BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nora: Kohėt e fundit ka shumė kėngėtarė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nora: Kohėt e fundit ka shumė kėngėtarė

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/9/2010, 11:28

    Nora: Kohėt e fundit ka shumė kėngėtarė Aa_1910

    Suksesi ka lindur nė tė njėjtėn ditė me tė… Qė nga dita qė shkeli pėr herė tė parė mbi njė skenė, kėngėtarja simpatike nga Kosova, Nora Istrefi ka provuar vetėm suksese. Kėngėt e saj kthehen sa hap e mbyll sytė nė hite ndėrsa vetė ajo, tėrheq gjithnjė e mė shumė vėmendjen e publikut me performancat dhe idetė novatore qė sjell nė projektet e saj muzikore. Rasti i fundit janė skenat ‘topless’ nė klipin “Dy shokė”, tė cilat u komentuan gjatė nė faqet e shtypit rozė, por Nora sot na jep edhe pėr to njė pėrgjigje. Aktualisht ėshtė duke punuar pėr albumin e ri, koleget nuk dėshiron t’i shikojė si rivale, nuk ėshtė shumė e aftė nė kuzhinė, dhe nė njė tė ardhme dėshiron t’i stilojė vetė veshjet e saj. Kjo ėshtė Nora Istrefi, kėngėtarja e shumė e pėlqyer, e cila vjen nė kėtė intervistė pėr “Bluetooth”, me energjinė qė nuk i mungon asnjėherė, ndonėse gjatė kėsaj vere nuk ka pushuar pothuajse fare…

    Nė fillim tė kėsaj vere keni hedhur nė treg klipin tuaj “Dy shokė”, i cili nėse i referohemi Shqipėrisė ka rezultuar shumė i pėlqyer. Cilat janė komentet qė ju keni marrė nė lidhje me tė?

    Nora: Kėnga “Dy shokė” mund tė them me plot gojė se ka pasur mjaft sukses nė Kosovė, Shqipėri, e nė ēdo vend tjetėr ku ka shqiptar. Jam tejet e lumtur pėr brohoritjet e publikut nė koncerte, ku tė gjithė kėndonin me mua, pėr kėrkesat nė radio, pėr klikimet nė youtube qė kanė arritur shifrėn njėmilionėshe… Meritat pėr kėngėn i ka autori i saj, Flori Mumajesi dhe gjithashtu “Enter Mendia” pėr klipin. Kam marrė shumė komplimente si pėr kėngėn ashtu edhe pėr klipin.

    U fol nė mediat rozė pėr njė censurim tė kėtij klipi pėr shkak tė skenave “topless” nėse mund t’i quajmė kėshtu, ju si i gjykoni kėto komente? Sa janė tė vėrteta?

    Nora: Jo, nuk ka pasur kurrfarė censure. Pėrkundrazi, klipi ėshtė transmetuar dhe vazhdon tė transmetohet mjaft nė shumė prej televizioneve tona, jo vetėm nė ato muzikore, madje nė ēdo kohė. Pra, siē mund tė kuptohet fjalėt qė dolėn pėr censurė ishin vetėm spekulime.

    Nga tė lindi ideja pėr tė sjellė kėtė risi nė videoklipet shqiptare (i referohem skenės “topless”)?

    Nora: Quaje si tė duash, nuk ishte ide e imja. Kuptohet, unė di vetėm tė kėndoj dhe nuk pėrzihem nė punėn profesionale tė tė tjerėve. Por, pėr mendimin tim ėshtė menduar qė pėrmes pėrmbajtjes sė tekstit nė pamjet e klipit tė tregohet njė thyerje, njė ftohtėsi shpirtėrore, ku unė thosha tė mbesim shokė, e realisht ndjeja tė kundėrtėn. Nuk ishte ideja e klipit pėr diēka provokuese apo diēka tė tillė.

    Nora: Po pėr bashkėpunimin me TDS, ē’mund tė na thoni?

    Mund tė them vetėm qė pėrmes kėtij bashkėpunimi arritėm tė sillnim njė kėngė hit, e cila u pėrqafua menjėherė nga fansat.

    Nora: Vera ėshtė njė stinė ku prodhohen shumė klipe. Sa i trembet konkurrencės Nora?

    Konkurrenca ėshtė ajo qė tė shtyn tė punosh edhe mė shumė. Atė tė mirė e ka, por me tė vėrtetė janė bėrė shumė, shumė kėngėtarė.

    Nora: Ėshtė albumi nė planet e tua?


    Po, pa diskutim. Aktualisht jam duke u marrė me disa kėngė tė reja dhe besoj qė shumė shpejt albumi do tė jetė gati pėr t’iu ofruar publikut, tė cilin gjej rastin ta falenderoj pėrzemėrsisht pėr mbėshtetjen qė gjithmonė mė ka dhėnė.

    Cilat janė rivalet e tua nė muzikė?


    Nora: Pothuaj qė tė gjitha. Por, unė nuk dua t’i shoh si rivale, dua t’i shoh vetėm si kolege dhe mikesha. Mundohem tė punoj me tėrė pėrkushtimin tim, pėr tė arritur gjithnjė e mė shumė dhe aty ku unė dua.

    Kė nga koleget konsideroni mike?

    Nora: Me shumicėn qė njihemi kam raporte shumė tė mira. Ka dhe prej atyre qė shihemi mė shpesh pėr ndonjė kafe, apo diēka tė tillė.

    Nė mediat shqiptare ėshtė pėrfolur gjatė lidhja juaj me Robertin? Herė thuhet se ndaheni herė thuhet se pajtoheni, cila ėshtė realisht relata juaj?

    Nora: Nė lidhje me Robertin mund tė them se akoma jemi bashkė, asgjė mė tepėr. Kjo pjesė me pėrket vetėm mua.

    Pėr ē’arsye do tė hiqnit dorė nga muzika?

    Nora:Pėr asnjė arsye. Muzikėn e dua aq shumė saqė nuk ma zėvendėson asnjė gjė. Ndaj do ta lė vetėm kur ajo tė mė lėrė mua, kur mos tė kem mė ēfarė tė jap nė muzikė.

    Sa i pėrket lajmit se nė njė tė ardhme do t’i stiloni vetė rrobat tuaja, ē’mund tė na tregoni?

    Nora: Unė tashmė jam njė stiliste me diplomė, ndaj dhe kam deklaruar qė ndoshta nė njė tė ardhme do t’i stiloj vetė veshjet e mia. Natyrisht qė kjo varet mė shumė edhe nga koha qė do tė kem nė dispozicion, e cila pėr hir tė sė vėrtetės nuk ėshtė gjithmonė nė favorin tim, pasi ftesat pėr koncerte i kam tė shumta, megjithatė mendimi im ka qenė dhe do tė jetė gjithmonė prezent kur bėhet fjalė pėr veshjet nė performanca.

    Si ju pėlqen ta kaloni kohėn e lirė?

    Nora: Nė kohė tė lirė kam dėshirė vetėm tė qėndroj nė shtėpi, tė shikoj filma, tė dėgjoj muzikė.

    A jeni njė kuzhiniere e zonja? Cilin ushqim keni si specialitet?

    Nora: Kam filluar tė mėsoj mė shumė nga kuzhina. Mė parė kam ditur tė pėrgatis vetėm ushqime tė thjeshta. Keq ė, ē’tė bėj (qesh).

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:31