BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Buzeqeshi veres

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Buzeqeshi veres

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/6/2010, 13:29

    Buzeqeshi veres Images

    Taka tė larta, flokė tė ēelur dhe qerpikė fals. Mos harroni tė buzėqeshni! Kėshtu keni siguruar pamjen mė joshėse
    Dini si tė prezantoheni nė takimin e parė me verėn? Jo? Por jeni duke e menduar? Atėherė na lejoni t'ju japim disa kėshilla mbi tendencat, grimin dhe ato ēfarė duhet tė kini mirė parasysh pėr tė qenė nė formėn mė tė shkėlqyer gjatė verės dhe mbi tė gjitha qė tė ndiheni tė bukura.

    Go high!

    Nuk ecni dot mbi taka? Nuk jeni rehat me to? Na vjen keq, por ky nuk mund tė tė shėrbejė si justifikim, sepse dhe kėtė vit janė nė modė tė lartat. Edhe pse ato me takė tė ulėt nuk janė pėrjashtuar nga pasarelat, dihet qė njė pamje elegante mund tė pėrvijohet veēse nė majė tė njė palė takave marramendėse. Njė zgjidhje mund tė jetė qė tė gjeni njė palė sandale ose shapka shumė komode dhe rezultati dihet: do tė dukeni superseksi!

    Go blond!

    Bėhuni bjonde. Lyejini flokėt me njė ose dy tonalitete mė tė hapura se ngjyra juaj origjinale dhe do tė keni me-njėherė njė look mė veror, por gjithashtu shumė natyral. Sepse dihet tashmė botėrisht qė ngjyrat e errėta nuk shkojnė dhe aq me sfondin e qetė ngjyrė rėre dhe deti. Nė ditėt e nxehta do tė bėnit mirė qė t'i kėrkonit parukieres tuaj njė ndryshim tė ngjyrės sė flokut, duke anuar nė nuancat e ēelura sigurisht.

    Buzeqeshi veres Images

    Rrihni qepallat!

    Qerpikėt fals janė nė modė dhe teknikat pėr t'i pasur tė tillė janė gjithmonė e mė tė pėrparuara. Mund tė vendosni qerpikė fals ose tufėza tė vogla, pėr tė pėrftuar qerpikė mė tė dendur dhe mė tė gjatė. Njė teknikė tjetėr mė e sofistikuar ėshtė ajo qė quhet "eyelash extension". Tufėzat nuk ngjiten nė qepallėn e syrit, por drejtpėrdrejt te qerpikėt. Kjo teknikė, shumė e pėrdorur nė Hollyvood, e bėn shikimin thjesht tė parezistueshėm dhe mjaft natyral. Extensioni i qerpikėve zgjat pak a shumė dy muaj, njė periudhė kjo plotėsisht ideale pėr pushimet (por kujdes qė mos tė fėrkosh sytė si tė kishe qerpikėt e tu!)

    Go mini!

    Keni shmangur gjithmonė minifundet sepse janė shumė tė shkurtra dhe "tė zhveshura" pėr shijet tuaja? Moda e verės ofron njė zgjidhje trendy qė quhet "fuseaux" (lloj getash tė prera te majat, tė cilat lėnė tė lira kėmbėt). Mbani fuseaux nėn minifund ose poshtė njė fustani tė shkurtėr pėr njė look sexy edhe joshės, por qė ju lejon nė tė njejtėn kohė tė lėvizni lirshėm, pa u ndier nė siklet. Rezultati: do tė shijoni mė mirė ditėt e nxehta dhe nuk do t’ju duket vetja si e ardhur nga njė tjetėr planet.

    Tė mbrohesh!

    E dimė tė gjitha: lėkura duhet mbrojtur kundėr efekteve tė dėmshme tė diellit. Tė digjesh vetėm njėherė do tė ishte e tepėrt (lėkura nuk harron). Por jo vetėm qė rrezet e forta tė diellit dhe ekspozimi gjatė ndaj tyre e plak lėkurėn, por nuk ėshtė aspak seksi tė prezantohesh nė mbrėmje nė njė festė me fytyrėn tė ndezur flakė prej die-llit tė tepėrt. Armatosuni kėshtu me kremra mbrojtėse! Pastaj, pėr tė pasur njė lėkurė tė nxirė, tashmė nuk duhet mė vetėm diell. Pudra tė bronzta dhe vetė abronxuesit mund t'ju dhurojnė nė ēast lėkurė tė nxirė. E aplikon mbi lėkurė dhe ajo merr ngjyrėn aq tė dashur tė ēokollatės.

    Buzeqeshi veres Images

    Trajtoni kėmbėt!

    Kėmbėt e zbuluara janė kaq shumė sexy! Mjafton qė t'i trajtosh si duhet. Kėmbėt e pėrsosura janė njė armė joshjeje, qė nuk dėshton asnjėherė. Luani me pantallona tė shkurtra ose funde tė shkurtėr dhe dekolte joshėse, por kujdes mos ta teproni. Pėrpiquni tė pėrdorni ose minifundet ose dekoltenė, por mos i kombinoni tė dyja bashkė, sepse do tė binit menjėherė nė sy qė doni tė dukeni sexy. Do tė jetė mė intriguese se kurrė nėse luani vetėm me kėmbėt!

    Go glossy!

    Verė = vezullim & shkėlqim. Pėrdorni pėr lėkurėn e trupit produkte me bazė vaji. Vetėm bėni kujdes qė produkti qė mos tė lėrė shenja, sepse ndryshe do tė merrni efektin e kundėrt. Trukohuni me produkte shkėlqyes. Mos i kurseni nuancat rrėzėllitėse tek buzėt, sytė, madje mund tė guxoni edhe tek faqet. Shoqėruar me njė lėkurė tė errėt nga plazhi, produktet shkėlqyese janė nė gjendje tė bėjnė mrekullira. Do tė keni njė pamje verore dhe rrezatuese.

    Buzeqeshi veres Images

    Buzėqeshje e parezistueshme

    Njė buzėqeshje e bukur me dhėmbė tė bardhė ėshtė krejtėsisht e parezistueshme, sidomos nė fytyrėn e nxirė nga dielli. Bėni njė pastrim tė dhėmbėve pikėrisht para se tė niseni me pushime dhe qeshni gjithmonė e kudo qė tė jeni! Tė jeni tė sigurta qė jo vetėm qė do tė bini shumė shpesh nė sy, por do tė ndikoni pėr mirė edhe nė humorin e atyre qė ju rrinė pranė.

    Be happy!

    E fundit, por jo mė pak e rėndėsishmja. Kėshilla jonė mė e mirė ndoshta ėshtė kjo: ēlodhuni! Flini shumė, qeshni shumė, shijoni qetėsinė dhe jini tė lumtur! Ėshtė kura mė e mirė pėr trup, mendje dhe njė fytyrė tė shkėlqyer. Ikub

      Ora ėshtė 9/5/2024, 17:40