BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ema Andrea: Shqiptarėt e vjetėr, pse mė pėlqejnė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ema Andrea: Shqiptarėt e vjetėr, pse mė pėlqejnė

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/6/2010, 14:28

    Ema Andrea: Shqiptarėt e vjetėr, pse mė pėlqejnė 6gwzyh

    Pa e etiketuar “folklorizėm”, pėr Ema Andrean ka qenė njė ridimensionim profesional, kthimi mbrapsht jo si shenjė e kundėrt, por si drejtim i pashkelur mė parė nga njerėz tė serės sė saj, teatrologė apo aktorė. “Ritet dhe teatri” ka qenė kumtesa qė ka mbajtur para pak ditėsh, nė njė konferencė shkencore tė organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisė me temėn “Tradita etnokulturore dhe bashkėkohėsia”. Lidhjet qė ka kėrkuar tė gjejė fillimisht Ema me teatrin e ēuan gabim, ndėrsa rrugėn e saj drejt njė fillese nė studime shkencore tė mirėfillta, nuk e shoqėron ndonjė zbulim i ri. Kur flet pėr teatrin, kėtu nyjet ngatėrrohen pėr aktoren, duke ndėrruar shpesh natyrėn e pėrafrimit teknik, tė asaj qė ka studiuar nė njė punim modest masteri, dhe tė qenit profesioniste nė teatėr. Thjesht tani ajo i pėrmbledh si gjėra kurioze, ndėrsa ne duam tė dimė mendimin e saj, mbi ca konvencione, shenja, simbole ēfarė na ka mbetur, dhe sa evolutive janė ato nė kushtet e sotme, tė shfrytėzimit tė tyre pėr teatrin si ēėshtje gjuhe amė.

    “Mė pėlqen fakti qė shqiptari vazhdon ta ketė fytyrėn shumė tė shtrenjtė si akt nderi, mė pėlqen shumė qė bukėn e ka shumė tė shtrenjtė si akt mikpritje, gjesti i mikpritjes, dhe jo mikpritjes qė ka shqiptari. Se sa janė tė trashėguara duhet tė shkoj tė studioj, me pa. Jam akoma nė momentin e kuriozitetit, dhe doja tė dilja diku. Kjo ėshtė dhe nė ēfarė thashė nė kumtesė, se ngre disa pyetje me dėshirė pėr tė shkuar shumė mė thellė”, - thotė Ema, duke e vlerėsuar kėtė modestisht si nisje, pėr ta gjetur lidhjen me performancės popullore, teatrit popullor nė shėrbim tė sė sotmes, atij teatri tė kultivuar.

    - Ju jeni ndėr tė parat, nga fusha e teatrit, qė keni hyrė nė njė studim masteri, pėr tė gjetur motivin e lidhjes sė riteve shqiptare me teatrin, pėr tė cilėn u prezantuat, dje, nė njė konferencė pėr etnografinė. Pse kjo ndėrhyrje nė jetėn tėnde profesionale pėr t’u marrė me kėtė fushė?

    Nuk e di, nėse jam e para, por ka pasur tentativė, ndoshta tė shkėputura. Ndoshta, kjo pėr faktin se rituali dhe teatri, procesi gradual i historisė sė teatrit nga rituali nė rrugė, me teatrin qė ne njohim sot nė Shqipėri, nuk ka ndodhur. Janė shumė arsye, tė cilat do tė duhet t’i zbuloj. Hyra tė bėj masterin, natyrisht se fillesa ishte pėr kushtet qė m’u krijuan, pėr ligjin qė doli, isha e detyruar. Por, jam shumė e lumtur, sepse u bėra mbarė tani, duke mė vėnė nė pozita pune, pėr njė gjė pėr tė cilėn kisha kohė qė e mendoja. Nė fakt qė kur kam rėnė nė kontakt pėr herė tė parė me Eugenio Barban, qė ka shkruar “Antropologjia e teatrit”, qė ka eksploruar, pa ekspresivitetin, qenien njerėzore nė Indonezi, duke bėrė pikėrisht lidhjen e komportimit fizik tė njeriut oriental dhe oksidental. Janė metodistė qė mė kanė frymėzuar dhe ka qenė pjesė e ideve tė mia, por natyrisht kisha menduar t’i zhvilloja nė njė moshė shumė mė tė shtyrė. Tani kisha dėshirė tė merresha me krijimtari. Por mė vjen shumė mirė, qė masteri mė vuri nė kėtė pozitė, dhe kjo ka qenė dėshira, me kėtė kam dashur tė merrem.

    - Ku keni eksploruar, nė cilin terren, pėr tė gjetur pikėlidhjen, krahasimisht tė ritit me teatrin?

    Jam nė fillime dhe natyrisht jam bazuar shumė nė kėrkimet e mėparshėm tė artistėve tė mėdhenj, si Barba, Grotovksi etj. Kėta shembuj do tė ndjek pėr tė hulumtuar diēka nė Shqipėri. Pėr momentin, konfrontimi, krahasimi im, mėnyra se si po operoj, nuk e di ku do tė mė ēojė!? Ėshtė njė imitim i asaj qė bėjnė emrat e mėsipėrm tė artistėve. Jam bazuar, shumė sinqerisht, tek ajo qė kanė bėrė ata. Do tė mė duhet shumė kohė tė dal nė terren, tė rizbuloj, gradualisht tė merrem me kėtė punė. Se ēfarė do tė mė sjellė ky kėrkim do ta shohim, por dimė qė dje pati interes pėr kėtė temė. Shpresoj qė pėrfundimi i kėsaj pune, tė hapė kuriozitetin e studiuesve. Dhe shpresoj akoma mė tepėr, nė momentin qė do tė mbroj doktoraturėn, qė kjo gjė t’ju shėrbejė edhe aktorėve, qoftė nė trajnimin e tyre, qoftė nė kėrkimin e origjinave tė shprehėsisė shqiptare, autentike, tė cilėt kanė jetuar brenda kėtyre performancave, kanė komunikuar me njėri-tjetrinø kanė shkėmbyer kulturat bashkė me kėto performanca popullore, tė teatrit popullor. Ne, nuk kemi elementė tė njohur tanimė. Ndoshta nuk i ka parė kush nė kėtė sy.

    - Nė pjesėn e riteve folklorike qė ne trashėgojmė, ēfarė ju ka bėrė mė shumė pėrshtypje qė nuk keni mundur tė ishit nė kontakt mė pėrpara, a janė konvencione, simbole qė na identifikojnė?

    Natyrisht qė konvencionet, kodet, simbolet etj. gjenden edhe nė fjalėt e poezive popullore dhe nė mėnyrėn e tė takuarit, e pėrshėndetjes, si nė ceremoni vdekje, dhe martese - nė mėnyrėn se si vendoset mizanskena - pjesėmarrėsit apo aktorėt, dasmorėt, nė ritet qė tani kanė humbur. Jo tė gjitha janė. Shumė gjėra kanė mbetur nė ritet e fejesave, martesave dhe vdekjeve. Janė disa shenja pėr shembull; mėnyra se si vihet shamia, se si mbahen duart nga mosha tė ndryshme, mėnyra se si pozon nusja etj. Tė gjitha kėto janė ekspresive, janė poza tė ekspresionit fizik brenda njė kodi dhe kulture tė caktuar. Por shumė gjėra natyrisht do t’i zbuloj nga arkivat dhe nga shkrimet.

    - A pretendoni se keni zbuluar diēka deri tani?

    Modestisht pa pretenduar tė ndriēoj ndonjė gjė tė re, ka qenė njė udhėtim i shkurtėr, tė cilin kur e mora shtruar, nuk zbulova, ėshtė shumė e madhe kjo fjalė. Nuk pretendoj tė kem zbuluar ende asgjė tė re, por thjesht u qartėsova se po kėrkoja gabim, po pėrpiqesha tė nxirrja nė pah elementėt teatralė tek ritet dhe tė mund tė pėrfundoja me ritualitetin e teatrit. Tek kaloja sa tek njėri subjekt, tek tjetri, kuptova se ėshtė njė udhėtim mbi shina me dy kahje, vajtje-ardhje, midis kėtyre hapėsirave tė pėrfaqėsimit njerėzor. Qė nga koha kur gjenden dokumentime tė para tė etnologėve apo udhėtarėve dėshmitarė, tė ceremonive primitive, edhe pse tė sakta, njihet origjina e teatrit. Teatėr bėnte gjahtari, i veshur me lėkurėn dhe kokėn e kafshės, sė pari qė t’i sillte fat nė gjueti, e qė t’i afrohej mė lehtė presė, e mė pas kur kthehej pranė tė afėrmve dhe nė njė ceremoni festive u tregonte atyre gjithė ngjarjen. Kėshtu nevoja pėr tė qenė ndėrmjetėsi i ngjarjes, sjellėsi, transmetuesi i ngjarjes, bėn qė gjithė qenia e tregimtarit tė jetė mjeti i kėtij transmetimi. Gjithė idetė, ndjesitė, laboratori psiko-fizik i transmeton tek spektatorėt.

    - Ku keni shkelur pėr tė shkuar te ritet…?

    Deri tani studimi ka qenė pak mė i pėrgjithshėm, nė bazė tė arkivit qė mė ka ofruar Instituti i Albanologjisė qė ėshtė njė arkiv i pafund, teorik, edhe nė pamje sepse kanė kaseta, DVD etj. Ata kanė bėrė njė punė tė mrekullueshme aty brenda me gjithė kushtet qė ofron Shqipėria. Nėse u nxita dhe do doja ta vazhdoja kėtė gjė, sinqerisht ėshtė falė njė terreni shumė tė mirė qė kanė krijuar pedagogėt.

    - Gjithmonė kur kemi folklorin, kemi tė bėjmė me gjuhėn, shenjat e njė kombi. Pa e etiketuar folklorizėm, a keni gjetur ndonjė lidhje evolutive, qė
    tė tė shėrbente pėr teatrin tėnd?

    Natyrisht, qė kjo mė ka nxitur nė kėrshėrinė profesionale. Mė pėlqen nė gjėrat qė kemi trashėguar dhe nė mėnyrėn tonė tė komunikuarit dhe nė kode tė statuseve tė ndryshme sociale. Por kėto janė gjėra vėrtetė kurioze dhe nuk mundem tė flas me kompetencė sepse jam nė fazė studimi dhe nuk e di se ēfarė do tė mė dalė, uroj qė tė zbuloj gjėra tė reja. Mė pėlqen fakti qė shqiptari vazhdon ta ketė fytyrėn shumė tė shtrenjtė si akt nderi, mė pėlqen shumė qė bukėn e ka shumė tė shtrenjtė si akt mikpritje, gjesti i mikpritjes, dhe jo mikpritjes qė ka shqiptari. Se sa janė tė trashėguara duhet tė shkoj tė studioj, me pa. Jam akoma nė momentin e kuriozitetit, dhe doja tė dilja diku. Kjo ėshtė dhe nė ēfarė thashė nė kumtesė, se ngre disa pyetje me dėshirė pėr tė shkuar shumė mė thellė, por nuk e di se sa. Sepse nuk ėshtė shumė e lehtė.

    - Dhe cilat janė pikėpyetjet qė mbyllin studimin tuaj njėvjeēar?

    Pikėpyetja dhe paniku im i madh ėshtė nėse do t’i shėrbejė punės sime kjo lidhje qė kėrkoj tė bėj. Tė zbuloj pėr tė kaluar tek kėta elementė parateatrore dhe nėse performanca e teatrit popullor a do t’i shėrbejė teatrit tė kultivuar si lidhje!? Mua personalisht do tė mė shėrbejė sepse kthimi nė origjinė mė ka treguar tashmė - pėr ēdo artist, jo vetėm aktor, shkrimtarė, kėrcimtarė etj. - se i vlen dhe ridimensionohet me vetveten.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 07:37