BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    A do tė ketė duet nga Adelina kėtė verė?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje A do tė ketė duet nga Adelina kėtė verė?

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/7/2010, 18:51

    A do tė ketė duet nga Adelina kėtė verė?  S4uz3k

    Adelina Ismajli shpalos disa nga planet e saj pėr kėtė verė nė kėtė pjesė tė shkėputur nga njė intervistė e gjatė dhėnė pėr “YlliPress”. Lexojeni pėr tė kuptuar planet pėr kėtė verė dhe me ėshtė duke u marrė kėto ditė ajo.

    - Ju aktualisht ndodheni nė Francė. Me ēfarė po merreni konkretisht aty?

    Me punėn qė di ta bėj mė sė miri, me muzikė (qesh). Asgjė mė shumė nuk do t`ju tregoj (qesh) Ka kohė...

    - Adelina ju keni patur edhe kontratė me rrjetin “Media Markt” qė merret me shitjet e albumeve tė yjeve tė muzikės. Sa e kėnaqur ndiheni pėr
    kėtė arritje dhe sa ju ka ndihmuar kjo kontratė?

    Mė ėshtė realizuar njė ėndėrr qė nuk kam guxuar ta ėndėrroj kurrė. Kjo kontratė bėri qė DVD e imja te jetė nė tė njėjtin raft karshi emrave mė tė spikatur tė muzikės botėrore. Sa mė ka ndihmuar, vlerėsojeni vet (qesh).

    - Duke qenė se kontrata juaj e parė ka pėrfunduar pasi tirazhi i parė ėshtė shitur, keni nė plan qė tė krijoni sėrish njė kontratė tė re?

    Ėshtė ēėshtje e labellingut dhe menaxhmentit tim...Ok,po (qesh). Kemi pėrtėrirė kontratėn pėr editimin e tirazhit tė dytė.

    - Kemi dėgjuar qė do tė bėni njė editim tė albumit tuaj nė Europė .Sa e vėrtetė ėshtė kjo dhe ēfarė mendoni se do tė pėrfitoni ju nga kjo risi?

    Nuk dua tė komentoj asgjė nė kėtė pikė, para se tė ndodhin gjėrat. E tėra qė guxoj tė them ėshtė sė unė jam njeriu mė i lumtur nė botė.

    - A do kemi ndonjė hit tė ri kėtė sezon veror dhe nėse po, ēfarė rryme do tė jetė kėnga?

    Nė Ballkan ende nuk e kam promovuar «Urdhrin e Ri ILLYRIC ». Nuk do ketė kėngė tjetėr, para se tė dėgjohet dhe konsumohet hiti i fundit.

    - Cilat janė planet afatshkurtra tė Adelina Ismailit?

    Koncerte nė Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni dhe Shqipėri, me ndihmėn e Zotit.

    - Ndonjė duet tė Adelinės do tė kemi?

    Asnjė duet nuk kam nė plan. Po dėgjoj qė ėshtė duke ardhur njė «ekspanzion» i dueteve kėtė verė, besoj qė do tė mjaftojnė edhe pa mua (qesh).

      Ora ėshtė 17/5/2024, 04:17