BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    LLojet e akneve dhe formimi I tyre!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje LLojet e akneve dhe formimi I tyre!

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/6/2010, 00:30

    LLojet e akneve dhe formimi I tyre! Images

    Nje nder faktoret
    e mundshem por ende ne studim eshte ai gjenetik.Eshte vene re nje rritje te incidences per akne ne femije me prinder qe kane pasur akne. Ajo qe trashegohet nuk jane aknet por aftesia per hiperproliferim epidermal folikular dhe si rrjedhoj bllokimin e folikulit te qimes. Si faktore te tjere agravues jene edhe aktiviteti I bakterit P.acnes si dhe prodhimi I shtuar I yndyres.

    Testosteroni, nje hormon I gjendur ne meshkujt si dhe ne femrat rritet gjate adoleshences(pubertetit) duke stimuluar gjendrat sebace (te yndyres te zmadhohen dhe te prodhojne me teper yndyre. Lekura e yndyrshme eshte me e prirur per te bllokuar poret dhe krijuar komedonet e mbyllura (pikat e bardha)komedonet e hapura (pikat e zeza) si dhe pustulat (Puērat).

    Kjo mund te merret sin je hipoteze
    e formimit te akneve te adoleshences. Aknet qe shfaqen perpara kesaj moshe quhen akne prepubertale.Kur aknet acarohen dhe perkeqesohen ato mund te infektohen duke krijuar aknet cistike (te mbushura me qelb) kjo gjendje eshte me e zakonshme te meshkujt. Duke u bazuar ne elementet e shfaqur ne lekure behet dhe ndarja e akneve ne grade te ndryshme.

    Aknet e te rriturve shfaqen me vone gjate jetes dhe mund te lidhen me shume shkaqe si: crregullimet hormonale, shtatezanite, menopauza, ose ndalimi I marrjes se kontraceptiveve oral. Femrat e rritura te cilat zhvillojne akne mund te trajtohen gjate menstruacioneve, ovulimit ne rastet e renda edhe gjate gjithe ciklit. Aknet e te rriturve nuk duhet te ngaterrohet me akne rosacea ne te cilen mungojne komedonet, pikat e zeza dhe pikat e bardha.

    LLojet e akneve dhe formimi I tyre! Images

    Pastrimi

    Aknet nuk krijohen nga pluhuri. Aknet nuk jane te lidhura me larjen e paket te lekures ndryshe nga miti I krijuar qe ato formohen nga papastertite. Megjithate per te parandaluar infektimin e tyre eshte e keshillueshme te perdoren lares te ndryshem eksfoliante qe heqin papastertite dhe qelizat e vdekura. Nuk keshillohet larja e shpesht apo e ashper sepse mund te perkeqesoj aknet. Dieta

    Akne nuk shkaktohet nga ushqimi. Megjithate disa ushqime ne pacient te ndryshem duket sikur e perkeqesojne gjendjen prandaj rekomandohet heqja nga dieta e perditshme ose kufizimi I tyre. Nder me te shpeshtat jane kafet, cokollatat, ushqimet e skuqura, dieta e varfer ne fruta dhe perime si dhe pijet e gazuara.

    Kozmetika

    Mundohuni te evitoni kozmetiken. Rekomandohet te perdorni kremra dhe makiazh me baze
    uji (jo me baze vajore) Zgjidhni produkte qe nuk formojne komedone (nuk shkaktojne pika te zeza apo te bardha ) dhe jo-aknegjenike (qe nuk shkaktojne akne). Pastroni fytyren nga makiazhi cdo nate para se te flini me uje te ngohte dhe lares te bute.

    LLojet e akneve dhe formimi I tyre! Images

    Trajtimi

    Trajtimi i akneve eshte i gjate dhe i vazhdueshem. Qellimi kryesor i trajtimit eshte te parandalohet formimi i akneve te reja. Aknet e krijuara mund te ndihmohen me mjekim duke ulur kohen e sherimit ose te lihen deri sa te zhduken vete. Nese pas dy-tre muajsh nga fillimi i mjekimit nuk shihet nje permiresim i dukshem duhet te ndryshohet mjekimi ose te rishikohet serish diagnoza. Ekzistojne raste kur akne mund te ngaterrohet me nje forme te ngjashme me te por me origjine tjeter si psh nga perdorimi i makiazhit, locioneve apo medikamenteve oral. Prandaj keshillohet te dihen te gjitha preparatet e lokale apo sistemike qe perdor pacienti perpara fillimit te mjekimit. Trajtimi duhet te pershtatet sipas tipit te akneve. Trajtimi i shenjave pas akneve

    Pas sherimit te plote te akneve mund te ngelen
    shenja te ndryshme nga njolla te kuqe te siperfaqshme deri ne cikatrice me te thella. Keto shenja mund te hiqen me metoda te ndryshme si risiperfaqezimi me laser, dermabrasioni, piling kimik, elektrobisturia etj Mund te perdoren edhe lene te ndryshme qe mbushin dhe ngene ne siperfaqe shenjat si kolagjeni apo fillersat dhjamor. Mirembajtja e lekures Trajtimi i duhur mund te zhduk aknet dhe te permiresoj pamjen e lekures por nuk duhet harruar qe ato mund te formohen serish nese nuk mbahet nje kujdes i vazhdueshem ndaj lekures. Aknet nuk jane te kurueshme por te kontrollueshme.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 00:03