Eshte e njohur tashme ideja se zbukurimet bimore brenda mjediseve shtepiake nuk kane thjesht efekt zbukurues, por edhe shendetesor, pasi veprojne si filtra te ajrit aktual ne frymemarrjen tone. Por tani nje studim i kryer ne Universitetin e Georgias siguron vertetimin shkencor te vleres se bimeve me te cilin ne rrethojme mjediset e shtepive dhe zyrave tona.
Studimi ne fjale ka treguar se bimet nuk jane ne gjendje per te ruajtur shendetin e atyre qe jetojne ne mjedise ku ato jane te vendosura, por edhe se paskan efekte te dobishme per ecurine e punes, duke i ndihmuar personat qe gjenden prane tyre te reduktojne ndjeshem nivelet e stresit.
Sic eshte shpjeguar nga Stanley Kays, autori i studimit ne fjale, "nje bime ka aftesine per te eliminuar plotesisht te ashtuquajturat e VOC, komponimet organike te paqendrueshme qe jane te vendosura si substanca perberese ne mjedis dhe pergjegjese per alergji apo semundje kronike te tjera. Keto te fundit, sipas te dhenave nga Organizata Boterore e Shendetesise shkaktojne me shume se 1.6 milione vdekje cdo vit.
Komponimet qe rrjedhin nga ndotja e shtepive, ne shume raste thone shkencetaret, ato mund te arrijne nivele deri 12 here me te larta se ndotja ne natyre. Dhe duke analizuar 28 bime zbukuruese, hulumtuesit kane identifikuar disa aftesi te tyre super te fuqishme per pastrimin e ajrit, lirimin nga ndotes te lendeve te paqendrueshme, me pak fjale, bimet jane filtra te shkelqyer pastrues.