BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kujdesi per duart, pse duhet dhe si arrihet

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kujdesi per duart, pse duhet dhe si arrihet

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/6/2010, 17:04

    Kujdesi per duart, pse duhet dhe si arrihet Images

    Duart flasin per ne shume me teper se c’mendojme. A e keni ditur se duart tuaja tregojne perparesite dhe te metat tuaja? Duart jane vazhdimisht ne perdorim, ato japin mesazhe, me to punohet dhe ato durojne ngarkesa te perditshme. Prandaj, keto jane disa nga arsyet e shumta pse duhet te keni kujdes te vecante per duart tuaja.

    Filloni me krem

    Lekura e duarve eshte shume e holle, ajo permban nje numer me te vogel te gjendrave dhjamore dhe cdo dite i ekspozohet rrezeve te diellit, te ftohtit, etj… A e keni ditur se larja e duarve, pervec se largon papastertine, largon edhe yndyren mbrojtese? Per kete arsye eshte me rendesi qe duarve t’u ofrojme kujdesin e duhur me ane te kremit perkates, i cili eshte i pasur me substanca ushqyese dhe vitamina, sidomos vitamine E. Mos hezitoni qe t’i lyeni duart me kremin mbrojtes dhe ushqyes, cdo dite pas larjes se tyre. Kjo nuk do t’ju marre shume kohe dhe me kalimin e viteve do ta falenderoni veten per kujdesin qe u keni kushtuar.

    Duart e plasaritura dhe te thata kane nevoje per kujdes shtese. Para gjumit, i lyeni ato me krem per lekure te thate me shtrese te trashe. Gjate nates duart do te perfitojne me shume nga kremi, pasi ndersa ne fleme, lekura rigjenerohet. Per duart e thata dhe te demtuara ilac i mire jane edhe maskat ushqyese dhe serumet.

    Fitnes per duar

    Ekspertet kane treguar se ekziston nje lidhje e drejtperdrejte ne mes duarve dhe trurit. Per kete arsye, artistet dhe muzikantet i ushtrojne cdo dite gishtat e tyre. Nuk eshte keq qe se paku njehere ne jave te ushtrohen duart. Per ta realizuar kete, me se miri do t’ju sherbejne dy topa te vegjel. Rrotulloni ato ndermjet shuplakave dhe nganjehere nderrojeni kahun e levizjes. Keshille: Me te mire jane topat prej gome qe permbajne bulbe ovale, te cilat njekohesisht masazhojne shuplakat tuaja dhe reagojne si masazh refleksiv ne trupin tuaj.

    Kujdesi per duart, pse duhet dhe si arrihet Images

    Larja me parafine

    Nje menyre shume e thjeshte, por shume e efektshme eshte larja e duarve me parafine. Ne kete menyre do t’u ofroni kujdes dhe mbrojtje te plote duarve tuaja te lodhura dhe te plasaritura. Gjate larjes me parafine te ngrohte, hapen poret dhe lekura i thith substancat aktive rigjeneruese dhe ushqyese nga parafina, duke nxitur keshtu qarkullimin me te mire te gjakut. Gjate trajtimit me parafine, aroma e mire relakson gjithe trupin. Trajtimi nuk kerkon shume kohe dhe pergatitje, zgjat vetem njezet minuta, ndersa ne te njejten menyre mund te perkujdeseni edhe per shputat. Per larjen me parafine nuk keni nevoje te vizitoni ndonje sallon te vecante kozmetik, por ky trajtim ofrohet edhe ne sallonet me te thjeshta, madje edhe ne ato ku i rregulloni floket.

    Prandaj, duke i zbukuruar floket mund te kenaqeni edhe nen kujdesin e kendshem te duarve. Larja me parafine mund te jete trajtimi perfundimtar i nje trajtimi tjeter, ose si trajtim i vecante. Eshte shume thjeshte: Duart zhyten ne parafine te nxehur. Pastaj ne duar vendosen doreza te mendafshta ku parafina dalengadale ftohet brenda 15 minutash. Derisa parafina ftohet, nga ajo lirohen substanca aktive te cilat veprojne ne menyre terapeutike.

    Pervec efektit regjenerues, larja me parafine ne menyre te jashtezakonshme nxit qarkullimin siperfaqesor te gjakut. Pas trajtimit, lekura e duarve eshte e rrafshet, e bute dhe bukur e rinore. Shpesh ndodh qe mjeket rekomandojne larjen me parafine te shputave si terapi per diabetiket, me c’rast trajtimet e rregullta me parafine pengojne vdekjen e indeve ne kembe. Ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:47