Me nje kombinim te tille rrine mire edhe stolite e zgjedhura me kujdes. Feminiliteti i fustaneve te medha, pamja seksi e kombinezoneve apo dimive casual chic, te ju mbetet qe te zgjidhni se ēfare porosie doni te dergoni, meqe moda verore 2010 ofron nje laramani te madhe ngjyrash, imagjinate te madhe ne modele dhe llojllojshmeri te qepjeve, me te cilat nuk mund te gaboni. Shtepia e modes Etro preferon kombinezone me dizajne lara-lara, prandaj nese percaktoheni per nje te tille, mos e teproni me stoli, ne menyre qe te mos dukeni sikur punoni ne cirk. Givenchy ka ofruar kombinezone seksi ne variantin elegant te mendafshte me ngjyra neutrale. Me nje kombinim te tille rrine mire edhe stolite e zgjedhura me kujdes.
Copat lara-lara te te gjitha kombinimeve
Vera e sivjetme ka theksuar tonet e saj ne copat e gjera, ku me te preferuarat jane ato me dizajne lara-lara me ngjyra te theksuara. Shkojne me se mir me te gjitha kombinimet.
E kaltra turkeze eshte ngjyra e veres
Nga e kaltra e safirit e deri te nuanca mavi, te gjitha nuancat e se kaltres jane te pranishme ne koleksionet per pranvere/vere te vitit 2010. Por, sidomos eshte theksuar e kaltra turkeze. Ne mode jane edhe ēantat me ngjyra te ndryshme.
Nallanet jane kthyer perseri
Platformat jane ne mode edhe kete sezon, e pas nje mungese te gjate, in jane edhe nallanet.
E kuqja dhe e arta per ato qe kane vetebesim te larte
Ngjyra e theksuar e kuqe eshte per femrat qe kane vetebesim te larte. E njejta gje mund te thuhet edhe per ngjyren e arte, e cila mund te kombinohet, ne ēante, apo edhe ne kepuce, ku edhe stolite duhet te jene te se njejtes ngjyre. Ikub