtė i vetmi qė ka pohuar se bėhet fjalė pėr njė festival qė financohet nga organizata e homoseksualėve tė vendeve pjesėmarrėse. Ja ēfarė rrėfen pėr gazetėn “Panorama”, ai qė konkuroi tre vite mė parė me kėngėn “Ballad of Stone” me ish-bashkėshorten, Aida Ndoci.

    - Marrim shkas nga deklarata juaj nė emisionin e Magjistarit, ku u shprehėt se Festivali Europian ėshtė njė festival homoseksualėsh. Ku bazoheni?

    Kam qenė prezent dhe pashė gjithēka me sytė e mi. Sė pari organizatatorėt e kėtij festivali qė mbulojnė shpenzimet kryesore ēdo vit janė organizatė gay prej vitesh. Pankartat, teknika dhe organizimet e tjera janė lobingje tė ndėrrmarrjeve private, ndėrsa si organizatė mbėshtetėse janė homoseksualėt.

    - Po pėrse vallė homoseksualė rendin tė shpenzojnė pėr kėtė festival?

    Sepse ata bėjnė gjithēka qė tė penetrojnė nė jetėn tonė jo vetėm me muzikė, por me gjithēka. Pastaj ata janė tė pasur, janė njerėz qė janė ngopur nga jeta.

    - Ju konkurruat nė vitin 2007 me Aida Ndocin, e dinit mė parė kėtė fakt?

    Kur shkova atje nuk e dija saktė sepse konkurrentėt qė kishin qenė dy-tre vite pėrpara meje pikėrisht; Ledina Ēelo, Anjeza Shahini apo Luiz Ejlli nuk ma kishin thėnė. Unė jetoja nė Nju Jork dhe ndaj nuk kisha dijeni, pėrveēse kisha dėgjuar shumė pak qė pėr Shqipėrinė mund tė ishte njė disavantash pėr sukses, fakti qė nuk kishte njė organizatė tė tillė qė financonte kėtė festival, ashtu si shumė shtete europiane.

    - Ju ishit nė garė me kėngėtarė e grupe, mund tė pėrmendi emra artistėsh qė mendoni se ishin homoseksualė?

    Pothuaj tė gjithė, pėrveē 7-8 shteteve ku hynte dhe Shqipėria qė nuk ishin homoseskualė (qesh). Mund tė pėrmend ē’mė vjen nė mendje; Ishte kėngėtarja nga Estonia, Gerli Padar me kėngėn “Partners in crime”, grupi anglez “Scooch” me gjithė balerinė me kėngėn “Flying the flag for you”, kėngėtari nga Austria, Eric Papilaya me grupin qė kėnduan kėngėn “Get a life, get alive”, kėngėtari grek Sarbel me “Yassou Maria”, kėngėtari turk Kenan Dogolu me kėngėn “Shake It Up shekerim”, djemtė e Francės tė grupit “Les Fatals Picards” me kėngėn “L’amour a la francaise”, djemtė e grupit “Teapacks” tė Izraelit me kėngėn “Push the button”, dhe kryesoret gjashtė vajzat e grupit qė fitoi ēmimin e parė, mes tyre Marija Serifovic me kėngėn “Molitva”. Ishte njė grup lesbikesh, pasi nė duart e tyre kishin simbolet e dy zemrave tė ndara, simboli i dy femrave qė bėhen bashkė.

    - Sipas jush, ishte kjo arsyeja qė vajzat serbe u shpallėn fituese atė vit?

    Ato vinin nga njė vend fanatik, si Serbia dhe ato u ishin drejtuar organizatorėve qė nė shkurt me njė lutje pėr t’i ndihmuar qė tė fitonin, pasi nė Serbi edhe mund t’i vrisnin pėr homoseksualitet. Unė e dija mė herėt qė ato do fitonin, pasi kėnga e tyre ishte e promovuar jashtė mase nė 5-6 gjuhė dhe nė 7-8 stile tė ndryshme. Madje kėnga jonė shqiptare ishte menduar tė kishte pesė zėra femrash dhe u hoq e u zėvendėsua me meshkuj, ndėrkohė qė perfomancėn e femrave e pamė te kėnga serbe.

    - Mendoni vėrtet se nė vlerėsimin e kėngėve ndikon homoseksualizmi i kėngėtarėve?

    Patjetėr, ėshtė kriter kryesor. Kriteri i parė ėshtė qė duhet tė jesh gay. Pastaj ėshtė patriotizmi dhe mėnyra e votimit. Kėto dy vjet sistemi i votimit ka ndryshuar, por kur konkurrova unė sistemi i votimit ishte skandal, pasi popujt votonin fqinjėt dhe Shqipėria nuk kishte ndonjė mbėshtetje tė tillė. Megjithatė nga vendi i 42-tė arrita ta ēoj Shqipėrinė nė vendin e 17-tė.

    - A mendoni se ka njė organizim tė secilit shtet nė kėtė lobing homoseksualėsh, nėse mund ta quanim kėshtu?

    Patjetėr, dhe gjithė bota e di kėtė. Ēdo shtet ka organizatėn gay tė festivalit Europian, ku do tė pėrmendja kėtu orgnizatėn e Bullgarisė qė ėshtė gay, etj.

    - Ju vetė Frederik, ē’mendim keni pėr homoseskualėt?

    Unė vetė kam jetuar nė Neė York dhe i respektoj ata, siē ne kemi kėnaqėsi pėr jetėn tonė dhe ata kanė kėnaqėsi pėr jetėn e tyre. Kjo s’do tė thotė qė ke qejf t’i shohėsh se s’i vuajnė ata.

    - A keni njė koment pėr kėtė evenimet tė muzikės europiane, me ēfarė syri e shihni tani?

    Pėrgjigjja do tė ishte: “Na ishte njė herė Festivali Europian”. Pėr Shqipėrinė do tė thoja qė ėshtė ende njė ngjarje, megjithatė janė shumė faktorė pėr sukses atje, pasi Shqipėria pėr lindjen ėshtė perėndim dhe pėr perėndim ėshtė lindje. Por kjo qė them nuk vlen vetėm pėr organizatorėt, por dhe pėr fansat qė e ndjekin. Nėse do jesh aty, do tė ndjesh se tė pushton atmosfera e tyre.

      Ora ėshtė 18/5/2024, 00:52