Rimeli praktik
Per te aplikuar sa me mire rimelin, eshte e rendesishme te mos lekundni doren dhe aplikimi do te jete me i lehte edhe per duart jo shume eksperte.
Rimeli i perkulur
Shume make-up artiste keshillojne qe para se te aplikoni rimelin, perdorni kthyesen e qerpikeve. Sepse nese qerpiket jane te kthyer nga siper, duken sikur jane te lyer me rimel.
Rimel voluminoz
Rimeli, pasi thahet, shpeshhere duket i zymte. Perdorni rimel qe ruan driten dhe qe u jep syve nje efekt te dukshem dhe brilant.
Rimeli i pershtatshem
Nese qerpiket jane te krehur mire dhe te ndare nga njeri tjetri, rimeli pershtatet shume lehte ne cdo qerpik. Duhet te aplikoni rimel qe ka nje furce te dendur, qe zgjat dhe ndan qerpiket tuaj.
Rimel shume voluminoz
Qerpiket e holle dhe jo shume te dendur kane nevoje per nje produkt me specifik. Specialistet keshillojne qe ne te tilla raste aplikoni rimel voluminoz qe kane dy baza ngjyrash, nje e bardhe qe u jep qerpikeve efekt voluminoz dhe te padukshem dhe nga ana tjeter baza e zeze, qe i zgjat.
Rimeli me ne mode
Tendencat e fundit ne boten e make-up keshillojne qe tju japim qerpikeve ngjyra, mbi te gjitha tek majat. ngjyrat qe rekomandohen jane vjollce per syte me ngjyre te erret dhe jeshillja per syte me ngjyre.
Rimeli qe zgjat qerpiket
Per te pasur qerpike me te gjate, duhet te perdorni rimel qe krijon nje efekt zgjatues rreth qerpikeve me furce qe perhap produktin ne cdo qerpik.
Rimeli permanent
Nese preferon te lyesh qerpiket e poshtem, por ke frike se mbas disa oresh behet i zymte, perdore nje rimel kunder ujit.
Rimeli Kurues
Dhe qerpiket dobesohen. Per ti forcuar, duhet nje rimel i pasur me vitamina dhe ekstrakte bimore.