1- Limoni: ka veti zbardhuese, eshte i perkryer, per te qartesuar njollat e lekures. Vetite e tij shkelqyese, e bejne nje aleat te fort per ti dhene ndricim flokeve, por beni kujdes ne perdorimin e tij pasi tenton ne tharjen e tyre.
2- Kokosi: Pluhuri i arres se kokosit dhe qumeshti i tij jane agjent granuloz per nje scrub te mire dhe natyral ne kushtet e shtepise.
3- Maskat: recetat per tu pergatitur me fruta jane te shumta, zgjidhni ate qe ju pershtatet me mire me tipin tuaj te lekures.
4- Banane: eshte nje frut i fuqishem kur behet fjale per te zbutur dhe ushqyer lekuren. Nje maske e perkryer nese ajo perzihet edhe me mjalt. Lekura behet shume e bute.
5- Portokalli: lengu i tij eshte ideal per ti dhene shkelqim lekures se shuar. Perzieni lengun e portokallit me kos dhe aplikojeni ne fytyre. Evitojeni nese lekura juaj eshte delikate.
6- Pjeshka: mund te beni maska te fresketa dhe verore. Shtrydheni dhe aplikojeni ne fytyre, nese deshironi shtoni dhe nje luge mjalte, do te behet nje maske super ushqyese dhe delikate.
7- Luleshtrydhe: eshte shume e mire per te kuruar lekuren e yndyrshme, dhe me pore shume te hapura. Shtrydhni 3 te tilla dhe perzini me kos natyral, aplikojeni ne fytyre me levizje rrethore dhe lereni ne qetesi per 20 minuta. Farat e luleshtrydhes do te sherbejne edhe per nje scrub te lehte.
8- Kivi: Lekura e yndyrshme mund te pastrohet dhe kurohet me nje maske kivi dhe argjile te gjelbert. Nje kivi, nje luge argjil dhe dy luge kos perzien se bashku dhe me pas aplikojeni ne fytyre, lereni ne qetesi per 10 minuta.