BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Stina e pamoshė e dashurisė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Stina e pamoshė e dashurisė

    Mesazh nga Albatros 2/7/2010, 23:25

    Me rastin e 150-vjetorit tė lindjes sė Ēehovit
    (Ese)


    Afro pesėdhjetė vjet tė shkuara, kur njė rastėsi fatlume mė ēoi nė Jaltėn e largėt, kryeqendra e gadishullit tė Krimesė, kontakti i parė qė pata me kėtė qytet tė bukur bregdetar ishte vizita nė shtėpinė-muze tė A.P. Ēehovit. Ajo gjendej diku nė periferinė e hershme, nė Autka, nė njė pozicion nga shfaqej deti dhe hapėsirat e gjelbra tė relievit tė butė. Ishte njė vilė e bardhė, ndėrtuar me gurė, rrethuar nga njė kopsht plot pemė e lule gjithfarėsh. Mbaj mend, se tek shkela nė pragun e saj, kisha emocione, jo vetėm se mu zgjuan vrullshėm mbresat nga gjithė sa kisha lexuar prej Ēehovit, por, duke ēapitur nėpėr mjediset e muzeut, mu bė sikur ndieja praninė e tė zotit tė shtėpisė. Nė fakt, kjo do tė ishte vetėm njė fanitje e ēastit qė kaloi, sapo pėrballė ne vizitorėve u shfaq ciceronia e muzeut, njė grua e re me njė bukuri mahnitėse, shtatlartė, sykaltėr e leshverdhė. Thuajse tė gjithė u stepėm sa nga pamja e saj rrėzėllitėse, e mė pas, nga zėri i ngadaltė e delikat, kur zuri tė na tregojė pėr historinė dhe reliktet e shtėpisė sė shkrimtarit tė madh.

    Tė ngjante sikur ajo nuk ligjėronte, por kėndonte, me ca tonalitete tė buta e tė qarta, qė tė kujtonin rrėfimin Ēehovian. E jo vetėm kaq, por duke kaluar nga njė mjedis nė tjetrin, tė joshur pas fjalėve tė saj, na u bė se kishim pėrpara njė nga heroinat e Ēehovit, e porsadalė nga ndonjė tregim a dramė e tij. Tė paktėn unė do ta kisha aq tė fortė kėtė ndjesi sa qė kur mbaroi vizita, qėndrova veē tė tjerėve, e falėnderova dhe pastaj, pėr tė tėrhequr vėmendjen e saj, i tregova se kush isha dhe nga vija. Madje, guxova t’i thosha se isha shkrimtar dhe tė gjitha kėto s’kish si tė mos e tėrhiqnin. Kėshtu, teksa mbetėm vetėm, kur tė gjithė u larguan, nisėm tė bisedojmė pėr Ēehovin. Biseda jonė do tė qe e ngrohtė dhe e ēiltėr, ndonėse pak e ndrojtur dhe e pėrmbajtur.

    Por ky qe vetėm takimi i parė, sepse nė ditėt qė erdhėn, unė do tė shkoja pėrsėri dhe pėrsėri nė Autkė tė takoja ciceronen e shtėpinė muze. Nuk e teproj po tė them se duke pėrjetuar sė bashku botėn ēehoviane, ne u miqėsuam. Unė do t’i drejtohesha tani me emrin e saj Svetllana Sergejevna dhe shpejt do tė mėsoja diēka nga jeta e saj private. Kėsisoj, njė ditė mė tregoi se ishte martuar me njė oficer marine dhe se i shoqi kishte njė detyrė tė vėshtirė, nėpėr dete, se kthehej nė shtėpi tri a katėr herė nė vit, ndaj ajo ishte dhėnė e tėra pas studimit tė Ēehovit dhe kalonte njė jetė pak a shumė vetmitare. Dhe unė, vetėm si dėgjova kėto, gjeta arsyen tė shpjegoja vetmevete trishtimin e lehtė tė syve tė gruas sė re dhe atė lloj pezmi qė ndieja nė zėrin e saj. Madje, zura tė dyshoj pėr martesėn e saj, si njė lidhje e palumtur, ndoshta aksidentale apo mendjelehtė, pasojat e sė cilės ajo i vuante. Drejt kėsaj mė nxiste atmosfera qė mė rrethonte tani, pėrftuar nga rrėfimet e saj pėr Ēehovin dhe shtėpia e shkrimtarit.

    Ndodhi pastaj qė njohja jonė mori njė drejtim pak intrigues, kur njė mbrėmje, Svjetllana Sergejevna mė foli pėr njė tregim qė unė s’e njihja. Ishte fjala pėr “Zonjėn me kone”, tė cilėn ajo ma dhuroi nė njė botim tė ilustruar. E lexova dhe e rilexova qė atė natė dhe tė nesėrmen mezi prisja sa ta takoja pėr tė ndarė sė bashku emocionet qė mė kish ngjallur. E gjeta vetėm. Ajo sapo kish pėrcjellė vizitorėt e fundit dhe mė ftoi tė rrinim nė kabinetin e punės sė Anton Pavlloviēit. Gjendja ime shpirtėrore ishte e trazuar. Tregimi mė kish sugjestionuar aq tepėr, sa mė dukej ēudi qė gjendesha nė viset ku zhvilloheshin ngjarjet e tregimit dhe kisha pėrpara njė grua tė re, e cila i pėrngjasonte aq shumė heroinės sė tij. Tek dėgjoja komentet e Svjetllana Sergejevnės mė ngjante se dėgjoja muzikė. Njė muzikė magjepsėse, qė mė kish zgjuar brenda vetes ndjenjėn e pritjes sė njė gjėje tė bukur. Isha vėrtet si nė ėndėrr, kur mendoja se bisedonim nėn ēatinė e shtėpisė sė shkrimtarit, ku ishte shkruar tregimi. Dolėm pastaj prej andej tė heshtur e tė menduar dhe morėm tė baresim nėpėr vendet e “Zonjės me kone”. Shėtitėm pėrgjatė bregdetit, shkuam nga porti dhe stacioni i trenit, lėvizėm nėpėr lulishten e qytetit pėr tė qėndruar nė njė kafe tė vjetėr, qė kish tė ngjarė tė ishte kafja “Vernėr” e tregimit. E sikur tė mos mjaftonin kėto, ditėn qė ajo kishte pushim shkuam nė Oreandė, njė kodėr e bukur, qė shihte nga deti dhe ku heronjtė e “Zonjės…” e kishin gdhirė gjithė natėn duke medituar pėr dashurinė dhe pėrjetėsinė njerėzore.

    Nė tėrė kėto shėtitje dhe takime miqėsore, bisedat tona, madje dhe heshtja jonė, kishin tė bėnin me Ēehovin. Svjetllana Sergejevna mė kish dhėnė shortin tė hyja nė botėn e tij, jo vetėm duke shkelur nė gjurmėt e jetės sė shkrimtarit nėpėr Jaltė, apo duke mė pasuruar me njė informacion tė pasosur, por ē’ėshtė mė e rėndėsishme, ajo mė magjepste, kur me rrėfimin e saj mė zbulonte mrekullitė e universit ēehovian. Ky univers ishte i populluar me aq njerėz tė ndryshėm, me karaktere e tipa qė kishin fate nga mė tė ēuditshmet, me diagrama tronditėse psikologjike, ngritur mbi drama realiste, mbushur plot bukuri shpirtėrore e menēuri njerėzore, me reflekse origjinale tė jetės dhe njėmendėsisė ruse, tė shprehura kėto nė veprat e tij qetazi e pa bujė, plot delikatesė e sidomos me njė thjeshtėsi sugjestionuese dhe sens mase tė admirueshme. Erdhi njė moment sa unė, gjithė sa dėgjoja dhe shikoja, do t’i pėrjetoja aq thellė sa thuajse u tjetėrsova, m’u duk vetja si njė personazh i Ēehovit, u identifikova me situata dhe role, qė kur i kujtoj tani nuk mund tė mos buzėqesh hidhur. Ėshtė kjo njė buzėqeshje enigmatike, qė sa mė ngazėllen duke mė sjellė kohėn e bukur tė rinisė, aq dhe mė trishton pėr parajsėn e humbur.

    Dhe kjo pėr shkak tė “Zonjės me kone”, qė u ngrit nė rininė time si njė ylber i madhėrishėm dhe mbeti i tillė nga njė stinė e jetės nė tjetrėn. E kur them kėshtu, kam parasysh faktin se ajo mė bėri tė lidhem pazgjidhshmėrisht me Ēehovin, ta kem mik e mėsues tė pazėvendėsueshėm, tė jetė shkrimtari im mė i dashur. Dhe mirėnjohjen e admirimin tim pėr tė do ta shprehja nė radhė tė parė, duke i kthyer nė gjuhėn time disa nga kryeveprat e prozės sė tij. Njė detyrė tepėr e vėshtirė, por ēfarė nuk bėn dashuria pėr Ēehovin! “Zonja me kone” do tė ishte tregimi i parė i tij qė do tė shqipėroja. E shqipėrova sapo u ktheva nga Krimea nė atdhe, madje e botova si libėrth mė vete dhe gjėja e parė qė bėra, ia dėrgova Svjetllana Sergejevnės nė shenjė tė njė kujtimi tė paharruar. Mbaj mend se ajo, siē mė shkruante, u gėzua shumė duke nėnvizuar faktin se libėrthi qė i kisha ēuar, ishte e vetmja vepėr e Ēehovit nė shqip, qė mbante muzeu i tij nė Jaltėn e largėt.

    Tani, pas afro gjysmė shekulli, po i kthehem rishtazi “Zonjės me kone”. Gjatė kėtyre dekadave, ajo ka bėrė jetėn e saj, duke fituar zemrėn e mijėra lexuesve shqiptarė dhe kjo s’ka si tė mos mė gėzojė. “Zonja” ka mbetur po aq e freskėt dhe e hirshme, me kumtin e saj njerėzor tė qėndrueshėm, me njė koeficient filozofik dhe artistik tė paprekur, triumf i dashurisė dhe i lirisė sė shpirtit tė njeriut, mbi meskinitetin, hipokrizinė, falsitetin.

    Ēehovi e shkroi “Zonjėn…” nė kulmin e krijimtarisė sė tij, nė njė kohė kur kish fituar aureolėn e njė shkrimtari tė madh. E botuar fillimisht nė revistėn “Ruska misll” (1899), ajo bėri jehonė nė rrethet e gjera tė lexuesve dhe u vlerėsua lart nga shkrimtarėt rusė mė tė shquar tė kohės, nga Tolstoi e deri te Korolenko e Bunini; por, meritat e mėdha tė veprės ndoshta mė qartė e saktė i shprehu M. Gorki nė letrėn qė i shkruante autorit: “Para kėtij tregimi tė vogėl, tė gjithė tregimet e tjerė mė duken tė vrazhdė, sikur nuk janė shkruar me penė, por me ndonjė kėrcu dhe kryesorja ėshtė se tė gjithė mė duken jo tė thjeshtė, d.m.th. mė duken tė rremė. Kjo ėshtė e vėrteta. Ju bėni njė punė tė madhe me tregime tė vogla dhe u ngjallni njerėzve neveri pėr jetėn gjysmė tė vdekur e tė pėrgjumur, qė e marrtė dreqi! Tregimet tuaja janė si flakonė elegantė parfumesh, qė kanė gjithė aromat e jetės dhe mė besoni, njė nuhatės i hollė, gjithmonė do tė kapė aromėn e tyre tė vėrtetė, tė lehtė, tė mprehtė, jetėdhėnės dhe do tė pėrcaktojė vlerėn e mirėfilltė e tė nevojshme qė ka ēdo flakon i juaji”.

    Kritika letrare do ta cilėsonte si njė vepėr me kualitet tė veēantė, jo vetėm pėr trajtimin origjinal tė temės, por dhe pėr nga pesha e dramės dhe sinteza e ideve, nga dendėsia e jetės dhe forca pėrgjithėsuese. Madje u quajt roman, duke arsyetuar se, me njė subjekt tė tillė, I. Turgenievi do tė shkruante njė roman tė tėrė.

    “Zonja…”, nė vėshtrim tė parė, duket si njė vepėr kushtuar thjesht dashurisė, kurse nė fakt, ajo i kapėrcen caqet e saj. Ėshtė e vėrtetė se dashuria nė krijimtarinė e Ēehovit pėrbėn temėn mė tė preferuar tė autorit, e pranishme dhe e gjithėpushtetshme gjithandej si nė prozėn dhe dramaturgjinė e tij. Tek ai “ndjenja mė e bukur dhe mė e natyrshme njerėzore, siē e pėrcakton L. Tolstoi, shpėrfaqet dhe trajtohet jo vetėm nė njė spektėr tė gjerė dhe nga kėnde origjinale, plot variacione dhe tonalitete madhore emocionale, por, ajo qė i jep peshė tė veēantė ėshtė rrokja e thelbit njerėzor dhe social i kėsaj ndjenje universale dhe tė pėrjetshme. Falė magjisė sė tij, lexuesi ngjitet nė majat apo zbret nė honet ku e ēon dashuria.

    Te “Zonja…” rrėfehet pėr historinė e njė dashurie, qė nis, siē ndodh jo rrallė me disa burra, si njė roman zbavitės, nė rrethanat e njė njohjeje tė rastit. Duket sikur pėr Gurovin nuk ka asgjė tė veēantė, ėshtė thjesht njė histori e re nė vargun e aventurave tė vjetra. Ka shtėnė nė dorė njė grua tė bukur, tė re sa gjysma e moshės sė tij, kur nga ana tjetėr ka lėnė prapa njė martesė tė dėshtuar, qė mbahet nė kėmbė vetėm nga fėmijėt. Lidhja e re hyn nė jetėn e tij tė zbrazėt e plot limonti si njė rreze drite, qė i jep shpresa pėr kėnaqėsi tė tjera fizike. Madje duke i konsideruar gratė si “racė e ulėt”, atij asnjėherė nuk i shkon mendja se veē kėnaqėsisė sė rėndomtė trupore, njė grua mund t’i falte dashuri dhe t’i jepte kuptim jetės sė ēoroditur tė njė burri. Nė fakt Gurovi nuk e njihte dashurinė e vėrtetė, forcėn e saj gjallėruese e pėrtėritėse. Por ja qė nuk ishte kėshtu. Lidhja e re solli njė tėrmet nė jetėn e tij. Ajo nisi, siē kish ndodhur rėndom, por nė ditėt qė erdhėn, Gurovi pėrjetoi situata tė pangjara. Krejt papritur dhe vrulltas, atij iu zgjua njė ndjenjė e fuqishme, e papėrmbajtur dhe e gjithėpushtetshme, qė ai s’e dinte se fshihej brenda tij. Kjo ishte dashuria, qė Gurovi s’e kish njohur kurrė dhe qė nuk merret vesh se nė cilėn stinė tė jetės vjen, nė rini a nė moshėn e burrėrisė, apo dhe nė pleqėri. Duket si njė lloj destini, sikur fati luan misteriozisht me zemrėn e njeriut dhe ai, jo vetėm s’ėshtė nė gjendje tė shpjegojė, por as s’e ka veten nė dorė. Kėshtu do tė ndodhte me Gurovin, tė cilin dashuria e fut nėpėr shtigje tė ngatėrruara e i krijon situata dramatike, qė e bėjnė tė ndihet njeri i vėrtetė. Kupton dhe ndien forcėn jetėsore tė dashurisė, bukurinė dhe pėrtėritjen qė i sjell ajo shpirtit tė njeriut. Ėshtė kjo metamorfoza e brendshme qė ai pėson, falė ekzistencės dhe dashurisė sė Ana Sergejevnės.

    Gjithė kjo histori dashurie nė rrėfimin e Ēehovit, rrjedh natyrshėm, e pashkallėzuar dhe aq e motivuar psikologjikisht, sa ēdo njeri, i pėrfshirė nė atmosferėn dramatike tė tregimit, gati sugjestionohet dhe dashur pa dashur ballafaqohet me veten. Dėgjon me vėmendje zemrėn e tij, depėrton nė skutat e saj dhe dashuria kthehet nė njė kaleidoskop tė jetės sė vet. I tillė paraqitet Ēehovi nė kėtė tregim, jo nė rolin e alkimistit, as tė magjistarit, po tė artistit e tė psikologut tė madh, qė e sheh jetėn e njeriut tej e tej, pėrmes zemrės, mrekullisė sė universit njerėzor.

    “Zonja…” e vė lexuesin nė mendime, ngre pėrpara tij plot pyetje delikate, prek tabu, e bėn tė gjyqtojė me veten, e shtyn tė diskutojė nė rrethin e tij tė ngushtė. Ėshtė fjala pėr njė fenomen madhor, siē ėshtė dashuria, qė nis me Adamin dhe Evėn, provon Romeo dhe Zhulietėn, por pėrballet dhe me Gurovin dhe Ana Sergejevnėn. Nė qoftė se fatin e dy ēifteve tė para njerėzit e dashuruar e provojnė rrallė, fati i ēiftit tė “Zonjės me kone” ėshtė ndoshta mė i pranishmi dhe mė i prekshmi nė kėtė botė kalimtare. Ka tė drejtė shkrimtari rus K. Paustovski kur shkruan: “Ēdo njeri e ka pasur zonjėn me kone. Nė rast se nuk e ka, ai patjetėr do ta ketė”.

    E ndiej veten me fat qė e solla nė gjuhėn time kėtė kryevepėr me kumte aq fisnike, tė cilėn koha nuk e ka vjetruar as nė ditėt tona.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 09:11